LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapet tregu i shumicës në Korçë/ Zgjidhja që jep Bashkia për fermerët

3 Shtator 2019, 06:33, Sociale CNA
Hapet tregu i shumicës në Korçë/ Zgjidhja që jep

Bashkia e Korçës ka ofruar një zgjidhje për problemin e fermerëve, të cilët një ditë më parë protestuan në unazën e qytetit, me pretendimin se Bashkia nuk i lejonte të shisnin.

Mësohet se pas kësaj proteste, Bashkia ka ofruar si zgjidhje për fermerët, duke iu caktuar një orar të ri.

Burimet bëjnë të ditur se fermerët do të lejohen të shesin nga ora 24 e mbrëmjes, deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Po ashtu mësohet se fermerët, duhet të pajisen edhe me licencë nga Bashkia, që të mund të ushtrojnë aktivitet tregtar në tregun e shumicës./ CNA.al

Protesta e tregtarëve dhe fermerëve/ Reagon bashkia Korçë

â??Sâ??na lënë të shesimâ?/ Fermerët e Korçës bllokojnë unazën, hedhin prodhimet në tokë

Lajmet e fundit nga