Connect with Us

Tekstet shkollore falas?/ Zbulohet skema e mashtrimit e qeverisë

Politikë

Tekstet shkollore falas?/ Zbulohet skema e mashtrimit e qeverisë

Publikuar

-

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste, se po mashtron qytetarët në lidhje me skemën e dhënies së librave falas.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri është shprehur se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë. Sipas saj, fëmijët nuk do i marrin librat falas, por prindërit duhet të paguajnë shuma të mëdha.

Në vëmendje risillet edhe nisma e ‘riciklimit’ të teksteve, ku librat shkollorë kalonin brez pas brezit, por edhe kjo, sipas Pampurit ishte një hap i dështuar.

Reagimi i saj, mbyllet duke bërë thirrje për largimin e kësaj qeverie me në krye kryeministrin Edi Rama, si “e vetmja rrugë për t’u kthyer dinjitetin shqiptarëve”.

Deklarata e Plotë:

Skemat e mashtrimit te kesaj qeverie nuk kane te sosur, nje nder to eshte edhe ajo me tekstet shkollore, te cilat prinderve u kushtojne sa gjysma e pages ne rastin me te mire kur ata jane te punesuar, e ne rastet kur jane me ndihme ekonomike, pra kane patur fatin e mire ta perfitojne ate, mes shume peripecive, librat u kushtojne sa thuajse tre fishi i saj.

Dhe me konkretisht librat per klasen e shtate kushtojne 8061 leke te reja, le t’i shtojme kesaj shume edhe mjetet e shkolles, te cilat kane nje vlere me vete, fillimi i vitit te ri shkollor shnderrohet ne makth per prinderit, te cilet nuk kane asnje alternative tjeter vecse t’i blejne me cdo kosto.

LEXO EDHE:  Pse Agron Gjekmarkaj nuk duhet të jetë pro Bashës

Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma per tekste shkollore falas, hap qe ishte i deshtuar qe ne fillim me propozimin e ‘riciklimit’ te teksteve duke i kaluar ato tek njeri tjetri vit pas viti me kushtin qe te ishin te pashenuara e pademtuara, ky nje rikthim 35 vite me pare.

Asnje hap perpara, vec rikthim pas, per qytetaret e pasuri marramendese per nje grusht njerezish rreth mashtruesit ne krye te vendit. Sikur te mos mjaftonte pamundesia, per t’i veshur mire, per t’i ushqyer mire, per t’i ofruar nje jete e femijeri dinjitoze, sot prinderve shqiptare i eshte shtuar edhe kosto e shkollimit ne arsimin e detyruar nentevjecar, si nje hall me shume ne listen e gjate te halleve qe po ua bejne jeten te pamundur cdo dite e me shume ne kete vend.

Asnje hap pas, per te larguar kete qeveri mashtruesish e per t’i rikthyer dinjitetin e shpresen qytetareve te ketij vendi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çelja e negociatave/ Bushati vizitë në Washington: Nevojitet një qasje e re angazhuese

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Washington DC për diskutim të hapur me diplomatë dhe ekspertë në Atlantic Council mbi mjedisin e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Sipas Bushatit, procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohet si përgjegjësi historike nga ana e BE-së në funksion të konsolidimit të projektit europian të ribashkimi të kontinentit.

LEXO EDHE:  PS zbulon të fshehtën e koalicionit Basha-Kryemadhi

LEXO EDHE:  Ish-presidenti sulmon Qeverinë/ "Ligji impotent përballë grupeve kriminale"

“Vështruar në këtë mënyrë, nevojitet një qasje e re angazhuese ndaj Ballkanit Perëndimor përmes një plani konkret që siguron zbatimin e standardeve europiane, zhvillimin ekonomik dhe zbut hendeqet ekzistuese me vendet anëtare të BE-së”, shkruan Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klodiana Lala “gozhdon” Salianjin në mes të emisionit/ Sill prova juridike jo politike

Publikuar

-

Nga

Të ftuar në studion e emisionit “Real Story” ish deputeti Ervin Salianji është përplasur me gazetaren investigative të kronikës së zezë Klodiana Lala, lidhur me procesin e sotëm gjyqësor ku ai ishte një ndër të pandehurit në çështjen “Babale”. Duke dashur t’i përgjigjet pretendimeve të ish deputetit për të cilin prokuroria kërkoi dënimin me tre vite shërbim prove, Lala i kujtoi atij se gjithë sa ai kishte folur në mbrojtje të vetes ishte retorikë politike dhe jo fakte konkrete juridike.

“Nëse Prokuroria do të kishte edhe një provë të vetme kundër meje, unë nuk do të isha këtu. Nuk ka asnjë provë që më implikon mua në organizimin e gjithë kësaj ngjarje”, ka thenë Salianji.

LEXO EDHE:  PS zbulon të fshehtën e koalicionit Basha-Kryemadhi

LEXO EDHE:  PS zbulon të fshehtën e koalicionit Basha-Kryemadhi

“Kam ndjekur të gjithë procesin, Salianji ka bërë vetëm deklarime publike, por nuk ka deklaruar asgjë në Gjykatë. E gjitha çfarë ka bërë është hetimi i një gazetari. Prokuria thotë se Salianji ka organizuar historinë për të dëmtuar Xhafajn dhe për këtë do u jepte shumën prej 200 mijë euro, Saljani duhet të thotë se çfarë pasurie disponon. Nuk mund të mjaftohet vetëm nga një histori e një gazetari, Geron Xhafaj po vuan denimin për gjëra të së shkuares dhe nuk është provuar se ka bërë një takim me Babalen. Më jep proven përtej retorikës politike se si ju e përjashtoni veten nga kjo histori”, i është drejtuar gazetarja Salianjit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi replikon me Metën/ Po vepron si në Republikën Çeke, si lufta e Don Kishotit me mullinjtë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi ka replikuar mbrëmjen e sotme me presidentin Ilir Meta lidhur me veprimet e këtij të fundit.

Rakipi i tha Metës në “Syri TV” se po vepron si të jetë president në Republikën Çeke, ndërsa Kreu i Shtetit u mundua të ruajë qetësinë dhe e kundërshtoi.

Rakipi: Ju po veproni si një president në situatë normale në Republikën Çeke.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës në ditën e tretë të saj

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/Dashamir Shehi: Penalizohen partitë e vogla, rrezikojnë që të zhduken

Meta: Po ne nuk jemi në Republikën Çeke…

Rakipi: Kjo është lufta e Don Kishotit me mullinjtë…

Meta: Jo nuk është…

Rakipi: Po mirë ma shpjego pra, ne njihemi prej 20 vitesh…

Meta: Lëri këto situata zoti Rakipi.

LEXO TE PLOTE