Connect with Us

Peter Beyer: Jo ndryshimit të kufijve të Kosovës

Bota

Peter Beyer: Jo ndryshimit të kufijve të Kosovës

Publikuar

-

Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer vizitoi Prishtinën pas një vizite në Beograd, ku shprehu qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës. Pas tij vizitojnë Beogradin dhe Prishtinë ndy senatorë amerikanë.

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU të kancelares, Angela Merkel, Peter Beyer, shprehu edhe njëherë në Prishtinë kundërshtimin e Gjermanisë për ndyshimin e kufijve të Kosovës në kuadër të një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Peter Bayer, i cili disa herë kohët e fundit ka vizituar Kosovën, ju bëri thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Koosvës që ta bëjnë një gjë të tillë. Deputeti gjerman nga Beogradi erdhi të martën në mbrëmje në Kosovë, ku takoi kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.

Kosova duhet t’i ruajë kufijtë

“Kosova duhet t’i ruajë kufijtë e vet që ka. Është vërtet e dëmshme, që jo të gjitha shtetet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj në këtë kuadër ju bëjë thirrje 5 vendeve anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën. Kosova gjendet para zgjedhjeve parlamentare dhe është një fushatë shumë e shkurtër, kështu që partitë politike i kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e elektoratit. Dje isha në Beograd, kam bërë ftesë edhe atje për të rifilluar dialogun me Kosovën. Qeveria e re e Kosovës që duhet të krijohet pas zgjedhjeve, të kthehet në proces pa kushte. Gjermania është e gatshme ashtu sikurse në të kaluarën që ta mbështes Kosovën”, tha Peter Beyer.

Kosovo Treffen Peter Beyer, MdB CDU & Premierminister Ramush Haradinaj (Office of the Kosovo Prime Minister)Takim i Peter Beyer me kryeministrin Haradinaj

Gjermania pro liberalizimit

Vizita në Kosovë e deputetit gjerman nga radhët e CDU-së shihet edhe si një sinjal pozitiv që Gjermania mund të japë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Peter Beyer, tha se ai nuk mund të japë data, por, kjo mund të ndodhë edhe para Krishtlindjeve. “Gjermania është një shtet mbështetës për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave natyrisht. Ka pasur edhe data, një datë kurrë nuk e kemi cekur nga ana jonë, por vërtetë nuk është e drejtë që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do ta jap datën, por, ndoshta do të jetë shpërblim për Kërshëndella”, tha Peter Beyer.

Deputeti i Bundestagut gjerman, përsëriti në Prishtinë deklaratën e javëve më parë nga Hungaria të kancelares Angela Merkel se “Bashkimi Evropian nuk ka të ardhme pa integrimin e Ballkanit Perëndimor”. Sipas tij, kjo është një porosi që duhet të zbatohet.

Rikonfirmimi i qëndrimit gjerman se nuk ka ndryshim të kufijve të Kosovës, e gëzoi kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, duke vënë në pah edhe kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj idesë së përfolur për ndryshim kufiri apo, shkembim teritori me Serbinë në kuadër të një marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve. “Shpreh një falënderim të veçantë jo vetëm në emrin tim, por edhe të gjithë popullit të Kosovës për një qëndrim shumë të qartë dhe vërtet shumë mbështetës për Kosovën dhe integritetin territorial, kufijtë, pra, mos lejimin e lëvizjes së kufijve nga Gjermania, kancelarja Merkel por edhe nga të gjithë CDU dhe kolegët që na kanë përkrahur në vazhdimësi në këtë temë. Mendoj se me këtë e kanë shpëtuar edhe Ballkanin, nga një jo stabilitet serioz dhe për këtë u jam jashtëzakonisht falënderues”, tha kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Angazhim amerikan

Pas vizitës në Beograd dhe Prishtinë të deputetit gjerman të CDU-së Peter Beyer, këto dy qendra gjatë ditës së mërkurë vizitohen edhe nga dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani, Ron Johnson, njoftoi ambasada amerikane në Prishtinë. Senatorët amerikanë në Beograd dhe Prishtinë, do të diskutojnë me palët lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

USA Senator Ron Johnson (picture-alliance/AP Photo/J. Martin)Ron Johnson

Senatorët amerikanë ishin nisur për vizitë në Moskë në kuadër të një delegacioni të Kongresit amerikan, por atyre ju ndalua hyrja në Rusi. “Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për qeverinë e re të Ukrainës dhe për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkroi në twitter senatori Chris Murphy. Dy senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën vetëm pak ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi diplomatin Matthew Palmer, si Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor. Palmer, i cili pritet të angazhohet drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi, gjatë një vizite në Slloveni deklaroi se “SHBA ka dëshirë që një marrëveshje Kosovë-Serbi, të ketë pikë qendrore një njohje të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Deklaratat e Vuçiç për Masakrën e Reçakut/ Ambasada e SHBA në Prishtinë: Provokative

Publikuar

-

Nga

Për deklaratën e presidentit të Serbisë Alekandër Vuçiç se masakra e Reçakut në Kosovë është trillim, ka reaguar ditën e sotme edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Ambasada thotë se Vuçiç duhet të vetëpërmbahet, pasi i cilëson deklaratat e tij si të dëmshme dhe provokative, ndërsa thekson se kjo dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mire dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999. Përfaqësuesit nga të gjitha palët kanë përgjegjësi që të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mosrespektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog. Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

I akuzuar për shantazh/ Gjykata jep vendimin për liderin socialist

Publikuar

-

Nga

Lideri i partisë Socialiste në Francë, Jean-Luc Melenchon, është dënuar me tre muaj burg dhe 8 mijë euro gjobë.

Melenchon akuzohet për shantazh ndaj autoriteteve të cilët po hetonjnë rreth pasurisë së tij.

Ai është filmuar gjithashtu duke i bërtitur dhe duke shtyrë një officer policie.

Më pas ai sëbashku me anëtarë të tjerë të partisë u munduan të futen me forcë në zyrat e tyre në momentin që po bëhej hetimi.

LEXO EDHE:  Deklarata e Kryeprokurorit të Kosovës/ Lumezi: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

LEXO EDHE:  Kosovë: 42 vjet burg për shtatë të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizmin

Melenchon garoi në 2017-ën në zgjedhjet presidenciale kundër Macron ku mori vetëm 19.5% të votive./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Arabia Saudite bën progres në barazinë gjinore/ Gratë nuk do të kenë më hyrje në vete nëpër restorante

Publikuar

-

Nga

Restorantet në Arabinë Saudite nuk janë më të detyruara për të pasur dy hyrje, një për burrat dhe një për gratë.

Qeveria e Mbretërisë Sauditë njoftoi se rregulli i cili detyronte që restorantet të kishin hyrje të ndara për dy gjinitë, bie poshtë.

Kjo masë është e pjesë e një serë përpjekjesh për të lehtësuar rregullat strikte dhe tepër të rrepta të kësaj mbretërie konservatore, rregulla të cilat në më të shumtën e rasteve përfshijnë gjininë femërore. Përpara marrjes së këtij vendimi nga Ministria, Bashkitë dhe Komunat, restorantet dispononin një hyrje të veçantë për gratë dhe fëmijët dhe një hyrje “standarte” për burrat.

Kjo praktikë e re do të sjellë si rezultat një zbutje të pabarazisë gjinore që zë vend në Arabinë Saudite, vendin e pasur me naftë. Një tjetër përpjekje progresive ishte ajo e gushtit të këtij viti ku qeveria lejoi tashmë që gratë saudite të cilat disponojnë pasaporta të mund të udhëtojnë jashtë vendit edhe pa pëlqimin e një kujdestari mashkull.

LEXO EDHE:  Kurti: Ndarja e Kosovës do të thotë përgatitje për luftë të re

LEXO EDHE:  Deklarata e Kryeprokurorit të Kosovës/ Lumezi: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Gjithashtu, e njohur tashmë si një reformë historike është ajo e vitit 2018 ku grave në Arabinë Saudite ju dha e drejta për t’u pajisur me patente, pra për t’u bërë edhe ato drejtuese automjetesh. Në vitin 2018, shumë aktiviste femra, përfshirë ato që bënin fushatë për lejen e drejtimit të makinës, u burgosën./CNA.al

LEXO TE PLOTE