Connect with Us

Skema e mashtrimit me TVSH/ Zbardhen të tjera detaje, zbulohen 5 kompani fantazmë

Kronika

Skema e mashtrimit me TVSH/ Zbardhen të tjera detaje, zbulohen 5 kompani fantazmë

Publikuar

-

Prokuroria e Tiranes

Ditën e djeshme, CNA.al raportoi se Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit për Krimin  Ekonomik në Policinë e Shtetit  ka një operacion të gjërë në kuadër të luftës ndaj evazionit fiskal. Në kuadër të këtij operacioni, burime për CNA.al bënë të ditur se 50 administratorë kompanish të firmave të ndërtimit janë shoqëruar, pas lëshimit të urdhrit nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë.

Por, ndërkohë sot “Shqiptarja.com” ka zbardhur të tjera detaje nga ky opercion, nga ku u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH nga bizneset që operojnë kryesisht në biznesin e ndërtimit dhe policisë private.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se nga kjo skemë të arrestuarit kanë bërë 4 milion euro dëm me faturat tatimore, si dhe janë nxjerrë nga Prokuroria 20 urdhra ndalimi për personat e përfshirë. Referuar po të njëjtave burimeve, nga ky operacion janë zbuluar 5 kompani fantazmë, ku mësohet se përveç blerësve janë ndaluar edhe biznesmenë.

LEXO EDHE:  Zbardhet grupi i 'falsifikatorëve'/ Në pranga dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit

Në fillim kishte 50 të shoqëruar, por pas verifikimeve në pranga kanë rënë 17 prej tyre. Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh dhe ende po kërkohen persona të tjerë. Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje.

Në kuadër të këtij aksioni, vetëm disa ditë më parë, u arrestuan 4 bashkëpronarë të kompanive të transportit publik dhe 4 punonjës, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore.

Sipas Report tv, të arrestuarit janë: Besnik Pelivani, Astrit Lala, Shpresa Joanidhi, Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Baduni, Albert Ahmeti, Shkëlqim Prodani.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina merr flakë në autostradën Tiranë-Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë -Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Ibë, ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfiksja dhe policia.

Vijon..

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po kthehej nga dasma/ Tragjedia i merr jetën shqiptarit në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 65-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sikurse njoftojnë mediat italiane, 65-vjeçari shqiptar ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës në momentin që ndodhi tragjedia.

Në kohën e aksidentit në makinë ndodhej edhe gruaja me vajzën tjetër të tij.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur edhe drejtuesja e mjetit tjetër, si dhe vajza e 65-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Mashtroi 12 biznesmenë/ Jepet vendimi për dentisten

LEXO EDHE:  Tatimet bëjnë njoftimin e rëndësishëm/ Sot afati i fundit për deklarimin e TVSH-së

Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria, ndërkaq nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Zhduket 18-vjeçarja shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 18-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë  prej tre ditësh në Itali.

Bëhet fjalë për 18 vjeçaren  Lila Mile, e cila u largua pa gjurmë nga banesa e saj më datë 10 tetor.

Ajo u pa për herë të fundit afër stacionit Fasano por që nga ajo ditë familja e saj nuk di më gjë për të.

Vëllai i 18-vjeçares, Giorgio ka mundur  të hyjë në adresën e Snapchatit të Lila Miles dhe të zbulojë se prej dy apo tre muajsh kishte njohur një djalë shqiptar.

Megjithatë familjarët kanë mohuar se vajza e tyre mund të jetë larguar drejtë Shqipërisë me djalin që kishte njohur.

Ndër të tjera vëllai i saj ka mohuar për mediat italiane që të të kishte pasur probleme në shtëpi.

LEXO EDHE:  Zbardhet grupi i ‘falsifikatorëve’/ Në pranga dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit

LEXO EDHE:  Zbardhet skema e trafikut të kokainës në godinën e ish-konviktit në Korçë

Ditën që ajo është larguar, kishte deklaruar se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte në spital të bënte një kontroll.

Ditën e fundit kur u zhduk nga familja 18-vjeçarja kishte veshur pantallona të bardha të shkurtra, një këmishë të kuqe dhe këpucë të zeza. Vajza ka flokë të gjatë kafe të hapur, sy të errët dhe është e gjatë rreth 1.50 m. Policia ndërkohë kërkon që cdokush që ka dijeni për vajzën në fjalë të njoftojë policinë ose vëllain në numrin 320.2969429./CNA.al

LEXO TE PLOTE