Connect with Us

Shpenzimet e luksit të Arbian Maznikut/ Prokuroria vihet në lëvizje

Kronika

Shpenzimet e luksit të Arbian Maznikut/ Prokuroria vihet në lëvizje

Publikuar

-

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar hetim për verifikimin e faturave të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

Me anë të shkresës numër 2279 të datës 03.03.2019, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranës që të nisë hetimet për rastin e Maznikut.

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga mediat online, ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimit në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës, publike shtetasit Arbi Mazniku”, thuhet në shkresën e firmosur nga prokurja Alketa Zifla dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Ky reagim i Prokurorisë vjen pas denoncimit të Partisë Demokratike se zyrtarët e Bashkisë së Tiranës bëjnë shpenzime luksi me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Akuzat e PD-së për Mark Babanin/ Prokuroria vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme është vënë në lëvizje, pas akuzave publike që Partia Demokratike ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Mësohet se organi i akuzës i ka kërkuar Babanit dorëzimin e shenjave të gishtave, në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I kërkoi favore seksuale studentes/ Universiteti merr vendimin drastik ndaj pedagogut

Publikuar

-

Nga

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka reaguar pas denoncimit të mbrëmshëm në emisionin “Stop”, ku një pedagog i kërkonte një studenteje favore seksuale në këmbim të notës.

Mësohet se “Aleksandër Xhuvani” ka pezulluar nga detyra pedagogun Denis Himçi i cili është ndaluar nga policia me akuzën për korrupsion pas shfaqjes së video-skandalit, si dhe është distancuar nga ngjarja në fjalë.

Deklarata e plotë:

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare.
REKTORATI/ CNA.al

Pas denoncimit në “STOP”/ Policia shoqëron pedagogun që kërkonte seks dhe para

Skandali i “STOP”-it/ Kush është pedagogu që kërkon seks dhe para (Foto+ Emri)

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ish-prokurori bën deklaratën e fortë/ Disa “robotë” do hetojnë “peshqit” e mëdhenj

Publikuar

-

Nga

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion”, vijon të mbetet në qendër të debateve mediatike dhe politike.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka folur edhe ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari.

I ftuar në Report tv, Hajdari tha se javën tjetër prokurorët shqiptarë do të shkojnë për trajnim në SHBA nga FBI-ja.

“Kolegët e mi në prokurori që do të kalojnë SPAK-un do të shkojnë në SHBA javën tjetër për trajnim nga FBI-ja, llogarit kush do i hetojë ‘peshqit’, do të jenë disa ‘robotë’, që kur të grumbullojnë provat nuk do të shohin si e ka emrin” –deklaroi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE