Connect with Us

Reforma në Drejtësi/ Zyrtari i DASH mesazh të prerë politikës

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Zyrtari i DASH mesazh të prerë politikës

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti David Kostelancik, drejtor për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit. Në takim ishte e pranishme edhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, znj. Leyla Moses-Ones.

Kryetari i Kuvendit Ruçi i shprehu drejtorit Kostelancik mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Shqipërinë, për ruajtjen e integritetit e sovranitetit të saj në momentet vendimtare të historisë,  mbështetjen gjatë tranzicionit dhe në mënyrë të veçantë në mbështetjen e reformave kyçe për transformimim dhe shëndoshjen  demokratike të Shqipërisë.  Duke u ndalur në kontributin e ShBA-së në reformën në drejtësi, Ruçi nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa këtë mbështetje. Kryetari i Kuvendit vlerësoi faktin që ShBA vazhdojnë ta kenë me prioritet në fokus rajonin e Ballkanit Perëndimor, çka e konfirmoi edhe emërimi nga sekretari Pompeo i Matthew Palmer si i dërguar special për rajonin. “Nënvizimi nga z. Palmer në Forumin e Bledit të Slovenisë i çeljes së negociatave të BE-së  me Shqipërinë  si një prioritet i ShBA në rajon është me shumë  rëndësi për ne dhe një mbështetje e madhe për rrugetimin europian të Shqipërisë”,- theksoi Kryetari i Kuvendit.

Drejtori David Kostelancik falënderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimin e kontributit të ShBA dhe ambasadës në Tiranë për thellimin e reformave për transformimin  e Shqipërisë dhe vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për ShBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo.

LEXO EDHE:  Populistët e mallkuar

Kostelancik nënvizoi se SHBA e konsideron Shqipqërinë si një aleat strategjik në NATO dhe e vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me të.

Ai vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe  rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

Drejtori Kostelancik nënvizoi mbështetjen e ShBA për reformën në drejtësi.  “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA.”,- vuri në dukje drejtori Kastelancik.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës.

Gramoz Ruçi dhe drejtori Kostelancik ishin të një mendjeje se kryerja e reformave është thelbësore për Shqipërinë dhe se qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkë për shëndetin e demokracisë në Shqipëri  dhe prestigjin e vendit tonë në OSBE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  SHBA i refuzoi vizën/ Vangjush Dako tregon si qëndron e vërteta

LEXO EDHE:  SHBA: Rreziqe për sulme terroriste në Stamboll dhe Antalia

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  SHBA, dorëhiqet këshilltari i sigurisë kombëtare

LEXO EDHE:  Populistët e mallkuar

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE