Connect with Us

Shtypi i ditës, 5 shtator 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 5 shtator 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 5 shtator 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “OSBE: Zgjedhjet me probleme. 30 qershori, administrata nën presion”, ndërsa një tjetër titull vijon “Testi me shkrim, rezultatet për 1 mijë “policë”.

“Panorama” hapet me titullin “Pensionet, 5 dokumentet për rimbursimin e taksës”, ndërsa një tjetër titull vijon “Zbardhet raporti i OSBE: 30 qershori ditë paqësore, por qytetarët nën presion e pa mundësi zgjedhje”.

“Shekulli” hapet me titullin “OSBE rrëzon 30 qershorin, zgjedhje jo demokratike”, ndërsa një tjetër titull vijon “Mësuesit që marrin emërimin në shkollat e Tiranës”.

“Mapo” ka si titull kryesor “OSBE-ODIHR: Nuk ishin zgjedhje, rrëzohet 30 qershori”, ndërsa një tjetër titull vijon “Përfaqësuesi i DASH: Përgjegjësi e qeverisë bashkëpunimi me opozitën”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video/ Si duhet të veproni kur ka lëkundje të forta termeti

Publikuar

-

Nga

Tërmetet e fuqishme që goditën vendin pasditen e sotme kanë shkaktuar panik tek shumë qytetarë.

Më poshtë po ju sjellim një manual të thjeshtë se çfarë duhet të bëni në rast se ndjeni lëkundje të forta tërmeti.

Hapi i parë

Në momentet që bie termeti duhet të qëndroni të palëvizur, edhe kur jeni në shtëpi apo në rrugë.

Hapi i dytë

Kur jeni brenda në shtëpi, futuni poshtë tavolinës apo midis skeletit të derës.

Hapi i tretë

Mos merr ashensorin, por merrni shkallët.

Hapi i katërt.

Qëndroni në distancën nga ndërtesat nëse jeni jashtë dhe as afër pemëve.

Kur je duke lëvizur me makinë, duhet të ndaloni dhe të parkoni makinën.

Hapi pestë.

Nëse je duke gatuar, mbyllni gazin apo sobën dhe hapni dritaret.

Në të tilla raste mos ndizni cigare apo çakmakë.

Po ashtu nuk rekomandohet të flisni në telefon.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tmerri nga tërmeti/ Disa persona të bllokuar në ashensor

Publikuar

-

Nga

Disa persona raportohet të kenë mbetur të bllokuar nëpër ashensorë në momentin kur ka rënë tërmeti.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë këtyre banorëve të cilët kanë kaluar momente paniku.

Ndërkohë 27 persona janë dërguar në Spitalin e Traumës pasi kanë pësuar lëndime nga dy tërmetet e fuqishme. Pasditen e sotme u regjistruan 2 tërmete të fuqishme në Shqipëri.

Tërmeti i parë ishte 7.5 ballë, shkalla Rihter 5.8, Epiqendra e të cilit ishte në Kepin e Rodonit, 1 km larg Durrësit dhe me thellësi 30 km./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paralajmëroi tërmet apokaliptik/ Meta reagon pas lëkundjeve të fuqishme

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka reaguar pas dy tërmeteve të fuqishme që lëkundën vendin pasditen e sotme.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës. Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja, ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Presidenti po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim”, thuhet në reagimin e presidencës.

Kujtojmë që presidenti Meta paralajmëroi në 30 korrik të këtij viti se një tërmet apokaliptik do të godiste Ballkanin./CNA.al

LEXO TE PLOTE