LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I vetmi aktor në film ishte "lali Eri"/ Arian Galdini  'degjeneron" Ermal Mamaqin

5 Shtator 2019, 15:46, Sociale CNA
I vetmi aktor në film ishte "lali Eri"/ Arian Galdini 

Kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini ka komentuar filmin ” Dy gisht mjaltë” të Ermal Mamaqit.

“Nuk e di nëse mund të quhet film ai që pashë unë, por me atë cilësi filmimesh, me atë nivel batutash, me atë realizim skenash, me atë soj historie, e sidomos me atë kamera që çdo sekuencë e niste duke filmuar në mënyrë trashanike reklamën e çdo investitori nga biznese private deri tek biznesi politik Veliaj, isha në mëdyshje nëse mund ta konsideroja thjesht një film nën mediokër komercial apo një bllok sekuencash të sajuara keq për reklama pa shije për të tërë, nga vetë Ermali si gjasme aktor e deri tek Lal Eri si i vetmi aktor….”, shkruan Galdini në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Lexova një lajm mbi filmin e ri të Ermal Mamaqit ndaj u bëra kurioz dhe pashë filmin e tij të parë “2 gisht mjaltë”.

Nuk e di nëse mund të quhet film ai që pashë unë, por me atë cilësi filmimesh, me atë nivel batutash, me atë realizim skenash, me atë soj historie, e sidomos me atë kamera që çdo sekuencë e niste duke filmuar në mënyrë trashanike reklamën e çdo investitori nga biznese private deri tek biznesi politik Veliaj, isha në mëdyshje nëse mund ta konsideroja thjesht një film nën mediokër komercial apo një bllok sekuencash të sajuara keq për reklama pa shije për të tërë, nga vetë Ermali si gjasme aktor e deri tek Lal Eri si i vetmi aktor….

Ju them sinqerisht që nuk kam asnjë shtysë personale e as politike për ta paragjykuar Ermalin apo filmin a filmat e Ermalit.

Por tek Xingu edhe shtyhet Ermali si dyqanxhi mediokër luksi sepse emisionet e TV-ve shqiptare pak a shumë të tilla janë katandisur, si qendra tregëtare që japin me qera hapësira publike për dyqane (emisione) me vetëadministrim.

Pra tek Xingu, Ermali është i pavëreshëm dhe krejt normal në mediokritetin si dyqanxhi luksi.

Por kur hyn tek Arti, pra tek filmbërja apo aktrimi, nuk mund të mos tia themi të vërtetën, se filmat si dyqane janë mediokritet që vret, edhe sikur ti nxjerrësh bashkë të shesin aty Edi Ramën dhe Lal Erin….

Kaq sa për një konsideratë të thjeshtë pa pretenduar se jam specialist arti.

Jam thjesht një shijues arti që bezdiset kur arti i vjen nën thirrjet: Uji Dajti, Ujë i Pijshëm Dajti, e ne rendim me bidona ta blejmë duke bërë kot sikur ky nuk e ka mbushur depoziten nga Bovilla…./CNA.al

Lajmet e fundit nga