Connect with Us

Përdori gjuhë ofenduese për sindromën Down/ Murrizi bën lëvizjen e papritur

Politikë

Përdori gjuhë ofenduese për sindromën Down/ Murrizi bën lëvizjen e papritur

Publikuar

-

Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi, i cili e cilësoi një qytetar si ‘Down’ në një koment në faqen e tij zyrtare, sot ka reaguar sërish pas shumë debateve që shkaktoi gjuha e tij.

Në një deklaratë për mediat, Murrizi ka kërkuar publikisht falje për gjuhën e përdorur.

“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para medieve për të kërkuar falje për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme”, tha deputeti.

LEXO EDHE:  Protesta te Unaza e Re/ Basha akuza të forta ndaj medias

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, Fondacioni “Down Syndrome Albania” protestoi para Kuvendit pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Me pankarta në duar me mbishkrimet ‘Kërko falje dhe jep dorëheqjen, luftoni injorancën tuaj, edhe unë kam ndjenja dhe dashuroj!! Edhe ti, apo jo?

“Sindroma Down nuk është sëmundje”. Protestës iu bashkua edhe këngëtari i njohur Landi Hysi i grupit “West Side Family”, por edhe personazhe të tjerë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  “Cunami po afrohet”/ Berisha bën paralajmërimin e fortë

LEXO EDHE:  “Cunami po afrohet”/ Berisha bën paralajmërimin e fortë

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  “Cunami po afrohet”/ Berisha bën paralajmërimin e fortë

LEXO EDHE:  Video - Policia rrethon Kukësin/ Berisha kërcënon Ramën: Largo falangat e krimit se...

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE