Connect with Us

“Rruga e Kombit”/ ARRSH  jep njoftimin e rëndësishëm

Sociale

“Rruga e Kombit”/ ARRSH  jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të  hapen viaduktet e aksit Morinë-Kukës për përdorim të drejtuesve të automjeteve.

“Një tjetër detyrë e përmbushur me sukses, një tjetër premtim i mbajtur Punimet për fillimin e dublimit të këtyre viadukteve kanë filluar që në vitin 2009, me mungesa të theksuara në projektin fillestar, problematika teknike e ligjore, të cilat më në fund u zgjidhën falë punës së palodhur e përkushtimit serioz.

LEXO EDHE:  Zhduket 19-vjeçarja/ Familjarët në panik

Në vitin 2018 ARRSH hartoi një projekt të veçantë për ta bërë lidhjen e segmentit rrugore Kukës-Morinë (krahu i majtë), i cili është ndërtuar në vitin 2009, por që nuk kishte të parashikuar lidhjen e kësaj rruge me viaduktet e dubluara.

Sot kemi një segment të ri të Rrugës së Kombit, me standarde —-europiane e parametra teknikë, të cilët mundësojne lëvizje më të shpejtë dhe siguri të lartë”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell, por gjithashtu edhe ditë apo javë të caktuara me reshje shiu.

Edhe gjatë kësaj jave që presim përpara, duke nisur që nga dita e Hënë deri të Premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën.

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër.

LEXO EDHE:  “Për të mbajtur në këmbë magjinë”/ Kënga Magjike do të shpërblejë finalistët dhe fituesin

LEXO EDHE:  Zhduket 19-vjeçarja/ Familjarët në panik

Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përcarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kemi detyrim për të votuar”/ Kryepiskopi Anastas Janullatosi mesazh qyetetarëve

Publikuar

-

Nga

Kryepiskopi Anastas Janullatosi në një mesazh ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në votime si një e drejtë dhe detyrim patjetërsushëm. Ai ka theksuar edhe njëherë se nuk përzihet në çështjet e politikës por thotë se nuk mund të rrimë indiferentë .

Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse. E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur. Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar.

Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto. Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne”, u shpreh Janullatosi ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit. Gradualisht reshjet humbasin  intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

LEXO EDHE:  Unaza e Madhe- ARRSH publikon shifrat/ Hedh poshtë pretendimet e opozitës

LEXO EDHE:  “Troket” zyrtarisht dimri/ Bora zbardh pikën turistike të Dardhës

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE