Connect with Us

Drogë dhe falsifikim dokumentash/ Arrestohen 2 persona në Vlorë

Kronika

Drogë dhe falsifikim dokumentash/ Arrestohen 2 persona në Vlorë

Publikuar

-

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin E.F., 30 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Selenicë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “29 Nëntori” Vlorë pasi nga kontrolli personal, këtij shtetasi iu gjetën një sasi farash të dyshuara si kanabis sativa.

Gjithashtu është vënë në pranga një shtetas dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për falsifikim dokumentash.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R.M., 52 vjeç, banues në Vlorë dhe ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin D.Gj., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga hetimet e kryera nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar ka rezultuar se 52 vjeçari i ka shitur 27 vjeçarit kopjon e një mjeti identifikimi që i përket një shtetaseje italiane.

LEXO EDHE:  Tentuan të vidhnin bankomatin/ Arestohen dy persona

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tragjik në Gramsh/ Humb jetën shoferi dhe pasagjeri, plagosen 6 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Cekrez të Gramshit.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Nga informacionet paraprake, raportohet se ka humbur jetën shoferi dhe pasagjeri i automjetit, ndërkohë ende nuk bëhen me dije emrat e tyre apo shkaku i aksidentit.

Gjithashtu raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy persona me lende plasese

LEXO EDHE:  Udhëtonte me 12 kg drogë në makinë/ Prangoset një person

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumb kokës shqiptarit në Greqi/ Dyshohet për larje hesapesh

Publikuar

-

Nga

Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Athinë.

Mësohet se shqiptari është qëlluar me plumb në kokë nga një person që lëviste me fuoristradë të zezë.

Sipas mediave greke, paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i 37-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Skandal/ Ujërat e zeza derdhen në bregdetin e Vlorës

LEXO EDHE:  Tjetër peticion kundër Bashës/Pas Korçës edhe Vlora i "mbyll dyert" kreut të PD

vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishin fshehur drogën në tubacionin e ujërave të zeza/ Pranga tre shqiptarëve në Greqi

Publikuar

-

Nga

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me 2.5 kg heroinë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Artës, ku tre shqiptarëve iu gjetën 9 pako heroinë.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se droga ishte fshehur në një tubacion të vjetër të ujrave të zeza.

Shqiptarëve të moshës 29, 40 dhe 42-vjeç iu sekuestruan gjithashtu edhe 2 makina, 4 celularë dhe 700 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE