LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfliktohet me punonjësit e ndërtimit dhe dhunon policinë/ Arrestohet 35-vjeçari

5 Shtator 2019, 11:36, Kronika CNA
Konfliktohet me punonjësit e ndërtimit dhe dhunon policinë/

Policia e Korçës ka arrestuar një person pasi u konfliktua me punonjësit e një firme ndërtimi me pretendimin se po i cënonin pronën, si edhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Në pranga u vu shtetasi M.M.,banues në fshatin Kamenicë, 35 vjeç (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje).

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij.

Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhërit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambjentet e Komisariatit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 

 

Lajmet e fundit nga