Connect with Us

Skandal me ujin e boteve/ Tregtarët e blejnë për vaditje e shesin për të pijshëm

Denoncim

Skandal me ujin e boteve/ Tregtarët e blejnë për vaditje e shesin për të pijshëm

Publikuar

-

Emisioni “Fiks Fare” trajtoi sërish për të disatin vit rresht ujin që shitet me bote tek konsumatori. Në Tiranë shitet ky ujë është jashtë çdo kushti higjenio- sanitar. Sipas UKT-së ujë që ata i shesin tregtarëve të boteve, nëpërmjet faturave, nuk është i pijshëm, nuk është i kontrolluar dhe nuk është i trajtuar. Madje ky ujë del nga UKT-të me fatura për vaditje dhe në asnjë rast për konsumim.

Pavarësisht se duhet t’i ndalojë, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka dështuar të kontrollojë dhjetëra bote që shesin ujë për vaditje, për ujë të pijshëm.

Ata pretendojnë se kanë leje, por për të transportuar ujë për vaditje dhe jo të pijshëm.

“Fiksi…” e ka trajtuar problematikën e tregtimit të boteve të ujit thuajse çdo vit, deri sa Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune të përbashkët për të bllokuar këtë lloj tregtie që rrezikon shëndetin e konsumatorëve. Task -Forca e ngritur, nuk zgjati shumë, pasi shitësit e ujit me bote, arritën të regjistrohen me nipt.

Sot, Ujësjellësi i Tiranës u shet ujin e pa trajtuar me fatura tatimore. Sipas Drejtorit të Shitjeve pranë UKT-së Elvin Tivari, kjo është gjetur si zgjidhje për të shmangur çarjet e paligjshme te rrjetit, si edhe mos kontrollin e këtyre boteve që deri një vit më parë mbusheshin në mënyrë informale. Ai deklaron gjithashtu që uji që ata shesin nuk është i pijshëm dhe se nuk janë ata që duhet ta kontrollojnë se ku shkon.

“Ai ujë është i pa trajtuar dhe i pa kontrolluar” cilëson Tivari.

Autobotet janë aq të shumta, sa vetëm në pikën e Dajtit, mbushen në një orë afërsisht rreth 6 autobote. Fiksi intervistoi shitësit e ujit të cilët pretendojnë se ky ujë është i pijshëm. Ndërsa ka nga ata që këtë ujë pretendojnë se e çojnë për vaditje apo larje e gatim. Ndërkohë që kamera e Fiksit i ka ndjekur dhe xhiruar duke e shitur tek qytetarë të ndryshëm me bidona të vegjël.

Mjeku specialist i Pikës Vendore të Shëndetit Publik, ish drejtoria e Higjienës, thotë se ata nuk kanë tagrin e kontrollit dhe se kjo tregti është informale.

“Është informale, pasi ligji nuk e njeh dhe e ndalon këtë lloj tregtie. Në kemi refuzuar çdo kërkesë për leje higjiene” shtoi ai.

Gjithashtu nga analizat që ky Institucion ka bërë në burimet natyrale Dajt, në të dyja stinët, si për vitin 2017 ashtu edhe për 2018 kanë dalë me ngarkesa bakteriale dhe jashtë normave të lejuara për t’u pirë. Janë njoftuar institucionet si Prefektura, Ministria dhe Inspektoriati, por ky i fundit që ka edhe për detyrë kontrollin të paktën dy vitet e fundit nuk ka kërkuar bashkëpunim. Sipas mjekut uji që shitet me bote është i rrezikshëm për konsumatorin jo vetëm pasi është jashtë kontrollit, por sepse nuk shoqërohet me fletë-analizash dhe se askush nuk mban përgjegjësi për sëmundjet që shkakton pirja e ujit të ndotur në organizëm.

Fiksi për më shumë se njëherë kërkoi bashkëpunimin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, por Gjergj Koja, titullari në detyre, nuk dha asnjëherë përgjigje. Vetëm një ditë më parë Fiksi mësoi që ka dhënë dorëheqjen. I vetmi grup kontrolli, Task Force, është ai i UKT-së që ashtu siç edhe shprehen Inspektorët kontrollojnë vetëm faturat dhe nuk pyesin se cili është destinacioni përfundimtar i ujit./ Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në Belsh/ “Nxënësit detyrohen të shkojnë në shkollë ditë të shtune”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Belsh te një shkollë 9-vjeçare, por ajo që u vu re është se shkolat ishin të hapura edhe pse sot është e shtunë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ka denoncuar urdhrin e kreut të qeverisë, i cili ka detyruar nxënësit të shkojnë në shkolla për të pritur Ramën.

“Edhe pse sot është ditë e shtunë dhe pushim për të gjithë shkollat, në Belsh janë detyruar të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare së bashku me mësuesit e tyre për të pritur lartëmadhërinë e tyre Edvin Drogën. Nën kujdesin e veçantë të drejtoreshës Liljana Sina (kunata e kryetarit të bashkisë) dhe nëndrejtoreshës Znj Dhurata Capja”, thuhet në mesazh, ndërsa ka publikuar edhe një video./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Gramoz Murati ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt/ Zbulohet dhurata 150 mijë euro për ish-ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Gramoz Murati, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, është ortak i Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Denoncuesi thekson Gramoz Murati i ka bërë dhuratë Fatmir Xhafajt një makinë me vlerë 150 mijë euro, ndërsa shton se se trafikun e drogës dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë.

“Pershendetje doktor. Gramoz Murataj eshte artaku i vëllait të Fatmir Xhafes, Geronit me të cilin kanë qënë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlore trafiqet dhe lojrat e fatit i kanë pasur bashkë. Gramozi, Fatmir Xhafes i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF, model g, 150 mije euro. Si e justifikon Xhafa këtë makinë”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Fiks Fare”/“Shëruesi” nga Tirana kërkon 5 mijë euro për të lënë gruan shtatzënë!

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e “Fisk Fare” kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një local, por ai kishte vetëm nje kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqeruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra./  Top Channel

LEXO TE PLOTE