Connect with Us

Kërkoi zhvarrosjen e trupit të gruas/ Provat “fundosin” Namik Velajn

Kronika

Kërkoi zhvarrosjen e trupit të gruas/ Provat “fundosin” Namik Velajn

Publikuar

-

Zhvarrosja e trupit të gruas ka “fundosur” Namik Velajn i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Namik Velaj kërkoi zhvarrosjen e gruas duke mohuar vrasjen, por nga zhvarrosja rezultoi se para vrasjes, Velaj  e kishte dhunuar duke i thyer krahun dhe dëmtuar  pjesën e qafës.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi në muajin Prill të këtij viti me 35 vite burg Namik Velaj.

LEXO EDHE:  Pas “vetëvrasjes” së Metës, edhe Kryemadhi gati të japë jetën

Kujtojmë  së 70-vjeçari  vrau bashkëshorten e tij Verke Velaj, në Janar të vitit 2017-ës.

Lidhur me këtë ngjarje, fajtor u shpall edhe mjeku Ilir Tanku, për “Shpërdorim detyre”, pasi bashkëpunoi me autorin e krimit.  Mjeku u dënua me 2 vite burg, por gjykata pezulloi dënimin dhe do të shlyhet me 4 vite shërbim prove.

Krimi në familjen Velaj në Patos u fsheh, duke u raportuar fillimisht, si vdekje natyrale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina del nga rruga/ Përplas për vdekje 23 vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Lezhë/ Shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit pasditën e sotme.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për vdekje një 23 vjeçar. I riu ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Autoritet kanë mbërrtiru në vendin e ngjarjes e po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

500 euro për transportin e sirianëve/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Mengel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 – 500 euro për person, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.
Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Mengel”, në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

LEXO EDHE:  Konflikt me mjete të forta mes dy personave/ Një i vdekur, një i plagosur në Kavajë

LEXO EDHE:  Pas “vetëvrasjes” së Metës, edhe Kryemadhi gati të japë jetën

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, për të përshpejtuar procedurat për marrjen e pasaportës.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Kosovë/ Humb jetën një person

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Kosovë/ Humb jetën një person

Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE