Connect with Us

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik e cila do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë, ndërsa temperaturat do të jenë me rritje të lehtë .

Sipas IGJEUM, në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 31 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 27 °C.

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve sidomos në bregdet./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video/ Tërmeti tmerron “live”gazetaren në studion e lajmeve

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë tronditi pasditën e sotme Shqipërinë.

Si pasojë e tërmetit 67 persona mbetën të lënduar ndërsa ka dhe dëme të shumta materiale.

Lëkundjet e fuqishmë kanë shkaktuar panik tek qytetarët, duke bërë që të dalin jashtë banesave.

Ndërkohë, gjatë lëkundjeve të tërmetit gazetarja e Ora Neës, Besmira Palushaj ka kaluar momente frike teksa ishte “Live” duke transmetuar edicionin e lajmeve.

Por, dhe pse tronditjet ishin të forta gazetarja mundi të transmetonte lajmet deri në momentin e ndërprerjes së edicionit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video/ Si duhet të veproni kur ka lëkundje të forta termeti

Publikuar

-

Nga

Tërmetet e fuqishme që goditën vendin pasditen e sotme kanë shkaktuar panik tek shumë qytetarë.

Më poshtë po ju sjellim një manual të thjeshtë se çfarë duhet të bëni në rast se ndjeni lëkundje të forta tërmeti.

Hapi i parë

Në momentet që bie termeti duhet të qëndroni të palëvizur, edhe kur jeni në shtëpi apo në rrugë.

Hapi i dytë

Kur jeni brenda në shtëpi, futuni poshtë tavolinës apo midis skeletit të derës.

Hapi i tretë

Mos merr ashensorin, por merrni shkallët.

Hapi i katërt.

Qëndroni në distancën nga ndërtesat nëse jeni jashtë dhe as afër pemëve.

Kur je duke lëvizur me makinë, duhet të ndaloni dhe të parkoni makinën.

Hapi pestë.

Nëse je duke gatuar, mbyllni gazin apo sobën dhe hapni dritaret.

Në të tilla raste mos ndizni cigare apo çakmakë.

Po ashtu nuk rekomandohet të flisni në telefon.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tmerri nga tërmeti/ Disa persona të bllokuar në ashensor

Publikuar

-

Nga

Disa persona raportohet të kenë mbetur të bllokuar nëpër ashensorë në momentin kur ka rënë tërmeti.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë këtyre banorëve të cilët kanë kaluar momente paniku.

Ndërkohë 27 persona janë dërguar në Spitalin e Traumës pasi kanë pësuar lëndime nga dy tërmetet e fuqishme. Pasditen e sotme u regjistruan 2 tërmete të fuqishme në Shqipëri.

Tërmeti i parë ishte 7.5 ballë, shkalla Rihter 5.8, Epiqendra e të cilit ishte në Kepin e Rodonit, 1 km larg Durrësit dhe me thellësi 30 km./CNA.al

LEXO TE PLOTE