LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A po merr fund populizmi në Evropë?

5 Shtator 2019, 08:04, Blog CNA
A po merr fund populizmi në Evropë?

Nga Gwynne Dyer ?Internazionale?

* A po përjetojmë kulmin e fashizmit në Evropë? Ok, kulmin e nacionalizmit. Por gjithsesi, a jemi duke parë fillimin e rënies së tij? Tre ngjarje gjatë kësaj jave, na japin arsye për të patur shpresë. Së pari, të dielën në Gjermani, partia ekstremiste e krahut të djathtë Alternative für Deutscheland (AfD) nuk arriti të zinte vendin e parë në zgjedhjet lokale në 2 lande, në të cilat kishte mundësinë të formonte qeverinë lokale, në Saksoni dhe Brandenburg.

Në të dyja landet, ka shumë qytetarët të pakënaqur, pasi ish-Gjermania Lindore është ende më e varfër se sa pjesa perëndimore e vendit, ndonëse kanë kaluar 30 vjet nga ribashkimi. Duke mos e përjetuar asnjëherë emigrimin nën sundimin komunist para vitit 1990, shumë njerëz në lindje të vendit, jetojnë nën panikun e përhershëm se mund të asfiksohen nga emigrantët (megjithëse në realitet ka shumë pak të tillë).

Kështu, ndër 16 landet e Gjarmanisë, Brandenburgu dhe Saksonia duhej të ishin fitoret më të lehta për AfD, por në fakt nuk rezultuan të tilla. AfD, u rendit e dyja në të dyja landet. Por në të dyja rajonet pati një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë votuesish. Dhe kjo kryesisht për shkak të shkuarjes në kutitë e votimit të njerëzve që zakonisht janë indiferentë, por që këtë herë e  kuptuan se votat e tyre ishin të nevojshme, për të ndaluar ngjitjen në pushtet të ekstremistëve të AFD.

Së dyti, ta martën në Itali u kuptuar se Lega e ekstremit të djathtë, mbeti tërësisht e mënjanuar. Kur dikur quhej Lega Nord, ajo ishte një parti haptazi raciste, dhe donte të shkëputej nga Italia, për t?u larguar nga italianët ?dembelë dhe të korruptuar të jugut?.

?Në jug të Romës, ndodhet Afrika!?- mendon pjesa më e ligë e italianëve të veriut. Edhe pse ndryshoi emrin dhe e pastroi disi imazhin e saj të dikurshëm, ajo është akoma Partia e Keqe. E megjithatë në 18 muajt e fundit, ishte në një qeveri koalicioni me Lëvizjen Pesë Yjet, një parti jo aq e keqe.

Lega po ecte mirë në sondazhe. Prandaj drejtuesi i saj, Mateo Salvini, e prishi koalicionin me shpresën se do të bëhej kryeministër, pas zgjedhjeve të reja të parakohshme. Në vend të kësaj, Lëvizja Pesë Yjet gjeti një partner të ri në koalicion, Partinë Demokratike të së majtës, ndaj Lega mbeti me gisht në gojë në opozitë.

Të martën, 79.634 anëtarët e Lëvizjes Pesë Yjet, e miratuan marrëveshjen me një votim në internet. Tashmë Legës mund t?i duhet të presë edhe 3 vjet e gjysmë, deri në zgjedhjet e reja parlamentare. Dhe ndoshta deri atëherë, mbështetja ndaj saj në sondazhe mund të bjerë.

Pastaj kemi Britaninë e Madhe, ku më 3 shtator kryeministri i ri konservator Boris Xhonson u përball për herë të parë në parlament, dhe humbi në një votim të rëndësishëm, teksa 21 deputetë nga partia e tij votuan kundër tij.

Boris nuk është një neo-fashist. Ai nuk është aspak ideologjik, por thjesht një oportunist i gatshëm të veshë çfarëdolloj identiteti, që e çon atë atje ku dëshiron. Për momentin, identiteti i tij është ai i një nacionalisti të ekstremit të djathtë.

Gjithsesi, shumë nga njerëzit rrotull tij kanë vendosur të bëjnë vetëvrasje. Ata janë nacionalistë të thekur, që ëndërrojnë ?Anglinë e vogël?, pa u shqetësuar nëse Brexit e shkatërron Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë vënë tashmë nën kontroll lidershipin e Partisë Konservatore.

Aktualisht, Xhonson po shtirret sikur po negocion me Bashkimin Evropian. Ndërsa në realitet, ai po planifikon të largojë vendin nga BE pa asnjë marrëveshje, gjë që do ta dëmtonte seriozisht ekonominë britanike. Nga ana tjetër, ajo do të garantonte të ardhmen e saj politike, si njeriu që arriti të realizojë Brexit (edhe pse një Brexit shumë më në ekstrem, sesa mund të imagjinohej në referendumin e 2016-ës).

Një Brexit i tillë, do të krijonte mundësi të mëdha për ?kapitalistët e katastrofës?, të cilët financuan lëvizjen Brexit, dhe që shpresojnë të ndajnë mes tyre burimet e një Anglie të paralizuar. Sigurisht, që kjo situatë u jep vendeve jo-angleze të Mbretërisë së Bashkuar, dhe veçanërisht Skocisë, një pretekst të përsosur për të mbajtur një referendum për pavarësi nga unioni.

Por e ardhmja politike e Borisit nuk është e qartë. Ai është aktualisht pretendent për të qenë kryeministrit më pak jetëgjatë në historinë britanike, pasi humbja e fundit në parlament dhe dezertimi i shumë deputetëve të moderuar konservatorë, nënkupton se duhet të ketë zgjedhje të reja, të cilat Xhonsoni mund t?i humbë.

Këtë javë, nuk pati fitore epike, dhe as pika kthese vendimtare. ?Virusi? i nacionalizmit, po infekton ende politikën e shumë vendeve evropiane. Madje edhe e ardhmja afatgjatë të Bashkimit Evropian, garantuesi i paqes në kontinent gjatë 60 viteve të fundit, nuk mund të merret më si e mirëqenë.

Por tanimë është e qartë se nacionalistët ekstremit të djathtë, mundet edhe të humbasin dhe jo vetëm të fitojnë. Kjo duhej të ishte e qartë edhe më parë. Por populistët dukeshin thuajse të pandalshëm kur ngritën krye në vitin 2016.  Brexit dhe Trump, pastaj Hungaria dhe Polonia, më vonë Italia dhe Gjermania. Pyetja e vetme ishte:?Po tani kush e ka radhën??.

Por tashmë joshja ndaj tyre është zbehur. Nacionalistët fitojnë diçka, por humbasin diçka tjetër. Dhe këtë javë pësuan 3 humbje të rënda. Padyshim që ata do të jenë rreth e rrotull edhe për një farë kohe. Por ne mund të jemi duke parë kulmin e valës së populizmit, që më pas do të pasohet nga rënia e tij./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga