LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka jep lajmin e keq/ BE i mbyll derën Shqipërisë

3 Shtator 2019, 13:06, Politikë CNA
Paloka jep lajmin e keq/ BE i mbyll derën Shqipërisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se me vazhdimin e lojës me të ashtuquajturin ?komision hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikes?, Rama tregon qartazi se ka vendosur të zhytet edhe më thellë në çmendurinë e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.

Sipas Palokës, Edi Rama kërcënon Metën, sepse prishi planet e tij për të futur vendin në gjakderdhje.

?Ai qe emeroi Valdrin Pjetrin dhe qe vazhdon te mbroje Kajmakun , kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes vetem sepse ne zbatim te detyrave te tij kushtetuese mori vendime qe prishen planet e Rames per te futur vendin ne gjakderdhje.?-shkruan Paloka.

Më tej ai thekson se BE i ka mbyllur dyert Shqipërisë për shkak të një qeverie të lidhur me krimin dhe që shkeljen e Kushtetutës e ka rutinë.

?Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine , por nuk mund te lejojme qe cmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa.
Shqiptaret meritojne Evropen jo Edvin Ramen!?-përfundon postimin e tij Edi Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga