Connect with Us

Qeveria hap “thesin” për SPAK/ Zbulohet shuma

Politikë

Qeveria hap “thesin” për SPAK/ Zbulohet shuma

Publikuar

-

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme, i cili synon akomodimin dhe funksionimin e SPAK, (Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar)

Bëhet fjalë për fondin 100 milionë lekësh, shumë kjo që do të vihen më pas në dispozicion të nevojave që do ketë kjo strukturë ligjzbatuese.

VKM-ja për fond shtesë:

V E N D I MI: PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR AKOMODIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, dhe të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin buxhetor “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, në zërin “shpenzime kapitale”, i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për përshtatjen e mjediseve të punës për Prokurorinë e Posaçme të Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe për sigurimin e mjeteve e të pajisjeve të nevojshme për funksionimin e tyre.
  2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, për vitin 2019.
  3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD akuza të forta Ramës/ Mbron bashkëpunëtorët, ndëshkon qytetarët  

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sëish sot në lidhje me çështjen e Saimir Tahirit.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Alibeaj theksoi se Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg, sepse sipas tij shteti i Ramës ka 2 standarde, Mbron bashkëpunëtorët e tij, ndëshkon njerëzit e zakonshëm.

Sipas Alibeajt, kanabizimi i vendit u bë me plan të Edi ramës, ndërsa Tahiri ishte veçse zbatuesi i këtij plani.

 “Njeriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk ndëshkohet nga drejtësia, sepse me Edi Ramën në krye të qeverisë, drejtësia ka dy standarde: Saimir Tahiri në liri, duke shijuar pushtetin, paratë dhe luksin, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, ku humbin jetën për asgjë.”.-tha ndër të tjera Alibeaj.

Deklarata e plotë:  

Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Njeriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk ndëshkohet nga drejtësia, sepse me Edi Ramën në krye të qeverisë, drejtësia ka dy standarde: Saimir Tahiri në liri, duke shijuar pushtetin, paratë dhe luksin, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, ku humbin jetën për asgjë.

Estref Halili, një 22 vjeçar nga Kolonja e Lushnjës u burgos për një cigare hashash ditën e Krishtlindjes dhe vrau veten në qelinë e burgut, ndërsa Saimir Tahiri nuk ka për të bërë as edhe një ditë burg, sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Qamil Zela kryefamiljari 52 vjeçar që mezi ushqente familjen e tij, vrau veten në burg se nuk kishte 35 mijë lekë për të paguar energjinë elektrike.

17 kuksianë u mbajtën në burg më shumë se 1 vit, sepse protestuan kundër korrupsionit të Edi Ramës, që u vuri traun me 5 euro për të shkuar në shtëpi.

Ky është shteti me dy standarde që ka ndërtuar Edi Rama. Liri për bashkëpunëtorët e tij në krim, burg për shqiptarët e zakonshëm dhe të pambrojtur.

Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të barabartë për të gjithë. Ai do të vazhdojë ta vendosë drejtësinë në shërbim të politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin, si Saimir Tahiri, në shërbim të trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar, që i siguron mbajtjen e pushtetit me zgjedhje të vjedhura.

Shërbimi më i madh për drejtësinë dhe për vendin është ndarja e politikës nga krimi.

Aty është burimi i të gjitha të këqijave. Pa prerë lidhjet e politikës me krimin, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi të vërtetë, më të pamundurit do të vuajnë burgjeve, ndërsa të pushtetshmit si Edi Rama dhe Saimir Tahiri, do të vazhdojnë të jetojnë në luks pa u ndëshkuar!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Tahirin/ Reagon për herë të parë Rama

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 3.4 vite shërbim prove.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama, në lidhje me këtë çështje.

I pyetur nga Top Channel, Rama thotë se Saimir Tahiri është një çështje e Drejtësisë dhe çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.

Përgjegjësia e forcës politike dhe Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka problem me ligjin. Në këtë aspekt thotë Rama jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli sot për dënimin e tij nga gjykata krimeve të rënda duke thënë se do të vazhdojë betejën ligjore duke apeluar vendimin. Por ai quajti presion qëndrimin amerikan. Ambasdada e Shteteve të Bashkuara e quajti dënimin e tij shkurajues në krahasim me akuzat.

TopChannel – Zoti Kryeministër. Si e pritët vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, i vlerësuar nga ana juaj si ministri kampion?

Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë.

Kur prokuroria kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit më 23 tetor 2017 në mbledhjen e grupit parlamentar deklaruat: “Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri. ‘Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Drejtësia foli zoti kryeministër. A është tashmë zoti Tahiri pishmani juaj?

Kjo është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon.

A keni ju zoti Kryeministër përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim pasi Saimir Tahiri ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe një prej ministrave tuaj më të rëndësishëm?

Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve./ TCH

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gratë e PS tregojnë forcën/ Të miratohet sa më shpejt ky ndryshim radikal

Publikuar

-

Nga

Gratë e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar Socialist i kanë drejtuar një kërkesë kryesisë së PS-së, ku kërkojnë një mbledhje urgjente.

Ato kërkojnë që të shtohet më shumë numri i grave në pozicionet drejtuese dhe që secila prej organizatave socialiste në territorin e Shqipërisë të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua, pra të ketë një barazi gjinore në drejtimin e Partisë.

Ndër të tjera në këtë kërkesë gratë e Partisë Socialiste sqarojnë së Partia Socialiste ka në ADN-në e saj parimin e mundësive të barabarta dhe sigurimi i shanseve të barabarta për gratë dhe vajzat është pasqyra më kuptimplotë e nivelit të të jetuarit me këtë parim.

Po ashtu gratë e Kryesisë së PS, kërkojmë diskutimin e menjëhershëm në kryesi për të miratuar këtë ndryshim radikal organizativ me dy të zgjedhur, një burrë një grua, në drejtimin e organizatës bazë të Partisë Socialiste.

Kërkesa e plotë:

ë nderuar kolegë të Kryesisë,

Ne gratë e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar Socialist, në këtë periudhë me rëndësi për organizatën tonë, kur po përmbyllen përgatitjet për procesin e ri zgjedhor në parti, kërkojmë një mbledhje sa më të shpejtë të kryesisë. Arsyeja e kësaj kërkese, shtjellohet përmbledhtazi më poshtë.

E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistëve si shumicë qeverisëse në qershor 2021. Ashtu sikundër, e dimë se në stadin aktual partia ka nevojë për një energjizim të ri, një riorganizim kapilar dhe një hapje të madhe ndaj shoqërisë. Ne duam që jo vetëm të kryejmë zgjedhjet e rinovojmë mandatet e çdo niveli brenda partisë në afatet e kërkuara nga vendimi i Asamblesë Kombëtare, por edhe  të krijojmë përveç të tjerash, një bazë të re përfaqësimi të grave e vajzave në vazhdën e reformës transformuese që PS ka udhëhequr në drejtim të barazisë gjinore.

Partia Socialiste ka në ADN-në e saj parimin e mundësive të barabarta dhe sigurimi i shanseve të barabarta për gratë dhe vajzat është pasqyra më kuptimpltë e nivelit të të jetuarit me këtë parim.

Siç e sanksionon statuti ynë, neni 3, për të siguruar demokracinë e brendshme që është kusht politik dhe moral i ekzistencës së partisë sonë, PS garanton shanse të barabarta në përfaqësim midis grave dhe burrave.

Po ashtu përmes statutit, neni 8, PS garanton promovimin dhe konkurimin në parti përmes meritës individuale dhe përmes një procesi konkurimi transparent, të pandikuar nga faktorë të tjerë dhe larg diskriminimit.

Programi ynë qeverisës 2017- 2021 ka një kapitull të vecantë për fuqizimin e grave dhe vajzave, ku ndër të tjera theksohet synimi për rritjen e përfaqësimit politik të grave.

Së bashku, kemi bërë shumë rrugë drejt barazisë gjinore dhe kjo përbën një motiv krenarie për çdo anëtare dhe anëtar të PS. Sot, më tepër se gjysma e ministrave jane gra, çka e ka futur qeverinë shqiptare në 5-shen e parë në botë për nivelin e barazisë gjinore.

Gratë përbëjnë më tepër se 30% të grupit tonë Parlamentar dhe 50 % të këshilltarëve bashkiakë. Në Kryesi dhe Asamblenë Kombëtare, gratë janë më tepër se 30 % e të zgjedhurve. Këto fakte dëshmojnë se PS është një realitet i pakrahasueshëm dhe i pakonkurueshëm në vend. Por duke besuar se pas gjithë këtyre shifrave qëndron një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e një transformimi historik si ky, ne po ashtu besojmë se nuk mjafton.

Organizata jonë socialiste, qeliza e organizimit tonë partiak, në tërësinë e saj, nuk e reflekton përgjithësisht këtë ndryshim historik. Madje përkundrazi, ajo mbetet një hapësirë dominante e burrave, ndërkohë që vetë rezultatet elektorale dhe pjesëmarrja e grave në votime kanë ndryshuar pozitivisht.

 Konkretisht nga analiza e fundit e viti 2018 rezulton se:

 1.  4954 OS në total vetëm 574 drejtohen nga gra (12 %)

 2.  Në Tiranë, situata është pak më mirë por gjithsesi burrat drejtojnë në mbi 80% të organizatavve – nga 663 organizata,127 ose 19 % drejtohen nga gra.

 Nga analizat rezulton se po ashtu organizata në një masë të konsiderueshme përfaqësimi familjar dhe fiktiviteti, përdoren si instrumenta pengese për të rinjtë dhe sidomos për gratë.

 Ndërkohë, pjesëmarrja e grave në zgjedhje, si dhe vota që Partia Socialiste merr nga gratë është shumë më domethënësë. Në zgjedhjet e 2017-ës si dhe në zgjedhjet e 2019-ës, sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja e grave në zgjedhje ishte respektivisht 44% dhe 44.64%. Sondazhet dhe statistikat e terrenit gjatë ditëve të votimeve, tregojnë që Partia Socialiste është partia më e mbështetur me votë nga gratë dhe me diferencë nga të tjerët. Por as kjo pjesëmarrje dhe as kjo mbështetje me potencial ende të madh rritjeje, nuk reflektohet në organizatën socialiste ku vetëm 26.2 % janë shoqe. Kjo dëshmon  se ndër të tjera, struktura e organizatës bazë ashtu siç është, nuk e ndihmon sa duhet  synimin tonë si forcë politike për t’i afruar masivisht gratë e vajzat në bazën e partisë.

 Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare u diskutua për një qasje të ndryshme dhe me efektive të organizimit të grave në parti. Në takimet që organizojmë me gratë vëmë re se edhe pse kontribuojnë sa munden në Forumin e Gruas Socialiste të Shqipërisë (FGSSH), ato anashkalohen nga jeta politike dhe organizative e strukturave tona në territore, kontributi i tyre as nuk mundësohet sa duhet e as nuk njihet si domosdoshmëri.

Risia në sekretariatin për burimet njerëzore ku nënkryetarët gra të bashkive do të shërbejnë si pika kontakti për rritjen e aksesit të grave në politikëbërjen progresiste, është domethënëse dhe nxitëse për të evoluar më tej në mendimin tonë organizativ.

Të bindura se gratë në organizatën socialiste nuk mund të vazhdojnë të mbeten si një shtojcë, por duhet të kthehen në një shtyllë e rëndësishme, njësoj si në qeveri e në grupin parlamentar, propozojmë që secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua. Pa pretenduar se kemi zbuluar ndonjë formulë të re apo gjetur zgjidhjen automatike për ekuilibrin e një dizekuilibri historik gjinor në organizatën bazë të familjes sonë politike, ne besojmë se duke iu referuar këtij modeli të adoptuar nga disa parti progresiste nëpër botë, do të promovojmë një ndryshim thelbësor me avantazhe të mëdha për të ardhmen e PS e të vetë vendit tonë.

 Në mbyllje, kërkojmë diskutimin e menjëhershëm në kryesi për të miratuar këtë ndryshim radikal organizativ me dy të zgjedhur, një burrë një grua, në drejtimin e organizatës bazë të Partisë Socialiste.

 Duke shpresuar në mbështetjen e Kryesisë,

Anëtaret e kryesisë, gratë deputete dhe gratë ministre.

LEXO TE PLOTE