Connect with Us

“Mes familjes dhe interesit kombëtar”, vëllai i kryeministrit britanik jep dorëheqjen

Bota

“Mes familjes dhe interesit kombëtar”, vëllai i kryeministrit britanik jep dorëheqjen

Publikuar

-

Vëllai i kryeministrit britanik Boris Johnson, Jo Johnson, ka dhënë dorëheqjen si anëtar i parlamentit dhe ministër i qeverisë.

Johnson është shprehur se së fundmi ishte përplasur mes besnikërisë së familjes dhe interest kombëtar.

“Në javët e fundit unë jam përplasur mes besnikërisë së familjes dhe interesit kombëtar  është një tension i pakthyeshëm dhe koha që të tjerët të marrin rolet e mia si deputet dhe ministër,” shkruan Jo Johnson në Twitter.

LEXO EDHE:  Rama iu kërkoi dorëheqjen/ Kush janë drejtorët që pritet të ikin?

Johnson është deputeti që përfaqëson Orpington dhe ministri i universiteteve në qeverinë e vëllait të tij.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Demokratët sulmojnë presidentin Trump dhe njëri-tjetrin në debat

Publikuar

-

Nga

12 kandidatët demokratë për president morën pjesë në një debat shpesh të ndezur të martën në Ohajo. Ata shpesh sulmuan presidentin Donald Trump, por nuk hezituan të kritikonin ashpër edhe njëri-tjetrin për çështje si kujdesi shëndetësor, pabarazia ekonomike, dhe tërheqja e forcave amerikane nga Siria. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone sjell më shumë hollësi nga Uashingtoni:

Në qendër të debatit të së martës ishte hetimi për procesin e shkarkimit të Presidentit Trump dhe përpjekjet e tij për të bindur Ukrainën të hetonte demokratin, Joe Biden.

Zoti Biden e kishte përgjigjen gati.

“Rudy Giuliani, presidenti dhe banditët e tij e kanë provuar tashmë se po gënjejnë hapur. Tani duhet të përqendrohemi tek Donald Trumpi. Ai nuk do që të jem unë kandidati. Ai po më sulmon sepse e di që nëse marr emërimin, do ta mund pa diskutim”.

Të 12 kandidatët në debat e mbështesin procesin e shkarkimit, përfshirë senatoren nga Massachusetts, Elizabeth Warren që tani ka pothuajse të njëjtën mbështetje si zoti Biden në anketa.

“Përmes procesit të shkarkimit, ne do të garantonim që ky njeri të mos shkelte ligjin vazhdimisht dhe pa pasoja”, tha ajo.

Debati shënoi edhe kthimin e senatorit, Bernie Sanders në fushatë pas goditjes në zemër. Ai paralajmëroi për çështjen e procesit të shkarkimit.

LEXO EDHE:  Pakësohen numrat e Ramës/Deputeti i PS-së dorëzon mandatin

LEXO EDHE:  Vëllai i këngëtares së njohur u shpall fajtor për sulm seksual ndaj 11 vjeçares

“Po mendoj se do të ishte një katastrofë nëse populli amerikan beson se ne vetëm po merremi me Trumpin dhe po lëmë në harresë 87 milionë amerikanët pa sigurime ose me sigurime të pamjaftueshme”, tha ai.

Senatori nga New Jersey, Cory Booker shprehu shqetësimin se votuesit mund ta shohin si shumë partiak, përpjekjen e procesit të shkarkimit.

“E kuptoj indinjatën që e ndjejmë të gjithë, por duhet ta kryejmë këtë proces në mënyrë të tillë që e bashkon vendin dhe jo që ta përçajë”, tha ai.

Në debat pati këmbime të forta për kujdesin shëndetësor, kontrollin e armëve dhe tërheqjen e befasishme të trupave amerikane nga Siria nga ana e Presidentit Trump.

Vendimi u kritikua ashpër nga kandidati, Pete Buttigieg.

“Masakra në Siri, nuk është pasojë e pranisë amerikane. Është pasojë e tërheqjes dhe tradhtia e këtij presidenti ndaj aleatëve amerikanë dhe vlerave amerikane”.

Edhe senatorja nga Minnesota, Amy Klobuchar e kritikoi vendimin e presidentit.

“Do doja të më shpjegonte se si bëhet Amerika më madhështore duke lejuar masakrimin e kurdëve, të aleatëve tanë, dhe kur Rusia hyn për t’i mbrojtur ata. Dhe do doja të më sqaronte sesi afrimi me Vladimir Putinin e bën Amerikën më madhështore. E bën Rusinë madhështore”.

Debati i ardhshëm i demokratëve mbahet më 20 nëntor në Xhorxha./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Nënpresidenti amerikan Mike Pence drejt Turqisë për të bërë thirrje për armëpushim

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët turq thonë se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të takohet me Nënpresidentin, Mike Pence dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë vizitës së tyre në Turqi, ku po shkojnë për të kërkuar ndaljen e inkursionit të Ankarasë në Sirinë verilindore. Zoti Erdogan i kishte thënë më herët një televizioni se zoti Pence dhe zoti Pompeo do të takoheshin me homologët e tyre këtë javë. Turqia filloi ndërhyrjen ushtarake në Siri, pas vendimit të ShBA-së për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë. Presidenti Erdogan zotohet se nuk do të ndalë ofensivën derisa të pastrojë kufirin nga kurdët, të cilët ai i sheh si terroristë.

Turqia vazhdon të godas pozicionet e luftëtarëve kurdë në pjesën siriane të kufirit Turqi-Siri.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, nuk po jep shenja zmbrapsjeje, përkundër presion të madh ndërkombëtar.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, po udhëton për në Turqi bashkë me sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e presidentit për siguri kombëtare, Robert O’Brien.

Fillimisht, zoti Erdogan tha se të dërguarit amerikanë mund të takohen me homologët e tyre në Turqi dhe se ai flet për situatën në Siri vetëm me Presidentin Trump.

Por zyrtarë të lartë në Turqi thanë se ai do të takohet me të dërguarit amerikanë, të cilët do të provojnë ta bindin atë për armëpushim.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Turqinë me sanksione të ashpra nëse sulmet kundër luftëtarëve dhe civilëve kurdë luftimet nuk ndërpriten.

“Vendosëm sanksionet më të ashpra që mund të imagjinohen. Nëse Turqia nuk ndryshon pozicion, ashpërsojmë sanksionet duke përfshirë edhe tarifën në çelik. Ata eksportojnë shumë çelik në Shtetet e Bashkuara. Përfitojnë shumë para me këtë, por më nuk do të përfitojnë”, tha Presidenti Trump.

LEXO EDHE:  Basha ik!/Lëvizje e strukturuar në gjithë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Linda jep dorëheqjen nga "Abi Bank"/ Zbardhen dokumentet

Kritikët mendojnë se sanksionet nuk kanë ndikim dhe se janë të pakuptimta. Madje ata shtojnë se ato mund të jenë vënë sa për të qetësuar ligjvënësit amerikanë që kanë kritikuar zotin Trump për braktisje të kurdëve, që ishin aleatë amerikanë në luftën e terrorizmit.

Analistët mendojnë se është e qartë se Presidenti Trump po mundohet të shmangë armiqësimin me homologun e tij Erdogan.

“Shtëpia e Bardhë po kërkon armëpushim. Që nënkupton se Presidentit Erdogan do t’i mundësohet largimi me fitoret ushtarake që arriti në ditët e fundit në terren. Kjo tregon se Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron të rrisë tensionet, por në varësi nga reagimi i Kongresit, kjo mund të ndryshojë”, thotë analisti nga Instituti i Lindjes së Mesme, Gonul Tol.

Një analist tjetër thotë se Presidenti Trump mund të jetë duke pritur që përparimin e ushtrisë turke ta pengojnë luftëtarët qeveritarë sirian, të mbështetur nga Rusia.

“Mendoj se në këtë pikë, administrata Trump po luan për kohë, ndërsa isa shohim regjimin e Asadit dhe aleatët rus duke përparuar në zonë, duke fituar terren në disa territore që ishin nën kontrollin e forcave demokratike siriane. Prandaj në më pak se një javë, mund të vijmë në situatë që ofensiva turke të jetë e parealizueshme”, thotë analisti nga Fondacioni për Mbrojtje të Demokracive, Aykan Edemir.

Media shtetërore ruse, sot transmetoi pamje të ushtarëve rusë teksa patrullojnë në zonën që ndanë ushtrinë siriane dhe atë turke,

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavror, deklaroi se Rusia është e përkushtuar të ofrojë siguri për rajon dhe se pop unojnë në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje midis qeverisë siriane dhe Turqisë./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hahn nuk dorëzohet: Skeptikët të hapin negociatat

Publikuar

-

Nga

Diskutimi për hapjen e negociatave ka bërë që Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të dalin në një konferencë urgjente për mediat.

Në fjalën e tij, Hahn theksoi se duhet një dritë jeshile për hapjen e negociatave.

“Do doja që ky takim të kishte diçka për të festuar. Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj që duhen vlerësuar. Shpresoj që të premten të festojmë. Ju nuk kërkoni asgjë më shumë sesa një dritë jeshile për të nisur negociatat”,tha ai.

Më tej, Hahn tha se besueshmëria e BE-së varet nga vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Por a nënkupton dalja në konferencë vetëm me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ndarjen e dy vendeve në procesin e negociatave? I pyetur nga mediat për këtë çështje, Hahn tha se do të takohet nesër në mëngjes me Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Rama iu kërkoi dorëheqjen/ Kush janë drejtorët që pritet të ikin?

LEXO EDHE:  Rama iu kërkoi dorëheqjen/ Kush janë drejtorët që pritet të ikin?

“Nuk mund të komentojë qëndrimet e vendeve anëtare, por institucionet e BE kanë bërë rekomandim për të dy vendet”, shtoi Hahn.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkoi nga vendet e BE-së që t’i japin vendit të tij mundësinë për të çelur negociatat.
“Ne kemi bërë reforma të rëndësishme për gjithë Ballkanin jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, ju lutem mendoni për popullin e Maqedonisë”, tha ndër të tjera Zoran Zaev./CNA.AL

LEXO TE PLOTE