Connect with Us

“Lidheni këtë të marrë”/ Nuk përmbahet Petrit Vasili

Politikë

“Lidheni këtë të marrë”/ Nuk përmbahet Petrit Vasili

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur kritika të forta sot në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili se Balla ka deklaruar se është KQZ ai që cakton daten e zgjedhjeve per Bashkine e Shkodres, pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit. Kjo sipas Vasilit bie ndesh me Kushtetutën, e cila thotë qartë se datën e zgjedhjeve e cakton presidenti.

Për më tepër, Vasili i është drejtuar Ballës edhe me ofendime, ndërsa shkruan se “Ky vend ka pare budallenj jo pak, por te tille as ka pare as nuk do te shohe me kurre dhe si ky i fundit jo dhe jo.”

Postimi i plotë i Vasilit:

Lidheni kete te marrë!!!
Ky Taulant Balla i rilindjes si gjithe shkollepaktet e tjere po na thote sot qe KQZ eshte ajo qe cakton daten e zgjedhjeve per Bashkine e Shkodres.
Ky vend ka pare budallenj jo pak, por te tille as ka pare as nuk do te shohe me kurre dhe si ky i fundit jo dhe jo.
Edhe shqiptari me i fundit e di qe daten e zgjedhjeve e cakton Presidenti i Republikes.
Ja c’thote kushtetuta:
Neni 92
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe
për zhvillimin e referendumeve;
Lexoni se ç’thote edhe ky Balla ne Neës 24 dhe kuptoni se cfare antishteti idiot kane keta ne mendje keta :
” KQZ ka të gjithë autoritetin, pasi kthehet nga puna që të vendosë për datën. Prefekti i Shkodrës ka konstatuar vakancën e krijuar dhe është KQZ që vendos për datën. Data 13 tetor për ne nuk ka kuptim, nuk do të thotë asgjë”, thote Taulant Balla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Artan Hoxha shpëtoi Ramën nga burgu”/ Balla zbulon urdhër-arrestin

Publikuar

-

Nga

Moderatori Sokol Balla ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin e tij, “Real Sroey”, duke zbuluar një “sekret” të paditur më parë.

Teksa ishte duke folur për protestën dhe vrasjen e katërfishtë në 21 Janar të vitit 2011, Balla tha se po të mos ishte publikuar videoja e vrasjes, nga gazetari Artan Hoxha, kryeministri Edi Rama do të ishte sot në burg.

Sipas tij, para se të publikohej videoja, ishte firmosur urdhër-arresti për Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Basha flet për djegien e mandateve/ Nuk e bëjmë sepse nuk do LSI

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 18 qershorit/Ja lista e PS për Tiranën

“Nëse nuk do dilte ajo video, Rama do ishte në burg. Është e vërtetë! Po ta them unë, ka qenë gati i firmosur  urdhër-arresti para se ta jepte Artan Hoxha videon”, deklaroi moderatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj “i del nga duart” Bashës/ Nuk ulemi në debat me kriminelë

Publikuar

-

Nga

Megjithëse kryedemokrati Basha, shkeli mbi premtimet e tij, dhe u ul në trezë me Damian Gjiknurin, ish deputeti Enkelejd Alibeaj ka tjetër qëndrim.

I ftuar në emisionin “Tempora”  Alibeaj është treguar i prerë, ndërsa tha se nuk mund të ulesh me tryeza debatesh me kriminelë që vjedhin votat dhe buxhetin e shqiptarëve.

“Të ulesh në tryeza debatesh me kriminelë nuk i shërbejmë interesit publik! Me kriminelë të votës, me kriminelë që vjedhin buxhetin e shqiptarëve, me kriminelë që lëshojnë kriminelët nga burgjet… Lidhur me Gjiknurin, ai e ka vendin në burg. Nuk e kemi ne mundësinë ti themi një kryekrimineli si Rama që në vend të Damian Gjiknurit që vodhi votat e Dibrës të vendosë një tjetër si Rrahman Rraja apo Taulant Balla” , theksoi Alibeaj më tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpërdoroi 612 mln lekë nga fondet publike/ Kryebashkiaku i Tropojës padit paraardhësin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi padit penalisht paraardhësin e tij Besnik Dushaj dhe 7 punonjës të kësaj bashkie.

Mësohet se ditën e sotme Byberi ka depozituar padinë për shpërdorim të fondeve publike, për shifrën 612.000.000 lekë të vjetra.

Mbi Dushajn është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, “shkeljes së barazisë me tendera” dhe “shkatërrimit të pronës publike”.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 18 qershorit/Ja lista e PS për Tiranën

LEXO EDHE:  Përfshirja e policisë nga Rama në fushatë/ LSI ankimon vendimin e Prokurorisë

Lidhur me këtë padi ka reaguar edhe Dega e Partisë Demokratike së Tropojës, e cila pretendon se ky është mashtrim i iniciuar në media. Demokratët pretendojnë se procedurat e kryera gjatë viteve 2015-2019 janë në përputhshmëri të plotë me legjislacionin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE