Connect with Us

Fshehën të ardhurat/ Arrestohen 50 administratorë të firmave të ndërtimit

Kronika

Fshehën të ardhurat/ Arrestohen 50 administratorë të firmave të ndërtimit

Publikuar

-

julian zonja

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit për Krimin  Ekonomik në Policinë e Shtetit  prej dy ditësh ka nisur një operacion të gjërë në kuadër të luftës ndaj evazionit fiskal.

CNA.al nga burime të sigurta mëson se 50 administratorë kompanish të firmave të ndërtimit janë arrestuar, pas lëshimit të urdhrit nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë.

LEXO EDHE:  Zbulohet laboratori i drogës në Greqi/ Arrestohen 3 shqiptarë

Mbrëmë  është arrestuar një pjesë prej  tyre, por operacioni ka vijuar edhe ditën e sotme me arrestime të tjera. Ndërkohë ka pasur edhe nga ata që kanë shkuar të vetdorëzohen.

Ata po procedohen penalisht për fshehje të të ardhurave me anë të lëshimit të faturave fiktive të TVSH-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tjetër aksident i rëndë/ Makina merr përpara drejtuesen e biçikletës

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e e sotme, pas atij në Shkodër dhe Prezë.

Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një grua e cila lëvizte me bicikletë në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Fatmirësisht e aksidentuara nuk ka marrë lëndime serioze. Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur ambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

60 vjeçari i dehur vret me armë gjahu të riun, identifikohet 26-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Identifikohet i riu, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme gjatë të shtënave me armë në Kavajë.

Mësohet se viktimë ka mbetur 26-vjeçari M.Ismailaj, ndërkohë nga informacionet paraprake, raportohet se autori Xhevdet Leçini ka qenë i dehur në momentin e ngjarjes.

Pas një konflikti të çastit, Leçini ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje të riun, trupi i pajetë i të cilit është transportuar drejt Spitalit të Durrësit.

LEXO EDHE:  Kryenin grabitje me armë/ Arrestohen gjashtë persona

LEXO EDHE:  Zbulohet laboratori i drogës në Greqi/ Arrestohen 3 shqiptarë

Sakaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje të reja nga vrasja në Kavajë/ Shoqërohet në polici autori

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje nga të shtënat me armë të pak momenteve më parë në Kavajë.

Raportohet se një 60-vjeçar është konfliktuar me një 26-vjeçar dhe e ka qëlluar me armë gjahu.

Si pasojë raportohet se i riu, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit të Durrësit.

LEXO EDHE:  Ishin dënuar për trafik narkotikësh/ Arrestohen dy persona

LEXO EDHE:  Zbardhet ekspertiza e 35-vjeçares shtatzënë që humbi jetën në spital/ Ekspertët: Gabuan mjekët

Ndërkohë policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes Xhevdet Leçinin dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.

LEXO TE PLOTE