Connect with Us

Basha kërcënon hapur biznesin/ Nuk do t’i gëzoni paratë

Politikë

Basha kërcënon hapur biznesin/ Nuk do t’i gëzoni paratë

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot me një kërcënim të hapur për biznesin.

Në një prononcim për mediat pas një takimi që zhvilloi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, Basha ka paralajmëruar se PD kur të vijë në pushtet do të anullojë çdo PPP dhe koncesion korruptiv.

Për më tepër kreu i PD-së theksoi se do të gjurmohen edhe paratë dhe do të konfiskohet çdo pasuri e përfituar, sipas tij në mënyrë të paligjshme.

“Jemi të vendosur të denoncojmë deri në fund këtë aferë. Sikundër të mbajmë shënim këdo që bëhet pjesë e kësaj skeme pandëshkueshmërie dhe vjedhje, qofshin këta pseudodeputetë, qofshin prokurorë apo punonjës të drejtësisë. Një gjë është e sigurt, nuk kanë për t’i marrë dot këto para të shqiptarëve, nuk kanë për t’i gëzuar dot qindra milionë vjedhje. Sepse një nga zotimet kryesore të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të miat personalisht është anulimi i çdo pseudo PPP-je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëve kudo ku ti kenë marrë dhe kudo ku ti kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korruptuar që ia kanë dhënë, konfiskimin i tyre dhe rikthimi i tyre tek qytetarët shqiptarë.”-tha ndër të tjera Lulzim Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Video- Lulzim Basha kapet mat/ Dy qëndrime për integrimin

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen të tjera detaje nga sondazhi gjerman për PD-në dhe Bashën

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahri Balliut i zbulon “planet” Bashës/ Tregon kush është shënjestra

LEXO EDHE:  Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri/ Zbulohet “loja” mes Tahirit dhe Ramës

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE