Connect with Us

Beni nuk mësoi kurrë të ecë vetë/ Zbulohen “makthet” e drejtuesit të Top Channel

Lajm i Rekomanduar

Beni nuk mësoi kurrë të ecë vetë/ Zbulohen “makthet” e drejtuesit të Top Channel

Publikuar

-

Top Channel, media e kthyer në dritaren e Ben Blushit, ka filluar të na tregojë edhe diçka tjetër kohët e fundit. Përtej lajmeve, informacioneve dhe sensacioneve, po mësojmë se kush është fytyra dhe natyra e vërtetë e Ben Blushit. Njeriu i cili së fundi është akuzuar ashpër pas vajtjes së tij në drejtimin e këtij televizioni kombëtar.

Ai që luftoi Edi Ramën, kur ishte kryeministër me parimin se kishte korrupsion dhe oligarkë që kontrollonin gjithçka, sot është kthyer në një “drejtoruc” të tyre, ku shpesh akuzohet se është ai që kontrollon linjat editoriale, përgatit sulmet ndaj bizneseve, gjyqtarëve, për interesa krejtësisht klienteliste dhe korruptive.

Kështu ka qënë rasti me një kompani farmaceutike, për t’u pasuar më tej me skandalet e gjyqtarit Ardian Dvorani apo me sulmet ndaj të tjerë gjyqtarëve, të cilat nuk ishin parimore nga Top Channel. Pasi u përdorën dy-tre emra dhe u braktisën. Pra, Topi nuk u mor më me to, me sistemin e drejtësisë. Por, u bënë shembull disa gjyqtarë për të heshtur të tjerë, për të zbatuar urdhërat apo nevojat që ka televizioni i drejtuar nga Blushi.

E njëjta situatë është edhe me bizneset. U anatemuan dhe sulmuan disa prej tyre, që më pas të shkonin dhe të “kolliteshin” kur Beni të kishte nevojë.

Në fakt ditët e fundit po mësojmë edhe detajin e tretë, sesi Ben Blushit nuk i del inati. Sesi ai ka një makth në jetën e tij. Ka një peng, dhe sesi ka ngelur një “Ben që nuk ecen vetë”.

Ditët e fundit Blushi po tenton që të na tregojë se kë ka idhull politik dhe pse është kaq i mërzitur me qeverinë dhe me kryeministrin Edi Rama. Lehtësisht e kupton këtë.

Përtej çdo akuze apo sulmi ndaj Ben Blushit, mjafton që të shikosh kronikat e ditëve të fundit në Top Channel. Ai përdor një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kundër ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.

Një raport që e tjerr dhe e tjerr, deri duke e quar edhe në prokurori. Gjithçka është normale kur e shikon në sipërfaqe, sepse thua se është përdorur një lëndë si pleh kimik, mund të ketë dëmtime të njerëzit, mund të ketë pasoja tek njerëzit dhe gjithçka po investigohet, prokuroria po bën hetimet dhe po presim të zbardhet e vërteta.

Por, përtej kësaj fasade që shohim në lajme duhet të lexojmë dhe të kuptojmë sesi qëndron e vërteta.

Mesa duket “armiku” i vërtetë i Ben Blushit nuk paska qënë Edi Rama dhe në fakt ndoshta duke qëndruar në zyrën e tij në Top Channel, Beni e kupton sesa i parritur është, sesi mori në krah dhe bashkëpunoi me Niko Peleshin, njeriun që sot po e sulmon çdo ditë. Më në fund, Ben Blushi e ka kuptuar se ai nuk arriti dot asgjë në politikë. Edhe pse ishte njeriu që investoi më shumë tek Edi Rama për t’u bërë kryetar i Partisë Socialiste, kurrë nuk mundi të bëhet ministër apo zv.kryeministër, dhe rrugës u përplas me Edi Ramën me arrogancë. I tha edhe disa të vërteta, por u kthye në qesharak, e tallën e përbuzën.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Rama në Durrës nën masa të rrepta sigurie/Rrethohet nga Garda

Doli me një parti më vete. I dhanë edhe ca para dhe në fund ngeli rrugëve. Më pas ai zgjodhi të ishte “vasal” i kryeministrit, megjithëse çfarë nuk kishte thënë për këtë të fundit, mori dhe i “puthi” dorën, për të mos thënë këmbën, Edi Ramës.

Shkoi drejtor tek Top Channel dhe tani duke menduar për intrigat e tij, për prapsakenat dhe pisllëqet e tij, Ben Blushit i del një makth i madh përpara, që nuk e lë të flejë natën, që nuk e lë të punojë i qetë, që nuk e lë të rrijë në zyrë. Ky mesa duket është Niko Peleshi, i cili në fakt mundi të bëhet ministër dhe zv.kryeministër me qeverinë e socialistëve, ndërsa Blushi, luftëtari i kahershëm “mendjelli” i tyre, katandisi në një copë “drejtoruc”, i Vjollcës dhe merr urdhërat nga familjarët dhe fëmijët e saj.

Pra, u kthye në një “lëvozhgë” e Edi Ramës, e përdorur nga të tjerët dhe kur shikon se dikush kishte arritur diçka në politikë, ai nuk mund ta pranojë, ai nuk mund të qeshë dhe nuk mund të gëzojë. Ai duhet të godasë, duhet të bëjë shembuj të tjerë, siç thamë më lart për bizneset apo për gjyqtarët, tani i duhet të godasë ndonjë ministër dhe ish-ministër, për t’ju thënë të tjerëve se duhet t’i përgjigjen atij dhe duhet të “kolliten” tek ai.

Ndoshta është koha që prokuroria dhe policia të shkojnë dhe të bëjnë një kontroll të befasishëm në Top Channel, në kasafortat e televizionit, ndoshta është koha që të hetojë një herë prokuroria për të gjitha këto kronika të Ben Blushit, akuza e shpifje apo jo, për të marrë dhe për të kuptuar një herë e mirë, si qëndron e vërteta, jo vetëm me këtë televizion, por dhe me vetë Benin dhe makthet e tij dhe ndoshta duhet ndaluar me ligj nga AMA dhe duhet të jenë të qarta kriteret se kush duhet të drejtojë një televizion kombëtar.

Jo çdo kush, me makthe dhe i paplotësuar nga karriera e tij politike, mund të drejtojë një media kombëtare dhe ta kthejë atë në instrument hakmarrjeje apo gjobash ndaj grupeve të caktuara të interesit duke braktisur misionin e medias./ CNA.al

Pipero përgënjeshtron Blushin/ Po përhap panik tek konsumatorët

Foto/ Blushi, kush i rimburson kontratat e Klientëve?

Foto-Marrëdhënia me Ramën/ Ben Blushi fotografohet duke hyrë në Kryeministri

Fotot ekskluzive – Plas skandali/Ben Blushi “shitet” tek Rama, në pazar me Endri Fugën?!

Ben Blushit nuk i del inati me Niko Peleshin

Ben Blushi kapet “mat”/ Top Channel, gjoba nga 200 mijë euro

Të gjitha faktet/ Ben Blushi, gjobaxhiu që gjuan me Top

Fakte/ Ben Blushi, sekseri i Ramës për Vettingun

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Ish-ministri flet me emra/ Zbulon ata që dinë arsyet për mos-dekretimin e Lleshit

LEXO EDHE:  Marrëveshja për emrin e Maqedonisë/ Reagon kryeministri Rama

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

LEXO EDHE:  Rama pyet për të 6-ën herë/Kush gënjen, PD apo PPE?!

LEXO EDHE:  Mashtrimi në Astir/ Deputeti: Çfarë pret akoma Prokuroria

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  Rama pyet për të 6-ën herë/Kush gënjen, PD apo PPE?!

LEXO EDHE:  Sherri në Parlament/ Procedohet penalisht Paloka

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: