Connect with Us

Zyrtari i DASH dhe zv.ambasadorja e SHBA në zyrën e Ballës/ Zbulohen mesazhet

Politikë

Zyrtari i DASH dhe zv.ambasadorja e SHBA në zyrën e Ballës/ Zbulohen mesazhet

Publikuar

-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka  pritur në një takim me zyrtarin e lartë të DASH, Dave Kostelancik dhe diplomaten Leyla Moses-Ones.

Pas takimit, numri dy i PS shkruan në rrjete sociale se partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Sipas tij, qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA.

“Sot prita në një takim Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit zotin Dave Kostelancik, sëbashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses-Ones. Për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike  . SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme.

LEXO EDHE:  A u kërkua "koka" e Tahirit në Gjermani?/ Taulant Balla sulmon portalin "pranë" Lulzim Bashës

Qeveria jonë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presidencën e OSBE”, shkruan Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Protesta e diasporës/ Balla kërkon  ftesë për të marrë pjesë

LEXO EDHE:  Politika në favor të kriminelëve?/ SHBA mesazh të prerë

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  Balla sulmon opozitën/ Po përdorni Parlamentin për protesta

LEXO EDHE:  Intervista ekskluzive/ Taulant Balla: Rama, kurre nuk do me beje minister

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE