LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet Vasili/ OSBE i vuri vulën e zezë votimeve moniste, të shpëtojme vendin

5 Shtator 2019, 08:01, Politikë CNA
Nuk përmbahet Vasili/ OSBE i vuri vulën e zezë votimeve moniste,

Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Vasilit, Raporti i OSBE i vuri vulën e zezë votimeve të 30 qershorit.

?Është misioni i çdo qytetari dhe opozitës që të jenë në këmbë ditë e natë për të shpëtuar vendin. Maskarenjtë që kërcënojnë qytetarët me vendin e punës dhe deri edhe heqjen e ndihmës sociale janë një turp që duhet shkulur me rrënjë. Nuk mundet më që të lihet Shqipëria në duart e një sharlatani politik si Edi Rama i cili shkatërroi imazhin dhe rrënoi ekonominë e vendit?, shkruan Vasili.

Ai shprehet se çdo veprim për të mbrojtur vendin nga pushtuesit në qeveri është detyrim dhe legjitim.

Postimi i plotë:

OSBE foli,30 qershori ra,tani perpara te shpetojme vendin!!

Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit.

Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit.

Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin.

Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje.

Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit.

Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′.

Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute,ligj,kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve.

Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim.

Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte.

OSBE foli tani eshte radha jone….

 

Lajmet e fundit nga