Connect with Us

Raporti i OSBE-ODIHR/ Bardhi: Zgjedhjet e lira nevojë jetike

Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR/ Bardhi: Zgjedhjet e lira nevojë jetike

Publikuar

-

Sekretarit i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar lidhur me raportin përfundimtar të publikuar sot nga ana e OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Duke cituar disa nga gjetjet e raportit, Bardhi ka konkluduar duke thenë se ai i ka vënë vulën paligjshmërisë së mbajtjes së zgjedhjeve etj.

“Raporti i ODIHR eshte konfirmim se Shqiperia ka nevoje jetike per zgjedhje te lira e te ndershme. Me shume se nje ligj, nje vendim, nje rregullore, zgjedhjet demokratike jane vullnet politk.

Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese te 30 qershorit “nuk moren ne konsiderate interesin e qytetareve shqiptare”, eshte vleresim qe ndihmon forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Me konstatimet se votuesit nuk paten mundesi te zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelen ligjin dhe nuk vepruan ne pavaresi, se u shkaterrua besimi i publikut ne legiitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cenoi besimin e publikut, se ne listen e zgjedhesve u konstatuan nenshkrime dukshem identike qe jane prove e votimit me perfaqesim nga te tjeret, ODIHR i vuri vulen paligjshmerise se 30 Qershorit.

Mirenjohje eksperteve te ODIHR per kete kontribut ne forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Ne 30 qershor 85 % e shqiptareve i paraprine ketij Raporti dhe vendosen te refuzojne qe t’u vidhet vota nga Edi Rama.

Shqiperise i duhet nje qeveri qe te respektoje vullnetin e qytetareve te saj per zgjedhje te lira e te ndershme, qe u mundeson qytetareve te saj te ndikojne ne qeverisje dhe qe mbajne ne konsiderate vetem interesat e tyre”, ka komentuar Gazmend Bardhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE