LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja “Babale”/ Ylli Rakipi bën garipin me prokurorin

4 Shtator 2019, 14:33, Kronika CNA
Çështja “Babale”/ Ylli Rakipi bën garipin me

Gazetari Ylli Rakipi ka dalë sot para Gjykatës për të dëshmuar në lidhje me çështjen ?Babale?.

Mediat raportojnë se ai ka  sqaruar se si ia kanë dhënë materialin audio për ta publikuar si skandal në emisionin e tij ?Të paekspozuarit? dhe arsyen pse ka zgjedhur që të mos e publikojë.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ka pasur dijeni për këtë informacion që akuzon vëllain e ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.

Ai i ka qëndruar versionit se kur ka parë që materiali ka qenë në audio dhe jo në video nuk ka pranuar ta transmetojë, pasi dyshonte për vërtetësinë.

?Ka raste kur na merr rrjedha dhe bëjmë emisione politike dhe merremi me Lul Bashën e Edi Ramën. Janë 10 televizione që luftojnë për audiencë, se ju gjyqtarët nuk e kuptoni këtë? ka thënë Ylli Rakipi ndërsa është pyetur nga prokurori.

Me këtë të fundi raportohet se ka shkëmbyer edhe batuta, duke ngatërruar rolet.

Rakipi e ka pyetur prokurorin se nga është dhe ai i është përgjigjur duke i thënë se është nga Tropoja, shkruan Tema.

?Po ti e ke kaluar vettingun?, ka qenë reagimi i Rakipit.

Ndërkaq gjykata e ka pyetur: “Ku e ushtroni profesionin e gazetarit???

??Më kanë ftuar në 6 televizione. Sepse TV ku unë punoja, mori një njeri të vetëm. Unë jam duke bërë promon. Do vendos së shpejti??, mësohet të këtë thënë Rakipi./CNA.al

Lajmet e fundit nga