LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Do shembet 30 qershori”/ Zbulohen detaje nga raporti që Opozita i  ka dërguar OSBE

4 Shtator 2019, 16:05, Politikë CNA
"Do shembet 30 qershori”/ Zbulohen detaje nga raporti që Opozita

Ish-këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, ka zbuluar detaje të reja mbi raportin që opozita i ka dërguar OSBE/ODIHR për 30 qershorin. Në rubrikën ?Opinion?, në News 24, demokrati Kraja deklaroi se raporti voluminoz përmban foto dhe video të abuzimeve të 30 qershorit, që sipas tij, do të shembin këtë datë.

?Në raport ka video të shumta, por më pikante është ajo që tregon shembjen totale të 30 qershorit. Edhe videot e procesit të votimit, që u manipulua. Ka skena të jashtëzakonshme, dhjetëra mijëra vota abstenuese, që merren si të PS. Ka abuzime nga më të ndryshmet?, tha Kraja.

Raporti i PD dërguar OSBE për 30 qershorin ?
Raporti është një pasqyrë e realitetit të trishtë, me të cilin përballet sot Shqipëria si në rendin ligjor, kushtetues.

Raporti përpiqet t?ishpjegojë ndërkombëtarëve atë që sot është një pengmarrje e demokracisë. Kemi pasur me qindra raste abuzime, deri në falsifikimin e fletëve të votimit.

Raporti dëshmon që jemi në një situatë të rëndë, në një sistem monopartiak, monokolor.

Raporti është pasqyrë dhe e trishtë e keqe, neve na vjen turp teksa Shqipërinë detyrohemi ta përshkruajmë si një narkoshtet.

Në raport ka video të shumta, por më pikante është ajo që tregon shembjen totale të 30 qershorit.

Edhe videot e procesit të votimit, që u manipulua. Ka skena të jashtëzakonshme, dhjetëra mijëra vota abstenuese, që merren si të PS. Ka abuzime nga më të ndryshmet. Raporti pra është një përshkrim i një situate pengmarrëse të demokracisë.

Sa të vërteta janë këto gjetje?

Ka disa elementë, së pari sa i përket organizimit. Kushtetuta e jep si një rregull primar që kompozimi i zgjedhjeve duhet të jetë i balancuar. Sot kemi një KQZ tërësisht të majtë, kjo e tregon qartë. KQZ i dha vetes kompetenca kushtetuese.

Çfarë pret PD nga OSBE/ODIHR?

Në gjetjet e 30 qershori, OSBE ka evidentuar problematikat më të rënda, rrëzoi këtë datë. OSBE evidentoi edhe mungesën e pluralizimin politik, që do të thotë se 30 qershori nuk iu dha asnjë mundësi zgjedhjeje shqiptarëve. Raporti ynë është një e dhënë shtesë për OSBE. Do shikoni që 30 qershori do futet në analet e historisë më të zezë.

 Kush ka marrë pjesë në hartimin e këtij raporti?

Është një punë në grup, që ka nisur që me anëtarët e thjeshtë.

 Sa fashikuj përmban raporti?

Është voluminoz. Rama ra në gropën që hapi vetë.

 

Lajmet e fundit nga