Connect with Us

Skandali në Fiks Fare/ Të vdekur, të burgosur dhe emigrantë marrin ndihmë ekonomike në Tropojë

Sociale

Skandali në Fiks Fare/ Të vdekur, të burgosur dhe emigrantë marrin ndihmë ekonomike në Tropojë

Publikuar

-

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në dhënien e ndihmës ekonomike në Tropojë. Persona të vdekur, të burgosur dhe emigrantë figurojnë në listën e personave që marrin ndihmë ekonomike në Njësinë Administrative Lekbibaj. Dy vëllezër, njëri në burg e tjetri në kërkim, figurojnë në listën e ndihmës ekonomike. Madje, rezultojnë se edhe kanë firmosur.

Fiks Fare siguroi një listë nga kjo Njësi Administrative me 194 emra, ku mes emrave disa janë emigrantë në Kosovë, Maqedoni, Francë dhe Gjermani. Borderoja mban datën 3 qershor 2019, ku secili emër ka shumën përkatëse të ndihmës, si dhe nënshkrimet.

Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan në Lekbibaj për të biseduar me familjet anëtarët e të cilave kanë emrin në listë. Në listë thuhet se Bardhyl Neçaj, megjithëse banon prej 4 vitesh në Tiranë, figuron në këtë listë dhe në qershor 2019 i është paguar një shumë prej 3.060 lekë. Vëllai i tij thotë se në mes të muajit korrik 2019 e kanë marrë në telefon nga kjo Njësi Administrative për të marrë ndihmën e 6 muajve. “Te dokumenti që kam parë, është edhe firma e Bardhylit. Ai nuk ka firmosur, nuk është nënshkrimi i tij. Lekët nuk i kemi marrë” thotë banori.

Gazetarit e Fiks Fare biseduan edhe me vjehrrin e zonjës Albana Fran Nika. Kjo e fundit ka emrin në listë, madje përbri është edhe firma e saj. Vjehrri i saj thotë se lekët i ka tërhequr ai para pak ditësh. “Albanën e kam nusen e djalit. Të dy janë në Francë, azilantë. Ajo nuk ka firmosur” thotë ai. Ndërkohë, Tonin Niklekaj thotë se nëna e tij Marie nuk ka marrë asnjë lekë, megjithëse ka emrin në listë. “Pash listën dhe nëna ime përfitonte 3.960 lekë në muaj, që kishin dalë nga dhjetori. Në listë ishte edhe nënshkrimi i nënës sime. Ajo nuk ka nënshkruar asnjë dokument, madje s’ka marrë asnjë lekë deri më tan” thotë ai.

Në listë është edhe emri i zonjës Mire Mark Susaj, e cila sipas banorëve të Lekbibajt ka ndërruar muaj me radhë. Por, në dokument rezulton se zonja Mire ka marrë 5.580 lekë në muaj qershor. Punonjësi i Gjendjes Civile në Lekbibaj thotë se zonja Mire është çregjistruar nga Gjendja Civile në datën 1 korrik të vitit 2019. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit, ku rezulton se zonja Mire ka ndërruar jetë në muajin mars të vitit 2018. Ndërkohë, në dokumentin e njësisë Lekbibaj të muaj qershor 2019, kjo zonjë ka marrë shumën prej 55 mijë lekësh të vjetra!

Në listë është edhe emri i Elidona Lush Ndrepepaj, e cila rezulton se është emigrante në Gjermani. Gjithashtu edhe emri i Emanuela Jakov Aliajt, e cila ka marrë 4.860 lekë në qershor 2019. Emanuela ndodhet në Maqedoni.

LEXO EDHE:  Skandali/ Sorosi sabotoi ngritjen e KLP për zgjedhjen e kryeprokurorit

Fiksi shkon edhe në Policinë e Tropojës, pasi në llistën e ndihmës ekonomike janë edhe emrat e Almir dhe Aranit Susajt. Sipas policisë, Almiri është në burg, ndërkohë Araniti akuzohet për një vepër penale në Shkodër, ku dhe është shpallur në kërkim. Sipas policisë, janë bërë disa kërkime në banesën në Lekbibaj, ku rezulton se ndodheshin vetëm dy prindërit e moshuar. Por, ndryshe nga Policia që s’ka arritur ta arrestojë, Njësia Administrative e ka gjetur, madje i jep edhe ndihmën ekonomike prej 27 mijë lekësh, madje ka firmosur. Vëllai i tij Almiri ka marrë në qershor 2019, 43 mijë lekë të vjetra.

Gazetarët u interesuan edhe në Zyrën e Punës në Tropojë, ku punonjësit pohuan se lista e ndihmës ekonomike bëhet nga Bashkia e Tropojës. Fiksi pyeti edhe shefen e financës dhe buxhetit në Bashkinë e Tropojës, se përse janë paguar persona në burg, emigrantë apo që kanë ndërruar jetë. Ajo pohoi se “ndoshta familjarët do kenë kartat e tyre të identitetit”.

Pas shumë insistimesh dhe telefonatash, gazetarët komunikojnë me z.Pal Çali, punonjës i postës që ka ndarë ndihmën ekonomike. Ai na bëri me dije se për dy vëllezërit njëri në arrati dhe tjetri në burg ka firmosur babai i tyre. Më pas pohoi se për personat që ndodhen jashtë shtetit kanë firmosur familjarët. Gazetarët e pyetën se si ka mundësi që disa persona pranuan se nuk e kanë marrë ndihmën ekonomike, megjithëse figurojnë se kanë firmosur. Z.Çali pohoi se i ka plotësuar ai letrat që të mos digjej ndihma ekonomike. Për zonjën Mire Susaj që ka ndërruar jetë, punonjësi i postës tha se ka firmosur bashkëshorti i saj. Gazetarët e pyetën si ka mundësi që askush nuk e dinte për vdekjen e kësaj zonje, ndërsa ai tha se “e ka shtëpinë 15 minuta larg”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mblidhet Task-Forca/ Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandaimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi I masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Task Forca vendosi:

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

LEXO EDHE:  The Economist zbulon skandalin/ Italia sjell ekstremistë fetarë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Nxënësit “pijanecë”/ Mësuesja u bën presion prindërve të hedhin poshtë videon e “Fiks Fare"

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu, siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është do jetë një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Qëndresa Qytetare çel ekspozitën “Ekspozitën e Turpit” në Arsim/ Shahini “ngel në klasë”

Publikuar

-

Nga

Qëndresa Qytetare nëpërmjet një aksioni kreativ ka paraqitur në formë ekspozitë më shumë se 20 skandale në sitemim arsimor të vendit të cilat kanë ndodhur në çdo muaj gjatë 2 viteve të fundit.

Aktivistët e quajtën “Ekspozita e Turpit” nisur edhe nga rasti i fundit i shfaqjes së ngacmimeve dhe skandaleve seksulae në shkollën “Jakov Xoxa”. Shkollat dhe universitetet e kanë humbur qëllimin e tyre, atë të edukimit të nxënësve duke u kthyer në vatra të dhunës, abuzimi seksual dhe korrupsionit.

Përballë kemi Ministrinë, e cila me papërgjegjshmërinë e saj është drejtpërdrejt përgjegjëse për këtë situatë të degjeneruar, nëse ne kemi më shumë se 1 skandal në media çdo muaj, ju ftoj të paramendoni se cila është gjëndja reale në këto institucione edukimi, u shpreh aktivisti i Qëndresës Qytetare Migen Qiraxhi.

Me anë të kësaj ekspozite ne kërkojmë të përballim institucionin e Ministrisë së Arsimit me bilancin dramatik të 2 viteve të fundit në arsim, por edhe të komunikojmë me qytetarët mbi situatën.

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ AKU me laboratorë të pa akredituar

LEXO EDHE:  Skandali/ Sorosi sabotoi ngritjen e KLP për zgjedhjen e kryeprokurorit

Institucionet në varësi të ministrisë kanë vendosur gjatë gjithë formimit tonë “Nota” si vlerësim mbi përgatitjen tonë, sot është dita e qytetarëve të vlerësojnë me Notë punën e ministrisë duke e shënuar atë në tabelën e improvizuar në shesh.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Si të mbroni veten dhe të afërmit nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Virusi mund të përhapet kur një person i infektuar kollitet ose teshtin dhe larja e duarve është hapi i parë ndaj mbrojtjes.

Si mund të përhapet koronavirusi?

Koronavirusi  është një sëmundje e re dhe shkencëtarët janë ende duke studiuar se si  mund të përhapet nga personi në person, por viruse të tilla të ngjashme kanë tendencë për t’u përhapur nëpërmjet kollës dhe teshtimës.

Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ata nxjerrin pikat e pështymës ose mukozën. Këto pika mund të bien tek njerëzit dhe kalojnë tek ata prekin fytyrën duke shkaktuar në këtë mënyrë infeksionin.

 

Virusi mund të përhapet gjithashtu përmes pikave që bien në sipërfaqe siç janë vendet në autobusë, trenat ose tavolinat në shkollë. Sidoqoftë, nëse kjo është një rrugë kryesore e transmetimit varet se sa gjatë mbijetojnë viruset në sipërfaqe – dhe kjo gjë mund të ndryshojë nga orë në muaj.

Ekzistojnë  fakte që virusi mund të përhapet tek njerëzit përpara se të shfaqen simptomat .

Si të mbroni veten dhe të tjerët?

Lani duart : lani duart tuaja me ujë të pastër dhe përdorni sapun. Mos harroni kur të lani duart të lani mirë hapësirat midis gishtërinjve dhe thonjtë ,pastroni mirë të paktën për 20 sekonda.

Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini me një facoletë para, më pas hidheni atë në kosh dhe lani duart tuaja. Nëse nuk keni facoletë, mbani brrylin tuaj para gojës kur kolliteni ose teshtini, jo duart.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Nuk pranon urdhrin verbal të shefit të zyrës arsimore, shkarkohet drejtoresha e shkollës

LEXO EDHE:  Skandali-Drejtori i zgjedhur nga Rama, i dënuar më parë/ Ja dokumenti

Maskat higjenike për fytyrën ofrojnë një mbrojtje më të sigurt

Sidoqoftë, ato nuk bllokojnë grimcat më të vogla të tështimës ose kollitjes që mund të kalojnë në materialin e maskës. Maska gjithashtu nuk mbrojnë dot sytë dhe ka prova se virusi mund të transmetohet edhe nga shikimi.

Kërkoni menjeherë ndihmë mjekësore nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje

Nëse vizitoni tregjet me ushqime të gjalla në zonat e prekura nga virusi shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë  me kafshë të gjalla dhe ato sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.

Nëse jeni në një zonë të prekur shmangni ngrënien e produkteve shtazore  dhe tregoni kujdes ndaj organeve të kafshëve.

Shmangi gjithashtu ngrënien e produkteve shtazore dhe gjithashtu produkteve të qumështit.

Nëse jeni rikthyer nga një zonë e prekur në Kinë gjatë dy javëve të fundit, qëndroni në shtëpi dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë për 14 ditë . Kjo do të thotë të mos shkosh në punë, shkollë apo zona publike.

Nëse jeni kthyer nga një zonë e infektuar dhe keni një temperaturë të lartë, kollë, dhimbje të fytit ose vështirësi në frymëmarrje mos u largoheni nga shtëpia juaj deri sa të merni këshilla nga një mjek ./abcnews.al

LEXO TE PLOTE