LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema e mashtrimit me TVSH/ Policia jep informacion zyrtar për 15 të arrestuarit

5 Shtator 2019, 10:54, Kronika CNA
Skema e mashtrimit me TVSH/ Policia jep informacion zyrtar për 15 të

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e 15 administratorëve të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.

Ditën e djeshme, CNA.al raportoi se Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit për Krimin  Ekonomik në Policinë e Shtetit  ka një operacion të gjërë në kuadër të luftës ndaj evazionit fiskal. Në kuadër të këtij operacioni, burime për CNA.al bënë të ditur se 50 administratorë kompanish të firmave të ndërtimit janë shoqëruar, pas lëshimit të urdhrit nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë.

Sot policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni, konkretisht u ndaluan shtetasit: P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoj se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.

Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjëra.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale ?Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar?, ?Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?, si dhe ?Fshehje e të ardhurave? .

Lajmet e fundit nga