Connect with Us

Lidhja me Valdrin Pjetrin/ Sandër Simoni hesht, sfidon Vettingun

Kronika

Lidhja me Valdrin Pjetrin/ Sandër Simoni hesht, sfidon Vettingun

Publikuar

-

Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni është shfaqur dje në lajmet e televizionit Top Channel, duke sqaruar mënyrën se si do të veprohet me dosjet që ka ky institucion, pas krijimit të SPAK-ut dhe BKH-së.

Në fakt dalja e Sandër Simonit vjen pas disa shkrimeve në media, ku u raportua se ai është djali i tezes së Valdrin Pjetrit, ish kryebashkiakut socialist në Shkodër, i cili nuk u betua, pasi plasi skandali se kishte pasur një dënim në Itali shumë vite më parë.

CNA.al raportoi se kishte një lidhje të fortë familjare midis Valdrin Pjetrit dhe Sandër Simonit dhe ky i fundit si kryegjyqtar i Krimeve të Rënda dhe si një person nga i cili shpresohet të ketë një figurë të pastër, duke ruajtur standartet e Vettingut,  të jepte një përgjigje në lidhjen me Valdrin Pjetrin dhe marrëdhënien me të.

Apo të sqaronte atë që është raportuar shpesh në media se ka qenë Sandër Simoni dhe njerëzit afër Bashës,anëtarët e kryesisë së sotme siç është Alfred Rushaj, të cilët kanë investuar që ai të ecë në karrierën e tij politike, kryesisht futjen dhe mbështetjen e tij në institucioni publike, ku ka drejtuar.

LEXO EDHE:  Dokumenti- Nis zyrtarisht Vettingu/Në "sitë" 775 gjyqtarë dhe prokurorë

Por, Sandër Simoni nuk  e bëri këtë ai doli dhe u shfaq për të ruajtur imazhin e tij.

Ai ndoshta është një gjyqtar i ndershëm, një njeri që përfaqëson vlera për sistemin e drejtësisë, por ai nuk mund të heshtë dhe të fshihet për skandalin e Valdrin Pjetrit.

Por, të tregojë se cilat janë lidhjet e tij me Valdrin Pjetrin, i cili turbulloi gati një muaj më parë ujërat e politikës dhe përfundoi me dorëheqjen e e tij si kryebashkiak i Shkodrës një ditë para se të bënte betimin përpara Këshillit Bashkiak.

E, pra Sandër Simoni ashtu si edhe politikanët ka zgjedhur të heshtë, të fshihet dhe të mos sqarojë një të vërtetë, të cilën duhet më shumë se kurrë ta dëgjojnë të gjithë./CNA.al

Cila është lidhja e Valdrin Pjetrit me Sandër Simonin?/ Dalin në dritë detaje të reja

Nga martesa me kredi tek mijëra euro të ardhura/ Karrierra e Sandër Simonit në pikëpyetje

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

10 milion paund lëndë narkotike nën qilim dhe trafik kokaine/ Kush janë të “fortët” që OFL u dërgoi formularët

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit ka zgjedhur sot dy persona të tjerë për t’iu dërguar formularin e vetdeklamirit të pasurisë.

Bëhet fjalë për Emiljan Shega dhe Klaus Matishi (Kledian Çopja), të dy të dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike.

                                                                                              Emiljan Shega

Mësohet se Emiljan Shega është prangosur 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Asokohe Shega u dënua me 10 vite burg nga autoriteteve britanike.

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë kthen opozitën në Kuvend/ Zbardhen katër ekipet e ngritura nga Basha

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi e thotë troç/ Në këtë sallë jemi shumë njerëz që kemi vjedhur

                                                                                              Kledian Çopja

Nga ana tjetër, Klaus Matishi (Kledian Çopja), është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për trafikimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, me qëllim ekstradimin e tij më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Bulqizë/ Policia tregon detajet e ngjarjes së rëndë

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me tragjedinë në Bulqizë, ku pas shpërthimit të një bombole humbi jetën nëna me dy fëmijët.

Sipas uniformave blu, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ostren, ndërsa viktima është shtetasja R.T. 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi e thotë troç/ Në këtë sallë jemi shumë njerëz që kemi vjedhur

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi e thotë troç/ Në këtë sallë jemi shumë njerëz që kemi vjedhur

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Shpërthen bombola e gazit/ Tre të vdekur dhe një i plagosur

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Humbin jetën nëna dhe dy fëmijët

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bulqizë mesditën e sotme

Mësohet se një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur sot jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpi.

Paraprakisht raportohet se ka humbur jetën nëna rreth moshës 40 vjeç dhe dy fëmijet rreth moshës 10 vjeç.

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi e thotë troç/ Në këtë sallë jemi shumë njerëz që kemi vjedhur

LEXO EDHE:  Firmosi arrestimin e Fullanit/ Prokurori i radhës në sitë, si e rriti pasurinë marramendëse

Nërsa, bëhet me dije se një person i plagosur është në gjendje të rëndë dhe është kërkuar ndihma e helikopterit për transportimin e tij drejt Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE