Connect with Us

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Gadishulli ballkanik po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativsht të freskëta veriperëndimore të cilat do të kushtëzojnë në territorin e Shqipërisë rënie graduale të temperaturave.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Berat dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre.

Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 22 / 30 °C
Në vendet e ulëta: 20 / 28 °C
Në vendet malore: 14 / 26 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video/ Si duhet të veproni kur ka lëkundje të forta termeti

Publikuar

-

Nga

Tërmetet e fuqishme që goditën vendin pasditen e sotme kanë shkaktuar panik tek shumë qytetarë.

Më poshtë po ju sjellim një manual të thjeshtë se çfarë duhet të bëni në rast se ndjeni lëkundje të forta tërmeti.

Hapi i parë

Në momentet që bie termeti duhet të qëndroni të palëvizur, edhe kur jeni në shtëpi apo në rrugë.

Hapi i dytë

Kur jeni brenda në shtëpi, futuni poshtë tavolinës apo midis skeletit të derës.

Hapi i tretë

Mos merr ashensorin, por merrni shkallët.

Hapi i katërt.

Qëndroni në distancën nga ndërtesat nëse jeni jashtë dhe as afër pemëve.

Kur je duke lëvizur me makinë, duhet të ndaloni dhe të parkoni makinën.

Hapi pestë.

Nëse je duke gatuar, mbyllni gazin apo sobën dhe hapni dritaret.

Në të tilla raste mos ndizni cigare apo çakmakë.

Po ashtu nuk rekomandohet të flisni në telefon.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tmerri nga tërmeti/ Disa persona të bllokuar në ashensor

Publikuar

-

Nga

Disa persona raportohet të kenë mbetur të bllokuar nëpër ashensorë në momentin kur ka rënë tërmeti.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë këtyre banorëve të cilët kanë kaluar momente paniku.

Ndërkohë 27 persona janë dërguar në Spitalin e Traumës pasi kanë pësuar lëndime nga dy tërmetet e fuqishme. Pasditen e sotme u regjistruan 2 tërmete të fuqishme në Shqipëri.

Tërmeti i parë ishte 7.5 ballë, shkalla Rihter 5.8, Epiqendra e të cilit ishte në Kepin e Rodonit, 1 km larg Durrësit dhe me thellësi 30 km./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paralajmëroi tërmet apokaliptik/ Meta reagon pas lëkundjeve të fuqishme

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka reaguar pas dy tërmeteve të fuqishme që lëkundën vendin pasditen e sotme.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës. Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja, ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Presidenti po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim”, thuhet në reagimin e presidencës.

Kujtojmë që presidenti Meta paralajmëroi në 30 korrik të këtij viti se një tërmet apokaliptik do të godiste Ballkanin./CNA.al

LEXO TE PLOTE