Connect with Us

Skandali i Prokurorisë së Përgjithshme/ Hesht për zhvatjen e 300 milion lekëve nga Ministria e Bujqësisë

Kronika

Skandali i Prokurorisë së Përgjithshme/ Hesht për zhvatjen e 300 milion lekëve nga Ministria e Bujqësisë

Publikuar

-

Prej dy ditësh CNA.al ka raportuar një skandal ku është përfshirë Ministrisë e Bujqësisë.

Bëhet fjalë për të tender zhvilluar nga Ministria e Bujqësisë, ku fitues ishte shpallur firma e cila ishte ofertuesja me vlerën me të lartë, gati 300 milionë lekë më shumë sesa ofertuesja e parë.

Pavarësisht fakteve që janë ofruar dhe publikuar Prokuroria e Përgjithshme dhe Arta Marku, heshtin në vend që të urdhërojë nisjen e hetimeve (ex officio), pra sipas detyrës zyrtare.

Nga provat që ka publikuar CNA.al, (lexo këtu), ngrihen dyshime se ka pasur një aferë të fortë korruptive dhe tenderi është i paravendosur, çka e thellon më tej skandalin.

Ndërkohë që po arrestohen 50 administratorë kompanish për faturat fiktive të TVSH-së, për këtë skandal heshtet.

Nuk ka asnjë lëvizje, asnjë hetim, asnjë veprim, ndaj Ministrit të Ramës, Bledi Çuçi.

Të paktën në dy raste së fundmi ka nga zyra e Arta Markut kanë dalë shkresa drejtuar Prokurorisë së Tiranës për nisjen hetimesh, ndërsa për këtë rast ajo ka heshtur.

Përse Arta Marku, nuk vepron edhe për këto abuzime si në rastin e Kajmakut dhe Pjetrit? Një situatë e tillë dëshmon, se Prokuroria e Përgjithshme vepron me dy standarte, në të kundërtën kjo s ‘do të ndodhte.

LEXO EDHE:  Skandali/Policia e shpalli të vdekur në aksident, i riu është gjallë

CNA.al  që prej dy ditësh po publikon tenderin 1.6 miliardë lekësh, (lexo  këtu) fituar në vlerën më të lartë, ndërsa diferenca nga i pari tek i fundit është 300 milion.

Koha e përdorimit të fondeve, vetëm dy muaj, kohë vjeshte me shi, pra një investim në përrua dhe prokuroria nuk hedh asnjë hap, po fle.

Çka hedh dyshime të forta se edhe Prokuroria e Përgjithshme edhe pse po bëhet refroma në drejtësi, duket se është klienteliste.

Bën veprime vetëm më urdhër të Qeverisë dhe mesa duket i përgjigjet vetëm propagandave të Qeverisë.

Sepse, shuma e parave nga abuzimet e Ministrisë së Bujqësisë duken që të jenë shumë herë më të mëdha se sa fondet e pretenduara të kaluara në mënyrë fiktive nga administratorët e firmave të ndërtimit, që janë arrestuar këto dy ditë.
Ndërkohë në Ministrinë e Bujqësisë numërohen me gishta personat përgjegjës për shuma dhe vlera abuzive nga taksat e shqiptarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau pronarin ku punonte/ Ekstradohet drejt Britanisë së Madhe 24 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Ekstradohet drejt Britanisë së Madhe 24-vjeçari shqiptar, i kërkuar nga drejtësia për vrasje.

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën, autoritetet britanike dhe Ambasadën Britanike në Tiranë, si dhe mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit, marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën e mësipërme, hyrë në fuqi në datë 19.07.2018 , për herë të parë është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Anglisë i një shtetasi shqiptar, i kërkuar për vrasje.

Ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar shtetasi E. S., 24 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi E. S., më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. Ë., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas kryerjes së vrasjes, E. S. është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

LEXO EDHE:  Skandali/Policia e shpalli të vdekur në aksident, i riu është gjallë

LEXO EDHE:  Skandal/Urgjenca e Elbasanit tallet me qytetarët: "Jemi familje jo urgjenca"

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Ëestminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestimet masive pas dëmeve nga tërmeti/ Klodiana Lala ‘zbërthen’ dosjen

Publikuar

-

Nga

Një ditë pasi prokuroria e Tiranës lëshoi 40 urdhër-arreste, nga të cilat janë arrestuar 31 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, gazetarja Klodiana Lala tregon të tjera detaje nga megaoperacioni i djeshëm. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lala tha se gjatë hetimit të saj prokuroria ka konstatuar një sërë problematikash. Në foks të hetimit sipas saj kanë qenë jo vetëm godinat e reja, por dhe ato të ndërtuara para viteve 90 si dhe godinat shtetërore. Mes të tjerash gazetarja Lala tha se pjesë e hetimit në fjalë do të bëhen edhe ekspertë të huaj, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Mbetet për t’u parë sa larg do shkojë prokuroria në grumbullimin e provave për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pritet të vijnë ekspertë të huaj, mendohet nga Italia, për të asistuar në këtë hetim, pasi asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një lloj të tillë hetimi.”, tha Lala.

Ç’mund të na thoni në lidhje me aksionin e policisë së Tiranës për arrestimet masive?

Janë dërguar pas hekurave zyrtarë e ish-zyrtarë, por edhe arkitektë e ndërtues. Ky hetim pritej të kishte rezultate, për sa kohë kishte dëmtime nga tërmeti. Ky hetim që është finalizuar me këto arrestime ka të bëjë me ato objekte që janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe janë konsideruar të pabanueshme. Duhet të theksojmë se Prokuroria e Tiranës nisi një hetim, i kërkoi informacion bashkisë për të gjitha lejet e ndërtimit. Konstatoi se problematikat janë të shumta. Ish-kryetari i Komunës së Farkës, akuzohen për shpërdorim detyre. Lejet e dhëna prej tyre nuk janë zbatuar si duhet, cilësia e ndërtimeve ka qenë shumë e dobët. Ka pasur ndërhyrje në strukturë. Objekt hetimi nuk kanë qenë vetëm objektet e ndërtuara së fundi, por edhe të para viteve 90’, siç ishin ato të Kombinatit, ku humbi jetën e reja që i ra një tullë në kokë. Në këtë objekt kishte ndërhyrje në strukturë, i ishin hequr të gjitha kolonat dhe ishte bërë biznes. Kjo ka ndodhur edhe në godina të tjera, që janë objekt hetimi. Në fokusin e grupit hetimor kanë qenë edhe godinat shtetërore, si shkolla e godina të tjera, ku janë gjetur përgjegjësi direkte të personave të arrestuar. Edhe ndërtuesit nuk kanë zbatuar kriteret e lejes së ndërtimit. Është një punë voluminoze, që kërkon hetim.

Hetimi është shtrirë edhe në Fresk, Selitë, ku ka dëmtime, dhe është duke u parë për përgjegjësit e zyrtarëve, por edhe qytetarëve.

LEXO EDHE:  “The Indipendent” publikon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

LEXO EDHE:  Skandali në "Stop"/Për sa shitet Drejtori i “Rilindjes”?! (Emri)

Si është zhvilluar ky operacion?

Ishte i pritshëm arrestimi i personave, nuk diheshin emrat, por dihej që do përfundonin në pranga zyrtarë e ish-zyrtarë. Mbetet për t’u parë sa larg do shkojë prokuroria në grumbullimin e provave për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pritet të vijnë ekspertë të huaj, mendohet nga Italia, për të asistuar në këtë hetim, pasi asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një lloj të tillë hetimi. Ishte një operacion që nisi në orët e para të ditës së djeshme dhe përfundoi vonë mbrëmë. Policia ka qenë e angazhuar t’i dërgonte pas hekurave menjëherë. Mbrëmë kishte mjaft familjarë e avokatë pas hekurave. Është hetim i një natyre të veçantë, do dojë shumë kohë. Numri i ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti është shumë i madh, ka një shtrirje të madhe hetimi, që po zhvillohet njëherazi nga disa prokurori.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak/ Në pranga 40-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Memaliaj, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, drogë e municion luftarak.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak.

LEXO EDHE:  Video-skandali me fëmijët në Shtëpinë e Foshnjës/ “Pse je aq ku* ti moj”?

LEXO EDHE:  Video-skandali me fëmijët në Shtëpinë e Foshnjës/ “Pse je aq ku* ti moj”?

Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

LEXO TE PLOTE