Connect with Us

Foto-Matrapazët e Tiranës në vitin 1928/ Si ua “jepnin” me qira shtëpitë italianëve

Blog

Foto-Matrapazët e Tiranës në vitin 1928/ Si ua “jepnin” me qira shtëpitë italianëve

Publikuar

-

Foto-Matrapazët e Tiranës në vitin 1928/ Si ua “jepnin” me qira shtëpitë italianëve

Nga Roland Qafoku

Për shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kushte të vështira ka qenë plot talent. Por ajo që po sjell sot I kalon edhe fantazitë më ekstreme.

Ishte vitit 1928 dhe Tirana vërtetë ekzistonte në letër si kryeqytet, por në fakt ishte një fshat, madje as i madh nuk ishte.

Një fshat në të cilin kishin nisur ethet e ndërtimeve pa kufi. Po, ku do strehoheshin ata inxhinierë dhe teknië italianë që do punonin këtu?

Marifetet e shqiptarëve vijnë në gojën e një personaliteti italian që ka lënë kujtimet veta.

Diplomati i njohur Pietro Quaroni që shërbeu në ambasadën italiane në Tiranë ato vite dhe që më vonë do të bëhej edhe president i televizionit RAI-t nga viti 1964 deri në 1969, na sjell të gjallë “tregtinë” alla shqiptare.

“Të strehoheshe në Tiranën e vitit 1928 ishte me të vërtetë një problem serioz.

Në fillimet e saj Tirana nuk ishte veçse një fshat i madh, graduar në rangun e një kryeqyteti.

Qyteti, përveçse domosdoshmërisë të strehonte ministritë dhe funksionarët, duhet të zgjidhte një çështje më të mprehtë akoma: Të strehonte menjëherë disa qindra italianë, oficerë, inxhinierë e teknikë, shumica e të cilëve, në zbatim të disa marrëveshjeve, u derdhën në Shqipëri me familjet e tyre.

Duke ndjekur lojën e ofertës dhe kërkesës, qiratë kishin arritur çmime përrallore: por iniciativa private shqiptare kishte arritur ti përshtatej kësaj gjendjeje në mënyrë shumë orgjinale.

Pronari i një trualli mblidhte ato pak kursime të familjes dhe fillonte të ndërtonte një shtëpi.

Me tu mbaruar të hollat – ato s’e lejonin veçse të arrinte deri te çatia – ai i ndërpriste punimet dhe priste “italianin”.

Ky “italian” derdhte shumën e nevojshme, thënë ndryshe, dy apo tre vjet qira dhe kështu mund të mbaronin shtëpinë.

Disa madje e tepronin. Ime shoqe ishte ngarkuar të na gjente një shtëpi.

Një ndërmjetës e siguroi që ai njihte një shtëpi që nja përshtatej shumë mirë dhe e shoqëroi në një terren djerrë.

-“Ti e shikon. Ky është trualli. Këtu do e ndërtojmë shtëpinë. Pikë për pikë si ta duash”- tha ai.

Kundërveprimi i sime shoqeje ishte i menjëhershëm, më saktë i egër”- (Valixhja diplomatike, faqja 137-138).

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Intervista/ Leh Valesa: Ja pse po dështon sot demokracia

Publikuar

-

Nga

Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake “Solidarnost”, që luajti një rol qendror në rrëzimin e komunizmit sovjetik, dhe dhënien fund të Luftës së Ftohtë, vizitoi këtë javë Uashingtonin, në kuadër të 30 vjetorit të fjalimit të tij para Kongresit Amerikan më 15 nëntor 1989, disa ditë pas rënies së Murit të Berlinit. “Populli polak e lidh SHBA-në me lirinë dhe demokracinë”- u shpreh ndër të tjera ai. Sot, në moshën 76-vjeçare, Valesa pyet veten se çfarë ndodhi me Amerikën, që dikur e admironte.

Çfarë shpresonit të arrinit 30 vjet më parë, me vizitën tuaj në SHBA?

Aso kohe ne po luftonim për një ndryshim të statuskuosë në botë, e cila ishte krijuar që pas Luftës së Dytë Botërore, me dy superfuqi përballë njëra-tjetrën. Shumë vende, e kishin humbur sovranitetin e tyre, për shkak të kësaj marrëveshjeje. Sistemi komunist, ishte një pengesë e madhe për zhvillimin.

Në fund, edhe vetë komunistët nisën të mendojnë se duheshin ndryshime. Ata donin ta mbanin pushtetin për vete, por e dinin se duhej ndonjë reformë, dhe kjo e lehtësoi luftën tonë. Në fund, me mbështetjen e SHBA-së dhe shumë të tjerëve, ne arritëm të eliminonim këtë ndarje të vjetër. Tani lind pyetja:Çfarë duhet të ndodhë më pas? Si duhet të zhvillohet bota? Dhe kjo është porosia ime sot: Ne s’kemi ndërtuar realisht asgjë të re në këtë botë. Madje kemi pësuar humbje.

Çfarë është kjo humbje?

SHBA-ja e ka humbur pozitën e lideres globale, çka është diçka shumë e keqe për botën. Sot bota nuk ka një udhëheqje. Dikur, kur zhvillonim luftën tonë, ne kishim perandorinë e keqe dhe atë të mirë, e cila ishte “streha” e fundit për botën.

E keni fjalën për udhëheqjen, përsa i përket vlerave politike dhe njerëzore?

Ne e mposhtëm komunizmin. Dhe organizatat që patëm atëherë, u treguan disi të efektshme në atë pjesë të botës. Por, a e kemi zëvendësuar ndonjë prej tyre që nga ajo kohë? Një epokë ka marrë fund, dhe një tjetër nuk është shfaqur plotësisht. Ndodhemi midi të dyjave.

Kjo është epoka që unë e quaj si epoka e fjalëve, e shkëmbimit të ideve. Problemi është se pas epokës së vjetër, ne nuk po i besojmë ende njëri-tjetrit. Dhe tani duhet të ndërtojmë diçka krejtësisht të ndryshme. Çështja është çfarë?

Shumë kritikë thonë se sistemi i demokracisë në vetvete nuk po funksionon mirë, përfshirë disa nga drejtuesit e vendeve të Evropës Lindore si Polonia, të cilët po përqafojnë një lloj autoritarizmi të ri. Ju vetë keni denoncuar në BE abuzimin me pushtetin nga lideri i partisë qeverisëse polake Ligj dhe Drejtësi, Jarosllav Kazinski…

Ne në Poloni e nënvlerësuam demokracinë, dhe e morëm si të mirëqenë. I lejuam demagogët populistë që të fitojnë zgjedhjet. Mos e nënvlerësoni demokracinë këtu në SHBA dhe gjetkë, pasi keni shembullin negativ të Polonisë.

LEXO EDHE:  MET Building Tirana/ Një godinë tjetër luksoze pas hotel Dajtit

Demokracia përbëhet kryesisht nga 3 elementë. 30 përqindëshi i parë ka të bëjë me ligjet, rregulloret, kushtetutat. 30 përqindëshi i dytë, ka të bëjë me vlerësimin nëse njerëzit po përfitojnë nga kjo, dhe sa janë ata të organizuar në parti politike, dhe aktivë në jetën publike.

Dhe 30 përqindëshi i tretë, është madhësia e llogarisë bankare. Nëse demokracia po kritikohet, atëherë duhet të gjejmë se cili nga këta elementë nuk po funksionon mirë. Fajtore mund të jenë ligjet dhe rregulloret, apo njerëzit që nuk janë aktivë në politikë. Ose ndoshta ata janë thjesht shumë të varfër, për t’u përfshirë në të.

Dhe cili është vlerësimi juaj?

Nëse flasim për Poloninë, kemi 30 përqindëshin e parë. Qeveritarët po përpiqen të na privojnë nga disa elementë, edhe pse kemi ende bazën ligjore demokratike. Sa për 30 përqindëshin e dytë, unë mendoj se pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje është nën 50 përqind. Dhe për sa i përket pasurisë së shoqërisë, ndoshta vetëm 5 përqind e popullsisë polake, mund të kundërshtojë prirjet politike, pasi vetëm ajo ka luksin të flasë nëse nuk i pëlqen diçka.

Sipas formulës tuaj, ne nuk jemi shumë mirë për momentin. Ka shumë shqetësime mbi besimin e njerëzve tek informacionet e këqija ose të rreme, dhe mbi “vdekjen e demokracisë…

Diagnoza ime, është masa e njerëzve do ndryshime. Ata mund ta kuptojnë që bota ka ndryshuar, por nuk ka ndryshuar në favor të tyre. Kjo është arsyeja, pse kaq shumë njerëz votojnë për ata individë ose grupime, që pretendojnë se do të sjellin ndryshime.

Kështu është votuar për Trumpin në SHBA, dhe për udhëheqjen tone në Poloni. Por ne duhet të jemi realistë, dhe të themi se si Trump edhe politikanët tanë e diagnostikuan saktë situatën ku ndodhemi, por “receta” që ata kanë zbatuar është e gabuar.

Në këto kushte, a keni frikë për nipërit tuaj, brezin e ri?

Në fakt po. Dhe kjo është arsyeja, pse për aq sa ma lejon mosha vazhdoj të udhëtoj nëpër botë, dhe përpiqem të frymëzoj debate. Pasi shpresoj që të rinjtë në Shtetet e Bashkuara, do të shohin nesër të njëjtat gjëra që unë po shoh sot, dhe kjo mund të ndihmojë në pasjen e një bote të sigurtë për fëmijët dhe nipërit e mi.

Pra, po përpiqeni të riktheni shkëlqimin e demokracisë?

Mesazhi im është, le t’i japim përgjigje pyetjes, se cili duhet të jetë themeli për një strukturë të re në botë. Nese kemi një konsensus mbi vlerat e përbashkëta, atëherë si duhet të jetë sistemi ekonomik global? Ne e dimë që dikur kapitalizmi ishte paksa si gara e një miu. Por tani, nëse ne kemi eliminuar konkurrencën midis veneve, si duhet të jenë kapitalizmi dhe konkurrenca?/ Përktheu dhe përshtati CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kampi i refugjatëve Moria në Greqi/ Njolla e turpit të Evropës

Publikuar

-

Nga

Nga Rachel Donadio “The Atlantic”

Moria, në ishullin grek Lesbos, është një vendkalim simbolik midis Lindjes së Mesme dhe Evropës. Ajo është “vrima e gjilpërës”, përmes së cilës duhet të kalojnë emigrantët, që udhëtojnë nga lindja në perëndim, dhe një vatër presioni midis Stambollit dhe Brukselit.

Kufiri SHBA-Meksikë, nuk është e vetmja pikë e nxehtë e emigrimit ilegal në Perëndim. Ajo çfarë është Juarez për Amerikën, është Moria për Evropën. Të ardhurit me anije nga përtej Mesdheut, e kanë shndërruar atë në kufirin më të rrezikshëm në botë.

Nga afër, Moria është një masë kaotike njerëzish. Kampi i ndërtuar për të akomoduar rreth 3.000 njerëz, popullohet aktualisht nga më shumë se 13.000 njerëz (përfshirë rreth 1.000 të mitur të pashoqëruar). Refugjatët presin ndonjëherë më shumë se 1 vit për rishqyrtimin e kërkesës së tyre për azil nga burokracia e ngadaltë greke.

Dimri po afron, dhe shumica e refugjatëve këtu jetojnë jashtë mureve të kampit, në tenda të ngritura në kodrat përreth, pa energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm, të cilat ekzistojnë vetëm brenda kampit. Disa OJQ, i ndihmojnë çdo ditë me shërbimet më elementare, teksa raportojnë kushtet skandaloze.

Zënkat verbale dhe përleshjet fizike gjatë rradhëve të gjata për bukë, zgjasin shpesh me orë të tëra. Gratë kanë frikë të përdorin tualetet, nga frika e ngacmeve seksuale. Në shtator, një grua gjeti vdekjen në një zjarr që ra befas në kamp. Po si u arrit në këtë situatë? Kjo u lejua nga Evropa.

Numri i madh i emigrantëve që tentuan të hynin në Evropë në vitin 2015, nxiti një forcim të kontrolleve kufitare, dhe një rritje të popullaritetit të partive të ekstremit të djathtë. Pastaj erdhën Brexit, dhe Donald Trump, që ndryshuar “erërat” politike.

Kriza ndodhi edhe për shkak të paaftësisë së Bashkimit Evropian, për të pasur një politikë emigratore që do të ndihmonte shtetet anëtare, infrastruktura e të cilave nuk ishte e mjaftueshme për të përballuar këtë barrë. Greqia ishte duke e marrë ende veten nga kriza ekonomike. Qeveria e saj aktuale konservatore, që mori pushtetin në korrik, ka kërkuar ndihmë shtesë nga BE, që ende nuk ka mbërritur.

Çfarë është tek e fundit Moria? Është pikërisht vendi ku idealet e Evropës – solidariteti, të drejtat e njeriut, një strehë e sigurt për viktimat e luftës dhe të dhunës – po nëpërkëmben nga burokracia, indiferenca dhe mungesa e vullnetit politik.

Moria është “normalizimi” i një krize humanitare, dhe dështimi moral i Evropës. Në tetor unë vizitova vetë kampin Moria. Aty kam dëgjuar klithmat e fëmijëve, por edhe të qeshurat e tyre. Pashë gra nga Afganistani dhe Somalia, me rrobat e tyre tradicionale. Një afgan 20-vjeçar, kishte hapur një berberhane. “Unë dua të shkoj në Amerikë!”- më tha ai.

LEXO EDHE:  Veliaj braktiset ne prezantimin e kandidateve te ASHE

Nëse kampi Moria do të kishte një mesazh të shkruar, ai do të ishte:“Mirësevini në Evropë. Tani kthehuni në shtëpi!”. Por njerëzit vazhdojnë të vijnë. Dhe ata nuk kthehen në shtëpitë e tyre. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, kampi në Lesbos pranon 40 përqind të të gjithë ardhurve nga deti në Greqi, dhe Moria po përballon një fluks 7 herë më të lartë mbi kapacitetin e kampit.

Gati çdo ditë në ishull mbërijnë anije me emigrantë nga Turqia. Vetëm në shtator të këtij viti, në Greqi mbërritën 12.500 refugjatë, kryesisht nga Afganistani dhe disa nga Siria. Ky është numri më i madh që nga marsi i vitit 2016, kur BE-ja nënshkroi një marrëveshje me Turqinë.

Brukseli i premtoi Ankarasë 6 miliardë euro, në mënyrë që të mos lejojë refugjatët sirianë të udhëtojnë drejt Perëndimit. Kjo marrëveshje mbetet ende në fuqi, por rajoni po ndryshon me shpejtësi. Pasi Trump i dha dritën jeshile për të dëbuar kurdët nga Siria Veriore, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të dërgojë në Evropë “miliona” refugjatë.

Dhe nëse e bën këtë, ka të ngjarë që shumica të kalojnë nga Moria, dhe kësisoj kriza humanitare do të përkeqësohet. Refugjatët më të rrezikuar, siç janë gratë dhe të miturit, që shpesh janë viktima të dhunës seksuale, supozohet se mbahen në zona të sigurta brenda kampit Moria. Por për shkak të mbipopullimit, shumë prej jetojnë jashtë kampit, në ullishte.

Në vitin 2015, trupi i pajetë i vogëlushit 3-vjeçar kurd, Alan Kurdi, u nxor nga ujërat e detit në një plazh të Turqisë. Ai u bë simboli i një krize, që fatkeqësisht nuk mbaroi aty. Britania e Madhe, u zotua të pranojë 3.000 fëmijë. Por 3 tre vjet më vonë, edhe për shkak të Brexit, ajo kishte pranuar vetëm 220.

UNHCR vlerëson se në Greqi ndodhen aktualisht më shumë se 4500 të mitur të pashoqëruar. Anxhela Modareli, një mjeke e shëndetit mendor në klinikën e “Mjekëve pa kufij”, punon me fëmijën në Moria. Kushtet janë të merrshme, thotë ajo. “Fëmijët nuk luajnë. Ndonjëherë  ndalojnë së komunikuari, dhe rrinë kokëulur, refuzojnë të flasin”-më tha ajo.

Të tjerët kanë tentuar të vrasin veten, duke u vetëçarë me trup me mjete prerëse. “Për mua nuk është e thjeshtë të kuptoj, që kjo është vërtet Evropa. Këta fëmijë këtu janë privuar nga shpresa e tyre”- thekson ajo. Si do të përfundojë e gjitha kjo? Greqia nuk mund t’i strehojë që të gjithë. Ajo ka nevojë për ndihmën e Evropës./Përshtatur në shqip nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Klaus Von Stauffenberg, Koloneli gjerman që tentoi të vriste Hitlerin për të shmangur shkatërrimin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufenberg, e ndjente se ishte detyra e tij të shërbente me nder, dhe mbronte kombin e tij gjerman. Ai besoi në fillim, se Adolf Hitleri mund të ishte njeriu për ringritjen e Gjermanisë. Por më vonë u zhgënjye prej tij, dhe iu bashkua një komploti kundër regjimit nazist, që në fund i mori jetën.
Lindi më 15 nëntor 1907 në kështjellën Jetingen të familjes së tij, që ishte prej 6 shekujsh një
nga familjet më me ndikim në jugun katolik të vendit. Si çdo gjerman tjetër i brezit të tij, fëmijëria e Shtaufenberg u ndikua shumë nga Lufta e Parë Botërore.

Ai vendosi të ndihmonte me çdo mjet Gjermaninë, që po i nënshtrohej kushteve të rënda të paqes nga Traktati i Versajës. Edhe kur fisnikëria u detyrua me kushtetutë të hiqte dorë nga privilegjet e saj, Shtaufenberg mbeti i përkushtuar ndaj vendit të tij. Në vitin 1926, ai u regjistrua në ushtrinë gjermane, në regjimentin e kalorësisë. Në pak vite, arriti të marrë gradën e togerit.
Hitleri u emërua kancelar i Gjermanisë po atë vit që Klaus u martua me gruan e tij, Ninën. Shtaufenberg e mirëpriti në fillim ngjitjen e Hitlerit në pushtet. Ai mendonte se Fyhreri do
të ndihmonte në rivendosjen e krenarisë dhe prestigjit të nëpërkëmbur të Gjermanisë.
Por nisi të ketë shumë shpejt dyshimet e para, pas së ashtuquajturës Nata e Thikave të Gjata në qershorin e vitit 1934. Për të forcuar pozitat e tij, Hitleri tradhtoi dhe eleminoi shumë njerëzit që e ndihmuan të ngjitej në pushtet.

Ngjarja e dytë që e shqetësoi aakoma më shumë Shtaufenbergun, ndodhi në nëntorin e vitit 1938. Gjatë 2 ditëve, trupat parmilitare naziste vranë dhjetëra hebrenj, dhe shkatërruan bizneset e tyre, në atë që mbeti në histori si ‘Kristallnacht’ (Nata e Xhamave të Thyer). Për Shtaufenberg, ‘Kristallnacht’, ishte një njollë mbi nderin e Gjermanisë.
Në atë kohë, ai u njoh me Hening von Treshkov, një oficer në komandën e lartë të ushtrisë gjermane, që e përdori pozitën e tij për të organizuar një grusht shteti. Që të dy ushtarakët, kishin shumë pikëpamje të njëjta. Më vonë, Shtaufenberg u promovua në gradën e kolonelit, dhe u dërgua të luftojë në Afrikë, me Divizionin e 10-të të Panzerave.
Ai e kuptoi gradualisht, se Gjermania nuk kishte asnjë shans për të fituar luftën. Ai u zhgënjye edhe më shumë me oficerët e niveleve të larta, që nuk pranonin t’i tregonin Hitlerit të vërtetën e situatës në terren. Një sulm i aleatëve në vitin 1943, e la të plagosur rëndë. Ai humbi syrin e majtë, dorën e djathtë, si dhe gishtin e vogël dhe atë unazës në dorën e majtë.

Mjekët menduan në fillim, se ai nuk kishte gjasa të mbijetonte. Edhe nëse ndodhte kjo, ai me siguri që do të mbetej përjetë invalid. Por Shtaufenberg pati një rikuperim të jashtëzakonshëm në më pak se 3 muaj. Për guximin e treguar në luftë, u nderua me medaljen e Kryqit të Artë.
Plagosja e rëndë, e bindi akomë më shumë Shtaufenbergun, se Hitleri duhet të rrëzohej nga pushteti. Pasi rifilloi punë në Zyrën e Përgjithshme të Ushtrisë në Berlin, ai komplotoi me oficerë si gjenerali Friedrih Olbriht, Shef i Zyrës së Përgjithshme të Ushtrisë në Komandën e Lartë.
Në fakt, Staufenberg nuk ishte i vetmi që e kundërshtonte në fshehtësi Hitlerin. Von Treshkov kishte kryer një atentat kundër Hitlerit në marsin e 1943-it. Ai vendosi një bombë në avionin e Fyhrerit. Por fatkeqësisht Hitleri zbarkoi në Berlin shëndoshë e mirë. Bomba nuk shpërtheu, për shkak të një defekti në siguresë.

LEXO EDHE:  Veliaj braktiset ne prezantimin e kandidateve te ASHE

Një javë më vonë, oficeri Rudolf von Gertsdorf, vendosi një bombë në trup, duke synuar
të vetëhidhej në erë, kur aty pranë të kalonte Hitleri. Edhe ajo përpjekje dëshoi. Pas zbarkimit tëAleatëve në Normandi në 6 qershor 1944, oficerët gjermanë të rezistencës u dëshpëruan.
Disa menduan ta shtynin planin, kur Aleatët të përparonin drejt Berlinit. Por Shtaufenberg nuk pranoi të tërhiqej.
Komploti i 20 korrikut, do të ndodhte ditën kur Shtaufenberg mori pjesë në mbledhjen e lartë të disa ushtarakëve në shtabin e Hitlerit në Prusinë Lindore, i njohur si “Strofulla e Ujkut”. Pasi kurdisi orën e bombës, koloneli hyri brenda në sallë, dhe vendosi me qetësi çantën e tij nën tryezën e madhe.
Hitleri dhe oficerët e tjerë ndodheshin rreth e rrotull. Pas disa minutash, Shtaufenberg përdori një pretekst për të dalë nga salla. Kur po afrohej tek makina e tij, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Gjatë kaosit që pasoi, koloneli arriti të kalonte të gjitha pikat e kontrollit, dhe t’i hipte një avioni që e çoi në Berlin, i bindur se askush nuk do t’i kishte mbijetuar shpërthimit.

Për fatin e keq të Shtaufenbergut dhe komplotistëve të tjerë, Hitleri i kishte shpëtuar sërish vdekjes. Shtaufenberg dhe 3 udhëheqësit e tjerë të komplotit, u kapën në zyrat e komandës, dhe u akuzuan për një grusht shteti. Më 21 korrik 1944, Klaus u pushkatua në oborrin e godinës bashkë me Olbriht. “Rroftë Gjermania e lirë”- ishin fjalët e tij të fundit.
Në ditët që pasuan, u vranë qindra komplotistë të tjerë. Vëllai i Shtaufenberg, Berthold, që ishte gjithashtu pjesëmarrës në komplot, u var në litar. Gruaja shtatzënë e kolonelit, Nina, u arrestua nga Gestapo, dhe u dërgua në kampin e përqendrimit në Ravensbryk.
Fëmijët e tij u dërguan jetimore. Familja u ribashkua më vonë, dhe gruaja e Klausit nuk u martua kurrë. Djali i Klaus, Bertield, kujton se kur mësoi se kush ishte babai i tij e pyeti të ëmën:”Si mundi ta bënte këtë?”. Dhe ajo i tha:”Ai besonte se duhej ta bënte për Gjermaninë”. Bertield shtoi:”Për mua, nuk ka dyshim se ai komplot, shpëtoi pak nga nderi i humbur i Gjermanisë”/Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE