Connect with Us

Raporti i OSBE-ODIHR/ Arben Malaj zbërthen mesazhin

Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR/ Arben Malaj zbërthen mesazhin

Publikuar

-

Ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj  nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është shprehur sot se raporti i OSBE/ODHIR ka ardhur në kohën e duhur për politikën shqiptare, pikërisht nje muaj përpara vendim-marrjes për çeljen ose jo të negociateve me Bashkimin Evropian.

Sipas tij marrëveshja duhet të  ishte bërë që “dje” për mos krijuar asnjë vonesë apo pengesë per prioritetin kombëtar të integrimit euro-atlantik. Ai shton me tej se: “mbeshtetja e SHBA-së e deklaruar nga z. Palmer se integrimi evropian i Ballkanit Perendimore përputhet me prioritetet strategjike edhe të SHBA, është inspiruese dhe reale për fillimin e menjëhershëm të reformës politike e elektorale”, përfundon deklaratën e tij  Malaj.

Postimi i plotë:

“Raporti ODHIR erdhi ne kohen e duhur, me mesazhin e duhur dhe me pergjegjesite e qartesuara. Eshte ne kohen e duhur, rreth nje muaj perpara vendim-marrjes per celjen ose jo te negociatave. Ka mesazhin u duhur – reformat e duhura ne gjyqesore dhe sistemin elektoral si pergjegjesi e perbashket e opozites dhe mazhorances.

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme: Raporti i UNODC i referohet periudhës 2009–2012

Pergjegjesia e duhur – marreveshja duhet te ishte bere qe “dje” per mos krijuar asnje vonese apo pengese per prioritetin kombetare te integrimin euro-atlantike. Mbeshtetja e SHBA e deklaruar nga z. Palmer se integrimi evropian i Ballkanit Perendimore perputhet me prioroitetet strategjikete edhe te SHBA per paqe dhe prosperitet ne Ballkan Perendimore. Kjo eshte nje mbeshtjetje inpiruese dhe reale per fillimin e menjehershme te reformes politike e elektorale. Dite te mbare Arbeni

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike” – thuhet në raport”./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat me BE-në/ Greqia ende e pavendosur

Publikuar

-

Nga

Ndërsa dy ditë na ndajnë nga përgjigja përfundimtare e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për raportet midis dy vendeve.

Sipas Dendias, Shqipëria duhet të plotësojë kushtin kryesor të vënë nga Athina me qëllim që të marrë mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me BE, të jap t’i drejta minoritetit grek.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – ka deklaruar kryediplomati grek në prenoncimin e tij për “Kathimerini”.

LEXO EDHE:  Rama publikon letrën e javës/Ja vlen të lexohet!

LEXO EDHE:  Deputeti X, ambasada Amerikane dhe limoni i shtrydhur...

Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dendias deklaroi se “ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U nxorri gishtin e mesit protestueve/ Qytetarët “masakrojnë” Borchardt

Publikuar

-

Nga

Pas veprimit aspak të denjë të ambasadorit të OSBE-së, në vendin tonë, Berndt Borchardt, teksa i nxorri gishtin e mesit protestuesve pas thirrjes së këtyre të fundit “Rama ik”, qytetarët kanë reaguar mjaft të irrituar.

Për kameran e Fax news” ata kanë dënuar këtë veprim të ulët.

 “Ti vije, që vjen nga një vend Europian dhe shan qytetarët që pse po protestojnë. Atë gishtin jam femër dhe nuk kam qef ti them më gjatë. Kur këtë e bën një ambasador i Bashkimit Europian, çfarë presim nga i birti i xhelatit, nga i biri i Kristaq Ramës, nga komunistat?”, tha një qytetare.

LEXO EDHE:  Deputeti X, ambasada Amerikane dhe limoni i shtrydhur…

LEXO EDHE:  Shqipëria, pa përfaqësi në OSBE; debat në komisionin e jashtëm

Ndërsa një qytetare tjetër shprehet se  “Me këto sjellje mbase janë mësuar me gratë e Parlamentit. Por ne nuk jemi gratë e Parlamentit, jemi gratë e Unazës dhe nuk e tolerojmë këtë sjellje nga ai.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu nxjerr gishtin e mesit/ Ambasadori i OSBE-së poshtëron protestuesit

Publikuar

-

Nga

Ndërsa qytetarët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozitës vijojnë protestën e tyre përballë ambjenteve të Drejtorisë së Policisë, një situatë jo e hijshme ka ndodhur në prezencën e kamerave mbrëmjen e sotme.

Pretagonist i kësaj situate është bërë ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt.

Ne vend që të kalonte në heshtje, ose të përshëndeste protestën, ambasadori Borchardt ka zgjedhur të bëjë një veprim më të ulët, duke përshëndetur me  gishtin e mesit protestuesit.

LEXO EDHE:  Ligji për dosjet/ OSBE: Mbështesim projektligjin e qeverisë, drafti i Doda-Idrizi antikushtetues

LEXO EDHE:  OSBE-ja paraqet rezultatet e anketës “Mirëqenia dhe Siguria e grave”

Pamjet skandaloze, jo të denja për një qytetar, e sidomos një diplomat perëndimor po bëjnë xhiron e rrjetit.

Per më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme të siguruara nga Syri.net./ CNA.al


LEXO TE PLOTE