LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alkatraz, burgu më i frikshëm në SHBA, ku u mbyll dikur edhe Al Kapone

5 Shtator 2019, 09:01, Blog CNA
Alkatraz, burgu më i frikshëm në SHBA, ku u mbyll dikur edhe Al

Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shteteve të Bashkuara, një fortesë e ngritur në një ishull shkëmbor në Gjirin e San Françiskos. Uji i akullt i gjirit, ishte garancia më e mirë që askush nuk do të mund të arratisej.

Pse e ka këtë emër?

Alkatraz u quajtur fillimisht La Isla de los Alcatraces në vitin 1775, nga eksploratori spanjoll Huan Manuel de Ajala. Ajo përkthehet si Ishulli i Pelikanëve. Por natyrisht njihet më së shumti me nofkën The Rock (Shkëmbi).

Rregullat në burg ishin shumë të rrepta

Të burgosurve në këtë burg të sigurisë maksimale, u lejoheshin vizita nga të afërmit vetëm një herë në muaj. Bisedat monitoroheshin nga gardianët, dhe kufizoheshin vetëm në tema të aprovuara paraprakisht. Nëse dikush nga të burgosurit shkelte rregullat, i ndaloheshin për jetë vizitat.

Dikur në ishull ndodhej një fortesë ushtarake

Nga fillimi i viteve 1850, në Alkatraz gjendej një fortesë e pajisur me topa dhe armë. Pra kishte një fuqi të mjaftueshme zjarri, për të dekurajuar cilindo që do të sulmonte SHBA-në përmes San Françiskos.

Ky vend përndiqet ndoshta nga fantazmat

Alkatrazi është në listën e shumicës së njerëzve, si një nga vendet më të përndjekura nga fantazmat në SHBA. Indianët e Amerikës, pretendojnë se në atë ishull kishin hasur në shpirtra të këqij, edhe para se të bëhej një burg.

Ishulli nuk ka ujë të pijshëm

Edhe pse jetonin qindra të burgosur, ishulli shkëmbor nuk ka ujë të pijshëm. Një anije çisternë, zbarkonte në Alkatraz çdo javë me afro 1 milionë litra ujë, ushqime, karburante dhe furnizime të tjera.

Disa pretendojnë, se aty sillet ende fantazma e ish-bosit të mafias Al Kapone

Al Kapone, ka qenë padyshim i burgosuri më i famshëm i atij burgu. Pavarësisht sigurisë maksimale, ai pati një trajtim më komod se të tjerët. Madje autoritetet e lejuan të mbante një piano, me të cilën ai praktikohej në seksionin e dusheve. Sot ka njerëz që pretendojnë se dëgjojnë ende muzikë që vjen nga dushet, ku Al Kapone luante muzikë, kuptohet në mënyrë amatore.

Askush nuk arriti që të arratisej

Nga 36 të dënuarit që u përpoqën të arratisen, 5 janë ende të zhdukur dhe supozohet se janë mbytur. 23 u kapën, dhe 6 të tjerët u pushkatuan. Sidoqoftë, pati të paktën një përpjekje shumë të zgjuar arratisjeje. Në vitin 1945, Xhon Xhilles vodhi një uniformë ushtrie, dhe arriti të futet në një kamion ushtrie, duke arritur të largohej përkohësisht nga ishulli. Për fatin e tij të keq, anija ku ndodhej kamioni u drejtua për në ishullin Angel dhe jo drejt qytetit. Dhe oficerët e korrektimit ishin duke e pritur atje, për ta kthyer mbrapsht në burg.

Indianët e amerikës e zaptuan, për të protestuar ndaj qeverisë për grabitjen e tokave të tyre

Në vitin 1969, aktivistët indianë, e zaptuan me forcë burgun e braktisur. Për 19 muaj ata nuk pranuan të largohen prej andej. Numri i tyre, mbërriti në një moment në 400 persona. Ndaj në vitin 1970, presidenti Riçard Nikson e ndryshoi për njëfarë kohe politikën ndaj tye.

Nuk është i rrethuar nga peshkaqenë që sulmojnë njerëzit

 Ky mit u krijua, dhe iu bë jehonë për t?i demotivuar të burgosurit që të përpiqeshin të arratiseshin. Në fakt të vetmit peshkaqenë që ndodhen në Gjirin e Kalifornisë, janë të padëmshëm. Për më tepër, kishte një rrezik edhe më të madh, nëse tentohej largimi nga ishulli përmes notit. Uji jashtëzakonisht i ftohtë dhe rrymat e forta, mund të shkaktonin shumë lehtë mbytjen.

Çoi disa të burgosur drejt çmendurisë

Disa të dëbuar raportohet se u çmendën, dhe të paktën disa prej tyre u vetë-gjymtuan, apo kryen vetëvrasje.

Hapësira në qeli ishte shumë e ngushtë

Shumica e qelive në këtë burg, ishin më të vogla se sa dollapët që kanë sot shumica e njerëzve në dhomën e gjumit. Ajo kishte zakonisht përmasa 1.7 me 3 metra, dhe përmbante vetëm një lavaman, tualetin dhe një krevat. Interesant është fakti që kur ushtria e shembi tërësisht fortesën, ajo detyroi të burgosurit të ndërtonin burgun ku do të qëndronin vetë.

Lajmet e fundit nga