Connect with Us

Rama reagon për raportin e OSBE/ Shtrin dorën për dialog dhe bashkëpunim

Politikë

Rama reagon për raportin e OSBE/ Shtrin dorën për dialog dhe bashkëpunim

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas Ramës, raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet.

“Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet”, shkruan Rama.

Gjithashtu kryeministri ka shtrirë dorën për dialog dhe bashkëpunim për zgjedhjet e 2021.

“Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë”, shkruan Rama.

Reagimi i plotë:

Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë.

Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë.

Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!

 

 

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela: Përse duhet dialogu mazhorancë-opozitë? Tani janë njerëz të thjeshtë

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela nuk e sheh të nevojshëm dialogun mes mazhorancës dhe opozitës.
Sipas Ngjelës, opozita jashtë Parlamentit nuk ka asnjë ngaresë juridike në kuptimin e pozicionit ligjor në Shqipëri.
“Përse duhet dialogu mazhorancë-opozitë? Opozita aktuale nuk është në parlament, çfarë force ka? Kur të vinë zgjedhjet në 2021 atëherë krijon forcën zgjedhore. Tani janë të gjithë njerëz të thjeshtë të popullit, nuk kanë asnjë ngarkesë juridike në kuptim të pozicionit ligjor në Shqipëri. Janë njerëz të thjeshtë të popullit të grupuar në parti politike. Në këto momente, partia politike kur nuk ka zgjedhje nuk ka aktivitet. Kur ka zgjedhje fillon aktiviteti, atëherë do të kuptohet forca e saj. Garancinë e zgjedhjeve e kanë marrë ndërkombëtarët me reformën në drejtësi. Nëse nuk ka drejtësi nuk mund të ketë zgjedhje.Gjermanët dhe amerikanët na kanë thënë se do t’u bëjmë pushtetin gjyqësor, po u bë zgjidhen të gjitha”, u shpreh Ngjela në “RTV Ora”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendimi për Tahirin nuk ishte surprizë”/ Çfarë zbulon Alibeaj

Publikuar

-

Nga

“Vendimi i dhënë nga Gjykata për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk ishte surprizë”, Kështu u shpreh ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora.

Sipas Alibeajt, Gjykatës së Krimeve të Rënda iu mbyll goja nga pushteti, pasi vetëm me çerekun e provave që ekzistonin për Tahirin, Gjykata ka dënuar shumë njerëz, dërsa tregoi rastin e një të riu në Kolonjë të Lushnjes, i cili u arrestua nga vetë Saimir Tahiri për një cigare dhe vari veten në qeli.

“Ata gjyqtarë dhe prokurorë ta them unë me 1001%  me siguri. Nuk janë të korruptuar financiarisht. Dy janë defektet që ka vuajtur kohë më parë dhe tani sistemi i drejtësisë. O janë të korruptuar me ryshfet, ose janë nën presionin  e pushtetit. Dhe unë them që ata gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë të korruptuar financiarisht.

Pyetja është: A ka pasur dikush interes për t’i bërë presion këtyre për të dhënë atë vendim që dëshironte?

Të gjithë e kemi parë dje dhe sa herë ka pasur seanca ky gjyq, ajo çfarë ishte kërshëri e gazetarëve dhe jo vetëm ishte cili do të ishte kodi mafioz që keqbërësi do t’i lëshonte kryeministrit. Ja lëshoi dje vëllezërit.

Prova ka pasur pafund, sepse këto gjyqe, procese që janë nën syrin e publikut dhe të medies kanë edhe një avantazh. Thuajse gjithë publiku e di fare mirë se cilat janë faktet dhe Habilajt. E di faktin e tyre të dënuar në Itali. I di lidhjet e tyre me drejtuesit e policisë dhe me ministrin. Për publikun faktet dhe provat dihen, janë  aty të plota. Provojnë përfshirjen. E vetmja gjë për tu testuar ishte: pushteti a do ishte ai që do ja mbyllte gojën sistemit të ri të drejtësisë.

Ka prova të plota që strumbullari i të gjithë kësaj është Edi Rama. Pushteti i të cilit është shtrirë deri në skutat më të errëta të krimit të organizuar në këtë vend. Për ne nuk ka qenë surprizë e djeshmja.

Me çerekun e atyre provave ajo Gjykatë ka dënuar shumë njerëz. Për një cigare hashash janë dënuar të rinj e kanë vrarë veten në qeli. Për një cigare hashash në Kolonjë të Lushnjes është arrestuar nga Saimir Tahiri një i ri i papunë, i pashpresë dhe ka varur veten. Sa e sa për energjinë elektrike janë dënuar drejtpërdrejt me burg.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Drejtësi me dy standarde/ Spaho: Fakirët e Kukësit në burg, Tahiri i lirë

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë një krahasim mes vendimit të gjykatës për ish ministrin Saimir Tahiri dhe vendimin ndaj protestuesve të Kukësit.
“Këtyre të varfërve, që nuk kanë lidhje me pushtetin e Edi Ramës, por e demaskojnë atë me protesta, prokuroria ua sajon provat. Për Tahirin edhe kur provat janë sheshit, ia mbulon ose i zhvlerëson, sic bëri me udhëtimin e të atit dhe të bashkëshortes së tij në Itali bashkë me Habilajt, për të cilët gënjente sikur nuk i njihte”, shkruan Spaho.
Sipas demokratit, me drejtësinë që ka standarde të dyfishta ka liri për Tahirin dhe burg për kuksianët protestues, pasi ata nuk posedojnë fakte për vëllain dhe Shefin e Madh.
Postimi i plotë:
Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.
Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.
Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.
Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.
Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE