Connect with Us

Nga Andi BUSHATI/ A duhet ti bojkotojë PD televizionet antiopozitare?

Opinione

Nga Andi BUSHATI/ A duhet ti bojkotojë PD televizionet antiopozitare?

Publikuar

-

Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të re, përpos një thirrjeje me gjysëm zëri për të bojkotuar televizionet që janë vënë në shërbim të Ramës dhe emisionet e gazetarëve të shndërruar në papagaj të tij.

Ti thuash sot opozitarëve apo publikut se kryeministri ka kapur pjesën e luanit të mediave tradicionale, se ai financon në mënyrë okulte pronarë dhe drejtues programesh, se këta së bashku shërbejnë si një makineri propagandistike për të shfokusuar vëmendjen e teleshikuesve, nuk përbën kurrëfarë shpikje. Atë nuk ka shqiptar me sy në ballë që nuk e ka vënë re.

Dilema që rrjedh pas këtij konstatimi është se ç’duhet bërë në një rast të tillë: a duhet opozita të rrefuzojë vazhdimin e bashkëpunimit me to, apo në të kundërt, të shfrytëzojë çdo dritare, për të thënë të vërtetën e saj?

Bojkoti do të ishte njëra rrugë. Ai shkon në koherencë me strategjinë e përgjithshme të djegjes së mandateve dhe mosmarrjes të asnjë përgjegjësie në pushtetin lokal. Në këtë pikë, dalja nga sistemi do të bëhej edhe më e fortë. Denoncimi jo vetëm i Ramës, por edhe i obortarëve oligarko- mediatikë që e rrethojnë do të merrte edhe më shumë peshë. Kjo do ta shtonte edhe më neverinë popullore ndaj një kaste të vogël privilegjndarësish që vetë vendosin, vetë flasin dhe vetë debatojnë. Si strategji, ajo do të bënte më të çmuar zërin e opozitës përmes sharmit të vetvetishëm që të jep mungesa. Njësoj si nën diktaturë, kur forca e thashethemit ishte tejet më depërtuese se të gjitha mjetet e propogandës shtetërore edhe tani, në monizmin rilindas, Facebooku, Twitteri apo Instagrami do të bëheshin platformat e reja të ku do të gëlonin zërat, idetë pse jo dhe memet kundër autoritarizmit të shfrenuar.

Kjo rrugë në asnjë mënyrë nuk përbën një shpikje shqiptare. Edhe në të tjera vende perendimore, lëvizje antisistem kanë zgjedhur të njëtën mënyrë, për tu bërë më të besueshme dhe më atraktive për atë pjesë të popullsisë që ishte indiferente apo skeptike ndaj tyre. Lëvizja 5 yjet në Itali e shndërroi në art këtë lloj komunikimi deri sa mbërriti në pushtet.

Por, ka një ndryshim.

Zakonisht kjo ka qenë një taktikë e ndjekur nga forca të reja, që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e sistemit, që nuk e kanë kalëruar atë kur kanë pasur mundësi, që nuk kanë ndarë para dhe privilegje me ato media që duan ti bojkotojnë. Në këtë kuptim, opozita shqiptare ka shumë minuse sepse të paktë janë ata që që besojnë tek sinqeriteti i saj në raport me televizionet dhe shtypin. Vërtet sot gjithçka ka degraduar në ditën më të zezë, po a nuk mbylleshin dhe në kohë të PD-së emisione kritike? A nuk hiqeshin nga puna gazetarë me integritet? A nuk qe, në fund të fundit, TV Klani, po i njëjti? A nuk shpërndaheshin miliona euro reklama fiktive, ashtu siç jepen sot koncesione rrugësh, paratë e të cilave përfundojnë në xhepat e pronarëve të mëdhenj mediatikë?

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ PD ul flamurin në gjysmë shtizë

Pra, ende për shumë kënd, denoncimi që opozita po i bën sistemit mediatik, më shumë sesa një dëshirë parimore për një pushtet të katërt të denjë për këtë emër, ngjan me xhelozinë e atij që e sheh mantenutën e vet në krahët e armikut.

Dhe këtë imazh nuk e zhbën dot as lëvizja e fortë e djegjes së mandateve dhe as ajo që pasoi, për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Ato qenë vërtet akte vetësakrifikimi dhe reflektimi por, nga ana tjetër, nuk mund të konsiderohen kurrësesi si çertifikatë pastërtie për gjithçka ka ndodhur në të shkuarën. Për opozitën ato janë vetëm porta në rrugën e gjatë të katharsisit, por asnjëherë fundi i procesit të shndërrimit nga djall në ëngjëll.

Që të bindin për këtë, PD dhe aleatët e saj duhet të japin ende prova. Dhe këtu fati i tyre nuk mund të jetë i njëjtë me atë të partive të singjashme antisistem. Ata janë të dënuar ta shfrytëzojnë qerthullin e përbaltur mediatik, edhe për të denoncuar kundërshtarët e tyre dhe për të dëshmuar vetëtransformimin pozitiv nëse kanë ndërmend ta kryejnë atë realisht.

Këtu natyrshëm lind një pyetje: Po përse u dashkërka dalë jashtë nga sistemi politik (parlament, bashki) dhe u përligjka mbajtja e njërës këmbë brenda atij mediatik?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ndryshe nga parlamenti në debatet televizive nuk vendos as forca e kartonit, as shkelja e ligjit, por vetëm pesha e argumentit; sepse ndryshe nga zgjedhjet, aty nuk funksionojnë as të fortët, as blerja e votës, por mjafton thjeshtë thënia e së vërtetës.

Një kohë e gjatë eksperience personale në debatet televizive më ka bërë të mbërrij në një konkluzion, se pak rëndësi ka se cili është drejtuesi i emisionit dhe tema e drejtë apo e deformuar që ai zgjedh të debatojë, aq më pak rëndësi ka nëse ke përballë bashkëbisedues të ndershëm apo të blerë, në mendjen e publikut, mbetet vërtetësia e fakteve dhe sinqeriteti i qëndrimeve. Ato triumfojnë edhe kur janë në minorancë edhe kur janë zëra të vetmuar edhe kur zhurmohen nga mercenarët e pushteteve.

Prandaj opozita sado e margjinalizuar që të ndihet, nuk e ka luksin ta braktisë këtë mundësi. Edhe e nëpërkëmbur ajo duhet të shfaqet në dritaret e mediave në shërbim të qeverisë, jo e nisur nga ëndrra për ti bërë sërish të vetat, por për të thyer mitin se do të ketë ndonjë vlerë që ti përdorë, nëse vjen në pushtet.

©Lapsi.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Njeriu që qesh vrau Doktorin

Publikuar

-

Nga

Basha v.s Berisha, topi ka vrarë shume më pak se armët e tjera

Nga Lorenc Vangjeli

Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexander Arvizu, kishte krijuar një raport kontravers me dy bashkaksionerët e pushtetit të dikurshëm të PD-së. Në një moment dramatik për vendin, atë që pritej të ikte nga pushteti, e quajti “Burrë shteti”, atë që pritej të vinte dikur në pushtet, e konsideronte “Yll në ngjitje”. Vetëm dhjetë vjet më pas, Arvizu mund ta lexojë të përmbysur raportin e tij me dy B-të e PD-së.

Burri i shtetit është shpallur person non grata nga atdheu i tij, kurse Yllit në ngjitje, yjet po i shkruajnë një horoskop të zymtë për të ardhmen e afërt. Por edhe përkundër zemëratës dhe zhgënjimit të opozitarëve të djeshëm, përkundër edhe rrjedhjes së papritur të ngjarjeve mes dy personazheve, Arvizu kishte pasur të drejtë dikur në përcaktimet e tij. Berisha ishte realisht burrë shteti, por pika e fundit që theu gotën e tij të krisur ishte gjaku i katërfishtë i tragjedisë së 21 Janarit. Po t’i kishte mbetur që atëherë librave të historisë, historia e tij vetjake nuk do të komplikohej në mënyrë të tmerrshme vetëm dhjetë vjet më pas.

Edhe Basha ishte realisht ylli në ngjitje atëherë. Atë e futën fillimisht në zyrën e kryetarit të bashkisë, që ishte paradhoma e kryeministrit të ardhshëm, zyrë e cila qëndron në lartësinë e qiellit në raport me cilindo politikan tjetër. Atë që nuk mund të parashikonte dot askush, është fakti që fati i ndan sot me lumenj urrejtjeje dy B-të e PD-së që i kishte bërë bashkë interesi pragmatist, ai që kushtëzohet nga arsyeja edhe kur zemra thotë ndryshe.

Basha kreu ndaj Berishës fiks atë që vetë Doktori i ka bërë një plejade të tërë individësh në partinë e tij. Akti i Bashës ndaj Doktorit kishte përmasën e asaj që as armiqtë e tij më të egër nuk kanë mundur as t’ia urojnë. Ka ndodhur kështu për një arsye që nuk e sheh pothuaj askush dhe askush nuk e përmend: Basha është ndërtuar nga AND-ja e Doktorit.

Çfarë duket se i bën ata të ndryshëm, ndodhet vetëm në sipërfaqe, sepse në thelb, ata janë njëlloj dhe pothuaj identikë në pjesët më kontraverse të karakterit të tyre politik. Ata janë e njëjta prerje në arrogancën e sjelljes. në radikalizmin e veprimeve, në përdorimin e të vërtetave relative dhe gënjeshtrave absolute, në demagogjinë e llojit bëni vetëm si them unë, në aleancat fluide personale, në unitarizëm e autoritarizëm apo edhe në ndjekjen e pushtetit jo si mjet për të realizuar qëllime të mbara, por si qëllim i vetëm. Madje, Basha, në shumë nga këto tipare ballkanike të politikanit shqiptar, shkon edhe tej Berishës. Shumë më tej.



Basha është absolutisht politikani më radikal në Shqipëri. Askush si ai nuk ka arritur të bëjë të paimagjinueshmen: nxjerrjen e gjithë opozitës nga sistemi. Djegia e mandateve ishte akti më ekstrem që ka ndodhur në Shqipëri dhe ai barabitet vetëm me 97-ën, por nëse atëherë në mars, politika ishte vetëm shkëndija që i vuri zjarrin marrëzisë shqiptare, në shkurtin e 2019-ës, marrëzia e politikës e bëri paudhësinë krejt e vetme dhe përkundër qytetarëve që nuk e ndoqën pas.

LEXO EDHE:  ”Plan pune jo plan elektoral”/  Tabaku tregon ofertën e opozitës

LEXO EDHE:  PD-LSI nënshkruan marrëveshjen paszgjedhore/ Vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Askush më përpara Bashës nuk ka guxuar të bojkotojë një palë zgjedhje vendore. Socialistët kanë braktisur në mes zgjedhjet njëherë dhe kërcënuar ta bëjnë herë pas here braktisjen e zgjedhjeve, por në të gjitha rastet, kanë shkuar si qengja në kutitë e votimit. Basha me atë rast nxori opozitën edhe nga ai përfaqësim politik që i kishte mbetur, shkatërroi karrierën e dhjetëra grave dhe burrave dhe la të ekspozuar përballë kundërshtarit të gjithë atë pjesë të administratës lokale që mbante flamurin e tij. I detyroi të gjithë të paguajnë edhe një kosto të frikshme njerëzore dhe në këmbim, i detyroi edhe ta rizgjedhin si zgjedhje të vetme.

Përballë yllit luftarak të Bashës, Berisha ngjan siç e quante dikur Arvizu, një burrë i urtë shteti. Njëri si një vejushë që mallkon, por nuk e le hernia të dalë nga shtëpia, tjetri si adoleshent qe nuk mblidhet në shtëpi nga furia e hormoneve. Ky thelb i ngjashëm dhe i sofistikuar tek kryetari i PD-së, është çfarë duhet të llogaritet për nesër. Kush nxitohet të verë baste të lehta për kokën e Bashës duhet të mendohet dy herë. Kryetari i PD-së nuk është ai që duket; është shumë më shumë se njeriu që qesh, siç e quajnë kritikët e tij.

Para se të venë baste, mbasi shohin turin e Doktorit në rrethe, baste që edhe mund t’i fitojnë, gjithë kundërshtarët e Bashës duhet të kontrollojnë koefiçientin e tyre. Të lexojnë atë që po bën Berisha, por nuk jua thotë të tjerëve. Sepse Doktori i ashpër është i zhgënjyer pikë se pari nga vetja. Ai kishte imagjinuar në 30 vite një epilog heroik. Kishte parë sesi e hidhnin në erë, si e “asgjësonin” komunistët me top, si e “ekzekutonin” rebelët e Vlorës me tanke në presidencë, si i shkulte krifën e flokëve dhe e çirrte Fatos Nano, si e kryqëzonte në qelitë e policisë Ilir Meta apo edhe si e vriste Edi Rama me dorën e tij për t’ia hedhur si trofe demonstruesve të 21 janarit.

Në fakt të gjitha këto nuk ndodhën. Për ironi të fatit, ai mbërriti në epilogun e tij të paqartë nga pickimi i yllit të tij të fatit. Basha, edhe nëse nuk ngjitet dot aty ku ëndërron dhe ku e shihte ambasadori Arvizu, në takim me historinë do të mbetet si njeriu që vrau duke qeshur Doktorin epik. Ai është prova e faktit që në këtë botë, topi ka vrarë shumë më pak se armët e tjera.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Paulin Marku/ Politika një realitet që po më zhgënjen çdo ditë e më shumë!

Publikuar

-

Nga

Të nderuar miqtë e mi kudo që kam punuar e shërbyer, të fëmijërisë ,shkollave të ndryshme, Forcave të Armatosura dhe politikës.

Në vitin – 2013 u shkëputa me dëshirën time nga strukturat e Forcave të Armatosura me detyrë shumë lartë në atë kohë duke kandiduar për deputet në Qarkun e Lezhës ,pastaj në vitin – 2014 u zgjodha Kryetar i PD-së në Lezhë nga Kuvendi Kombëtar i Degës Lezhë dhe pastaj deri sot në dëtyrën e Anëtarit të Këshillit kombëtar të PDSH-së.

Personalisht kisha menduar se politika ,por qytetarët e ndershëm në përgjithësi kanë nevojë që në politikë të jenë njerëz të ndershëm,korrekt ,të pokorruptuar, punëtorë, jo abuzues me fondet publike ,familjarë të rregullt,jo njerëz me vese negative sociale ,bixhozlinjë e deri te trafikantë apo pjesë e grupit të tyre.

Në dëtyrën e Kryetarit të PD-së në Lezhë ,jashtë përvojës politike të mjaftueshme ndoshta për kohën dhe pas humbjeve të zgjedhjeve parlamentare të vitit-2013, kam bërë të gjitha përpjekjet e mia personale ,që së bashku me kolegët e mi, në strukturat e kohës në Degë,të mundësoj përfshirjen në struktura ,kryesi,departamente ,forum rinor ,LDG, në borde të gjithë kontribuesit,inteletualët e fushave të ndryshme. garuesit në garë ,ish-drejtuesit e PD-së në vite që jetonin e banonin në Lezhë duke ngritur jashtë kryesisë së zgjedhur në Kuvendin Kombëtar të Degës edhe 25- departamente me përbërje intelektuale,demokratë me kontribute në fusha të ndryshme.

Në çdo grupseksion, ku për kohën ishin 10 – grupseksione, ndërsa me ndarjen e re sipas Udhëzimit janë 17- grupseksione kemi bërë zgjedhjen e sekretarit,dy nënkryetarëve dhe kryesisë së grupsekseksionit jo me vendimarrje personale ,por me propozime dhe miratim nga strukturat e Partisë në çdo grupseksion, ngritjen e seksioneve dhe kryesive në çdo seksion sipas numrit të votuesve në çdo qendër votimi.

LEXO EDHE:  ”Plan pune jo plan elektoral”/  Tabaku tregon ofertën e opozitës

LEXO EDHE:  Bardhi i del në mbrojtje Bashës/ “Vendimi për Berishën nuk është marrë papritur”

Rinia ka qenë pjesa më e rëndësishme e mbështetjes dhe pjesmarrjes masive në struktura ,si në kryesi, departamente, grupseksione në çdo njësi administrative me strukturë organike duke i dhënë frymë dhe shpresë të sotmes dhe të nesërmes politike të Degës.



Kam ndjerë kënaqësinë maksimale pasi kam njohur shumë miq,anëtarë dhe simpatizanë,kontribues ,drejtues vendorë të strukturës administrative dhe politike gjatë takimeve të vazhdueshme me 121- seksione që kishte Dega e Partisë në Lezhë dhe sot u jam shumë mirënjohës për respektin, mbështetjen dhe kontributin e tyre.

Respekti,bashkëpunimi me secilin prej tyre ka qenë mjaft pozitiv ,dashamirës, mirëkuptues, vendimarrës, gjithëpërfshirës si gjatë fushatave elektorale që kemi bërë së bashku me njëri-tjetrin ,organizimin e aktiviteteve politike, protestat, mbështetjen që i kemi dhënë njëri –tjerit në situata edhe delikate në shumë raste.

Situata që kemi kaluar dhe po kalojmë në këto momente, jashtë çdo interesi personal më ka zhgënjyer pa masë ,ku kontributet nuk vlerësohen realisht, në të shumtën e rasteve përfituesit janë larg kontributeve reale ,ku politika kthehet në biznes përfitimi dhe jo shërbimi,ku ndershmëria në të shumtën e rasteve goditet,ku pabesia merr vlera,ku antivlerat i zënë vendin vlerave dhe kjo është për të ardhur shumë keq.

Respekte pafund dhe mirënjohje,shendet familjarisht , për të gjithë miqtë dhe kolegët e mi në çdo strukturë ku kemi punuar e kontribuar së bashku.

Me respekt miku juaj P.M

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Basha nuk kërkon komision hetimor për lejet për kullat në Tiranë?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Bujar Nishani

Të nderuar miq, a mund të na thotë ndokush pse L. Basha nuk kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe proçeset për ngritjen e kullave skandaloze në Kryeqytet ?

Sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën kohore 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për 3 vitet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Raporti i Moneyval për vitin 2019 e riktheu Shqipërinë në “listen gri” të vendeve me nivel të lartë të riskut të pastrimit të parave.

LEXO EDHE:  “Diversion i pistë”/ Tabaku zbardh prapaskenat e ftesës së Ramës

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ PD ul flamurin në gjysmë shtizë

Sipas raporteve ndërkombëtare të agjencive që monitorojnë pastrimin e parave, Tirana është në krye të qyteteve ku më së shumti ushtrohet ky “aktivitet”.

Pra ka një shqetësim të madh të opinionit publik për ekzistencën e një rrjeti të gjërë kriminal me profil mafioz në kontrollin e territorit të Kryeqytetit.

Elektorati i opozitës dhe strukturat e Partisë Demokratike kanë denoncuar prej vitesh se paratë e pista përdoren për blerjen e votave në fushatat elektorale.



Tani ngrihet një pikëpyetje e madhe (??????)

Pse L. Basha nuk shfrytëzon grupin parlamentar për të hetuar këto çështje por bën teatër me Becchettin ?????

A nuk guxon ?

A nuk ka vullnet ?

Apo nuk kupton ?

…………..,,,,,,,,,,,,,,, !

 

LEXO TE PLOTE