LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokon Artan Hoxha/ Situatë e artë për krimin, do ta shikoni çfarë do të ndodhë

4 Shtator 2019, 07:27, Kronika CNA
Shokon Artan Hoxha/ Situatë e artë për krimin, do ta shikoni

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të frikshëm, sa i takon situatës kriminale në vend.

I ftuar në emisionin ?Top Show? mbrëmjen e djeshme, Artan Hoxha tha se kriza politike në vend ka sjellë një situatë të artë për botën e krimit.

Sipas gazetarit Hoxha agjencitë e zbatimit të ligjit janë të çorientuara, ndërsa policia merret me mbarëvajtjen e protestave të opozitës dhe mitingjet e Ramës, dhe jo me sigurinë dhe rendin në vend.

?Kjo është një situatë e artë për botën e krimit, uroj të mos vazhdojë gjatë. Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të çorientuara. Policia gjatë gjithë kohës merret me aktivitete politike, mitingjet e Ramës dhe protestat e opozitës?.

Gjithashtu Artan Hoxha tha se për shkak të mungesës së kontrollit në territor sipërfaqja e mbjellë me kanabis është shtuar.

?Sipërfaqet me kanabis janë shtuar. Do të shikoni sa sasi do të kapet në Greqi dhe Itali. Kjo do të thotë se kontrolli i territorit mungon.?

Artan Hoxha po ashtu ka komentuar edhe atentatet mafioze, si dhe deklaratën e Ramës, i cili ka thënë ?hengshin kokat e njëri-tjetrit?.

?Vijmë tek atentatet mafioze. Kryeministri ka thënë kokat e njëri-tjetrit hëngshin, por po hanë koka të pafajshmish. Spostimi i vëmendjes te politika ka degraduar punën në kujdesin për jëtën e njerëzve?-u shpreh Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga