Connect with Us

A mund të ketë një ‘fillim të ri” në marrëdhëniet BE-SHBA nën udhëheqjen e Donald Trumpit?

Bota

A mund të ketë një ‘fillim të ri” në marrëdhëniet BE-SHBA nën udhëheqjen e Donald Trumpit?

Publikuar

-

SHBA përpiqen të fitojnë simpati te Ursula von der Leyen e kolegët e saj të ardhshëm. Por sa mund të ndihmojë kjo ndërhyrje te fytyrat e reja të Brukselit për të zvogëluar rrudhat e thella në marrëdhëniet transatlantike?

U desh vetëm një vit për t’ia ulur optimizmin Gordon Sondland-it për përmirësimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Brukselit.  Ambasadori amerikan në BE erdhi në korrik të vitit të kaluar me besimin e plotë, se qasja e hapur e administratës së Trumpit do të fitonte pikë në Bruksel dhe do të mënjanonte disa vështirësi në marrëdhëniet transatlantike.

Sondland beson ende, se kjo mund të ndodhë, por jo me drejtuesit aktualë. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo sapo kaloi dy ditë në kryeqytetin e BE-së, dhe nuk u bëri as një telefonatë mirësjelljeje personave që ende mbajnë postet më të larta në BE. Sondland shpjegoi se SHBA po pret me gëzim 1 nëntorin, kur Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe administrata e saj të marrin në dorëzim detyrën.

Trump-i që e ndiqte takimin së largu, nuk do të linte rastin pa e komentuar:  “Gjenive” nëpër botë që e nxisin atë të bashkëpunojë me BE-në kundër praktikave të padrejta të tregtisë kineze ai u shkroi në Twitter: “Mos harroni se BE-ja dhe të gjithë na trajtojnë neve SHUMË padrejtësisht në tregti. Do të ndryshojë!”

 

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

For all of the “geniuses” out there, many who have been in other administrations and “taken to the cleaners” by China, that want me to get together with the EU and others to go after China Trade practices remember, the EU & all treat us VERY unfairly on Trade also. Will change!

“Marrëdhënia jonë me Bashkimin Evropian ka shumë ngërçe në shumë fronte, në tregti dhe në çështje të tjera, që kanë bërë që shumë biseda mes nesh të kenë qenë të pakëndshme,” tha Sondland duke komentuar vizitën e Pompeos. Sekretari i shtetit vetë kësaj here nuk kishte marrë gazetarë me vete.

Sipas Sondlandit, ky udhëtim kishte si synim që të shfletonte një “faqe të re” ose “të hapte një kapitull të ri” ose “emërtojeni me eufemizmin që dëshironi”. Sondland u shpreh i kënaqur me ngrohtësinë dhe përmbajtjen e takimeve, megjithëse, siç shtoi, takimet nuk synonin të kishin shumë përmbajtje. “Kam dëgjuar të flitet se ka shumë liderë (në BE) që thonë gjëra, të cilat unë nuk i imagjinoja se do t’i thoshin e që janë shumë, shumë të përafërta me botëkuptimin tonë”, tha ai, pa hyrë në hollësi të mëtejshme.

Sipas Sondlandit kjo është një shenjë për ndryshimin e qëndrimit, duke thënë se von der Leyen, së bashku me drejtuesit e tjerë që po vijnë në BE, “nuk kanë aq interes të kenë fërkime me Shtetet e Bashkuara, se sa të punojnë së bashku për të arritur rezultate në temat e ndryshme, si Kina, Irani apo Lindja e Mesme”.

“Diplomaci jo e mençur”

Sondland këmbënguli se fakti që SHBA-të kanë preferenca për zyrtarët e rinj nuk do të thotë se ato nuk e respektojnë ekipin që është duke u larguar. “Ne kemi pasur disa suksese të mëdha së bashku në fusha të ndryshme, por ne duam të mënjanojmë bllokadat”, tha ai, “dhe nganjëherë mënyra e zhbllokimit është largimi i lojtarëve në fushë.”

Edhe vetë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, e justifikon qëndrimin e Uashingtonit. “Është e vetëkuptueshme që kur ndryshon lidershipi, ju doni të krijoni një marrëdhënie me udhëheqjen në e re,” tha ajo. “Unë në fakt e shoh si një veprim për të siguruar mbështetjen për marrëdhëniet shumë të rëndësishme që kemi.”

Pompeo und Mogherini in Brüssel (Reuters/O. Hoslet)Sekretari i Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe stafi i tij në tryezë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherinin dhe ekipin e saj (shkurt 2019) Reuters. Marrëdhëniet e Komisionit të BE-së me administratën e Trump-it nuk ishin gjithnjë aq miqësore sa duken në këtë fotografi.

Të tjerë, si për shembull Evelyn Farkas, e shohin këtë ndërhyrje të parakohshme si një gabim taktik.
Ish-ndihmësja e sekretarit të mbrojtjes nën administratën e Obamës, tani punon për Fondin Marshall Gjermani, thotë se “kjo nuk është diplomaci e mençur”. Farkas beson, megjithatë se një përmirësim mund të ketë me stafin e ri në çështjen e Iranit. Sipas saj, Trump-i dëshiron të fitojë pikë si me Brukselin, ashtu edhe me votuesit amerikanë që kanë frikë nga një konflikt i ri në Lindjen e Mesme. Por ajo shton se nuk ka “rrugëdalje tjetër përveç përmirësimit të marrëveshjes [aktuale bërthamore]”.

Farkas shpreson që SHBA dhe BE të bëjnë disa shtesa në marrëveshjen ekzistuese, si  për shembull, të bien dakord për zgjatjen e afatit kohor të saj, duke përfshirë ndalimet për raketa balistike dhe kërkesën për një kontribut pozitiv nga Teherani në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Ndryshime në politikat ndaj Kinës?

Susi Dennison nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) beson se tema për të cilën mund të afrohen më shumë SHBA me BE është Kina, pavarësisht nga komenti i fundit u Trump-it në Twitter.

Sipas një sondazhi të bërë nga ECFR-ja, taktika amerikane ka arritur një farë suksesi: “Qasja radikale e Trump-it në marrëdhëniet me Kinën është diçka që evropianët e kuptojnë më mirë se qasjet e Trump-it për disa çështje të tjera,” thotë ajo. Dennison, e cila drejton programin “Fuqia Evropiane” në kuadër të ECFR-së, thotë se  nga sondazhet vihet re se në konfliktin mes SHBA-së dhe Kinës, evropianët do të preferonin të ishin të paanshëm. Por përtej kësaj, ata e mbështesin Uashingtonin shumë më tepër se Pekinin. Ky qëndrim nuk është i njëjti kur kemi të bëjmë me konfliktin SHBA-Rusi, shton ajo.

Por Dennison paralajmëron se qasja e Pompeos ka një të metë që administrata e von der Leyen-it do bënte mirë ta kishte parasysh: “Ndërtimi i marrëdhënieve pas dyerve të mbyllura me një administratë që është thellësisht e papëlqyer në Evropë, të lë shijen e një BE-je burokratike që vazhdon me kursin e vjetër,” thotë ajo. “Kjo nuk i shkon shumë imazhit të një Evrope të re, që dëgjon zërin e qytetarëve.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid/ Ndryshon orari i lëvizjes, rihapen këto aktivitete

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid/ Ndryshon orari i lëvizjes, rihapen këto aktivitete

Qeveria e Kosovës ka hequr disa kufizime të vëna më 6 prill për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Me vendim të ri të së dielës, i cili nis së zbatuari nga 19 prilli, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në periudhën 22:30 – 05:00.

Institucionet arsimore, si publike, ashtu edhe ato private të të gjitha niveleve të arsimit, do të zhvillojnë mësimin me prezencë online.

Bizneseve të gastronomisë do t’iu lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror.

Qendrat tregtare do të hapen po ashtu, duke pasur parasysh mbajtjen e distancës.

Sa i përket hyrjes në territorin e Kosovës, masa e njëjtë do të vazhdojë të zbatohet, që nënkupton se secili person që shkon në këtë shtet nga një vend me rrezikshmëri të lartë duhet të prezantojë testin PCR për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për atë që është konsideruar mbyllje e pjesshme nga data 7 deri më 18 të këtij muaji.

Masat kishin për qëllim luftimin e pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve nga muaji mars.

LEXO EDHE:  Berisha: Edi Rama apo piktori deshtak, per te mbuluar deshtimet e tij i jep mend Europes!

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Batuta që Berisha i bëri Topallit në mbledhjen e grupit të PD

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,072 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë të dielën se një ekip negociues është duke punuar për sigurimin e vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe Administrata për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) në Shtetet e Bashkuara./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Shtëpia e Bardhë: Moska do të përballet me pasoja nëse Aleksei Navalni humb jetën

Publikuar

-

Nga

Aleksej Navalny

Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha të dielën për rrjetin televiziv CNN se qeveria amerikane i ka thënë Rusisë se “do të përballet me pasoja” nëse kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni vdes në burg.

Ne i kemi bërë të ditur qeverisë ruse se ajo që i ndodh zotit Navalni në burg është përgjegjësi e tyre dhe se bashkësia ndërkombëtare do t’i vendosë ata para përgjegjësisë“, tha zoti Sullivan për rrjetin CNN.

Zoti Sullivan tha se në këtë drejtim po shqyrtohen një seri masash që do të rëndojnë mbi Moskën, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Vajza e Alexei Navalnit: Babai ka nevojë për mjekim

Të dielën, vajza e kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni, u bëri thirrje autoriteteve ruse të lejojnë që një mjek të kurojë babanë e saj, i cili ndodhet në burg dhe prej fundit të muajit mars është futur në grevë urie. Kërkesa e saj pason paralajmërimin e një grupi mjekësh se zoti Navalni rrezikon të vdesë.

Aleksei Navalni, një kundërshtar i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin, u fut në grevë urie në 31 mars si protestë ndaj asaj që ai tha se ishte refuzim i autoriteteve të burgut për t’i siguruar kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbës.

Autoritetet e burgut thonë se ata i kanë ofruar zotit Navalni kujdesin e duhur shëndetësor. Por politikani 44-vjeçar i opozitës e ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka këmbëngulur të trajtohet nga një mjek i zgjedhur nga jashtë institucionit, një kërkesë që ata nuk e kanë pranuar.

Lejoni që një mjek të vizitojë babanë tim“, shkruante në Twitter vajza e zotit Navalni, Dasha, studente në Universitetin e Stanfordit.

LEXO EDHE:  “Trump e zgjoi Europën në shumë dimensione”/ Kodheli mbështet kandidaturën e presidentit aktual të SHBA

LEXO EDHE:  SHBA: 100 milionë të imunizuar plotësisht kundër COVID-it

Një sindikatë e mjekëve me lidhje me zotin Navalni tha të shtunën se ai ishte në gjendje kritike dhe se veshkat e tij mund të mos funksiononin, gjë që mund të çojë në atak kardiak.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit Vladimir Putin të premten një grup aktorësh, shkrimtarësh, historianësh, gazetarësh dhe regjisorësh i kërkonin atij të garantojë që zoti Navalni të marrë kujdes mjekësor.

Një grup ligjvënësish rajonalë të opozitës i bënë thirrje gjithashtu Presidentit Putin të shtunën për t’u siguruar që zoti Navalni të trajtohet siç duhet. Në një intervistë për rrjetin televiziv BBC, ambasadori rus në Britani akuzoi zotin Navalni se po kërkon e vëmendje.

Zoti Navalni ka thënë se autoritetet e burgut po e kërcënojnë ta ushqejnë me forcë nëse nuk braktis grevën e urisë.

Autoritetet ruse e dënuan në muajin shkurt zotin Navalni me 2 vjet e gjysmë lidhur me shkeljen e një lirimi me kusht. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të trilluara. Kritiku i Kremlinit u arrestua në janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ndodhej për kurim pas një sulmi me një agjent nervor, për të cilin ai ka fajësuar Presidentin Putin.

Kremlini ka thënë se nuk ka gjetur asnjë provë se zoti Navalni u helmua dhe e ka akuzuar atë se në mbështje nga SHBA ndodhet në një mision për të destabilizuar Rusinë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Navalny pranë vdekjes, mjeku i opozitarit rus denoncon gjendjen e rëndë

Publikuar

-

Nga

Navalny pranë vdekjes, mjeku i opozitarit rus denoncon gjendjen e rëndë

Meku i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, që është në javën e tretë të grevës së urisë në qelinë e tij, thotë se gjendja shëndetësore e tij po degradon me shpejtësi dhe se 44-vjeçari mund të jetë në prag të vdekjes.

Doktori Yaroslav Ashikhmin deklaroi se rezultatet e testeve që ai mori nga familja e Navalny-t tregojnë se ai ka një nivel tepër të lartë të kaliumit, që mund të shkaktojë një arrest kardiak dhe ngre nivelet e kreatininës, që tregon se veshkat janë të dëmtuara.

“Pacienti ynë mund të vdesë në çdo moment”, tha mjeku në një postim në Facebook.

Navalny është kritiku më i fortë i presidentit rus Vladimir Putin. Mjekët e tij personalë nuk janë lejuar ta vizitojnë në burg. Ai hyri në grevë urie në shenjë proteste dhe filloi të ndjente dhimbje të forta në kurriz dhe humbjen e fuqisë së këmbëve.

Nga ana tjetër, shërbimi rus i burgjeve ka deklaruar se Navalny po merr të gjithë ndihmën që i duhet.

44-vjeçari u arrestua më 17 janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku kishte kaluar 5 muaj për t’u rikuperuar nga helmimi me agjent nervor Noviçok, veprim për të cilin ai fajëson Kremlinin./euronews

LEXO TE PLOTE