LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA shtyn vendimin për prokurorin e SPAK/ Ja kur mbahet seanca e radhës

3 Shtator 2019, 09:40, Vetingu CNA
KPA shtyn vendimin për prokurorin e SPAK/ Ja kur mbahet seanca e

Është shtyrë sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimi për prokurorin Besnik Muçi, i cili është edhe një ndër kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet shkak për shtyrjen e seancës nga KPA është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues, Natasha Mulaj, për motive familjare. Seanca e radhës do të mbahet më 20 shtator.

Kujtojmë këtu se Muçi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut më 1 gusht 2018, ndërsa pak javë më pas komisioneri bëri ankim duke kërkuar shkarkimin me argumentin se nuk arrin të justifikon burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive.

Besnik Muçi u përzgjodh për SPAK, (Strukturën e Posacme Antikorrupsion), por njëkohësisht është edhe kandidat për gjyqtar kushtetues dhe emri i tij është konfirmuar edhe nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi.

Lajmet e fundit nga