Connect with Us

Kryebashkiakët me probleme/ PD, gati denoncime të tjera

Politikë

Kryebashkiakët me probleme/ PD, gati denoncime të tjera

Publikuar

-

Demokratët nuk kanë ndër mend të ndalen me Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun. Në një intervistë për A2, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, paralajmëron denoncimin e të tjerë kryebashkiakëve të majtë që preken nga ligji i dekriminalizimit.

“Do të ketë edhe publikime të tjera, sepse nuk janë dy raste të vetme të rastësishme. Është një filozofi e Rilindjes për të ardhur dhe qëndruar në pushtet”, thotë Edmond Spaho.

Pas 30 qershorit, denoncimet e të zgjedhurve vendorë të dyshuar për rekorde kriminale mbajtën peshën kryesore të kauzës së opozitës, por shtatori risjell protestat. “Edhe në javët e muajt e ardhshëm do të vazhdojmë këtë lëvizje”, thotë Spaho. “Jemi të bindur që është një aksion i vështirë, por do t’i qëndrojmë deri në fund”.

Zgjidhja e krizës vijon të kalojë nga një qeveri tranzitore, pohojnë demokratët, për të cilën palët duhet të ulen më parë në dialog. Spaho shpjegon se prania e Edi Ramës në tryezë nuk përbën pengesë. “Ne nuk e zgjedhim kryetarin e Partisë Socialiste, është Edi Rama dhe është përgjegjësi të strukturave të PS ta zgjedhin. Dhe në një tavolinë të forcave politike ai do të jetë si përfaqësues i Partisë Socialiste”.

LEXO EDHE:  Këshilltari i PD ngre alarmin: Ja ç'tregojnë sondazhet për demokratët

Mosveprimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e bën Spahon të mos ketë më shpresa për zhvillimin e zgjedhjeve të 13tetorit. Problemi, gjithsesi, nuk është data. “E kemi thënë që në çdo proces zgjedhor, kush që ne të marrim pjesë, është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe një qeveri provizore”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Kërkoi lirinë nga arratia/ Apeli rrëzon ankimimin e Agim Kajmakut

LEXO EDHE:  KQZ rrezon PD per perseritje te zgjedhjeve ne Kurbin

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  Këshilltari i PD ngre alarmin: Ja ç’tregojnë sondazhet për demokratët

LEXO EDHE:  Koordinatorët e Bashës, dështim me sukses

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE