Connect with Us

Hapet Jumbo edhe në Malin e Zi, kompania shqiptare në 4 shtete në Ballkan

Sociale

Hapet Jumbo edhe në Malin e Zi, kompania shqiptare në 4 shtete në Ballkan

Publikuar

-

Podgorica u kthye të premten në qytetin e radhës që priti dyqanin më të ri të JUMBO-s, që drejtohet nga kompania shqiptare Kid Zone, dhe që përbën çeljen e parë të kësaj marke në Malin e Zi.
Përmes një atmosfere festive në praninë e Ministres së Ekonomisë vendase, Dragica Sekulic, u inaugurua dyqani JUMBO me një sipërfaqe prej 2500 m2 dhe mbi 50 punonjës të rinj dedikuar për të ofruar shumëllojshmëri produktesh nga të gjithë kategoritë.

Numri i vizitorëve në ditët e para ka qenë shumë i lartë dhe gjithashtu mediat kanë shfaqur interes të përcjellin këtë investim të Grupit Balfin në Malin e Zi.

Në fjalën e tij, Drejtori Ekzekutiv i JUMBO-s, Toljan Papajorgji, përballë një pranie të gjerë mediatike, falenderoi ndër të tjera institucionet malazeze për mbështetjen dhe siguroi që përmes Grupit Balfin, JUMBO nuk do ndalet në rrugën e zgjerimit në këtë shtet.

 Jumbo, nën emrin e Kid Zone u hap fillimisht në nëntor të vitit 2011 në qendrën më të madhe tregtare në Shqipëri, në TEG, dhe një vit më vonë, në 27 nëntor 2012 edhe në QTU.

Duke parë suksesin e madh të rrjeteve të dyqaneve të tipit “retail store” në Greqi, Qipro, Bullgari, Rumani etj, Jumbo erdhi si kërkesë e tregut shqiptar dhe si i tillë u përqafua menjëherë nga tregu vendas.

Pika më e fortë e Jumbo-s, ajo çka e bën atë të jetë ndryshe nga ofruesit e tjerë në treg është shumëllojshmëria e produkteve të kategorive të ndryshme, pasi Jumbo është për të gjithë familjen. Gama e gjerë e produkteve, cilësia dhe çmimet ekonomike e ka bërë atë të jetë lider në treg në kategorinë e lodrave për fëmijë dhe jo vetëm.

Më në detaj, në JUMBO mund të gjenden që nga lodrat për fëmijë dhe artikujt sportivë, e deri tek ato të kopshtarisë, veshmbathjet, tekstile dhe dekor, aksesorë pastrimi dhe për kuzhinë, aksesorë kurimi, produkte për bebe, aksesorë makinash, zyre dhe shkollash, si dhe materiale për party dhe kafshë shtëpiake.

Por Kid Zone (Jumbo) nuk u ndal vetëm në Shqipëri, dhe sot, pas 8 vjetësh, ajo operon në 4 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, me rreth 700 punonjës dhe 16 dyqane të mëdha. Ajo ka një plan ambicioz zgjerimi, ku pritet të debutojë edhe në tregje të tjera rajonale dhe jo vetëm dhe ta rrisë ndjeshëm numrin e të punësuarve, duke e çuar deri në rreth 900 të tillë.

Vetëm në Shqipëri, kompania numëron 5 dyqane dhe 230 punonjës.

LEXO EDHE:  Fullani nuk i ndahet bankave/ Zbulohet posti i ri, i rëndësishëm që mori

Hapjet e fundit në Shqipëri kanë qenë në qytete si: Fieri, më 27 Prill 2018, Shkodra, më 8 Qershor 2018 dhe Durrësi më 17 Gusht 2018, ndërkohë që parashikohet hapja e tre dyqaneve të reja në qytete si: Elbasani, Korça dhe Vlora. Me këto hapje, numri i punonjësve në Shqipëri do të shkojë në mbi 300.

Ndërkohë në Kosovë kompania numëron 6 dyqane dhe 216 punonjës, teksa brenda vitit 2019 do të hapë dyqanin e 7-të në vend, në qytetin e Pejës, duke e çuar kështu numrin total të punonjësve në 250.

Në Bosnje janë 4 dyqane, me rreth 165 punonjës dhe çelja e dyqanit të fundit ishte në Cazin, gjatë muajit maj 2019.

Risia e Jumbo-s në vazhdim do të jetë investimi në një treg të ri, përtej rajonit ballkanik, konkretisht në Moldavi.

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, etj.

Për më shumë informacion vizitoni facebook “Jumbo Albania” dhe instagram jumbo_albania si dhe vizitoni  dyqanet e saj në Tiranë (TEG dhe QTU), Fier (Qendra Tregtare VIVA), Shkodër dhe Durrës (Qendra Tregtare “Blue Star”).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mblidhet Task-Forca/ Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandaimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi I masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Task Forca vendosi:

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

LEXO EDHE:  Kosova e njofton zyrtarisht Malin e Zi për ratifikimin e demarkacionit

LEXO EDHE:  Haradinaj akuzon per kufirin me Malin e Zi: Po humbim 10 mije ha te Kosoves

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu, siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është do jetë një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Qëndresa Qytetare çel ekspozitën “Ekspozitën e Turpit” në Arsim/ Shahini “ngel në klasë”

Publikuar

-

Nga

Qëndresa Qytetare nëpërmjet një aksioni kreativ ka paraqitur në formë ekspozitë më shumë se 20 skandale në sitemim arsimor të vendit të cilat kanë ndodhur në çdo muaj gjatë 2 viteve të fundit.

Aktivistët e quajtën “Ekspozita e Turpit” nisur edhe nga rasti i fundit i shfaqjes së ngacmimeve dhe skandaleve seksulae në shkollën “Jakov Xoxa”. Shkollat dhe universitetet e kanë humbur qëllimin e tyre, atë të edukimit të nxënësve duke u kthyer në vatra të dhunës, abuzimi seksual dhe korrupsionit.

Përballë kemi Ministrinë, e cila me papërgjegjshmërinë e saj është drejtpërdrejt përgjegjëse për këtë situatë të degjeneruar, nëse ne kemi më shumë se 1 skandal në media çdo muaj, ju ftoj të paramendoni se cila është gjëndja reale në këto institucione edukimi, u shpreh aktivisti i Qëndresës Qytetare Migen Qiraxhi.

Me anë të kësaj ekspozite ne kërkojmë të përballim institucionin e Ministrisë së Arsimit me bilancin dramatik të 2 viteve të fundit në arsim, por edhe të komunikojmë me qytetarët mbi situatën.

LEXO EDHE:  Qeveria malazeze notë proteste Shqipërisë/ Boll e qelbët lumin Buna

LEXO EDHE:  Fullani nuk i ndahet bankave/ Zbulohet posti i ri, i rëndësishëm që mori

Institucionet në varësi të ministrisë kanë vendosur gjatë gjithë formimit tonë “Nota” si vlerësim mbi përgatitjen tonë, sot është dita e qytetarëve të vlerësojnë me Notë punën e ministrisë duke e shënuar atë në tabelën e improvizuar në shesh.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Si të mbroni veten dhe të afërmit nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Virusi mund të përhapet kur një person i infektuar kollitet ose teshtin dhe larja e duarve është hapi i parë ndaj mbrojtjes.

Si mund të përhapet koronavirusi?

Koronavirusi  është një sëmundje e re dhe shkencëtarët janë ende duke studiuar se si  mund të përhapet nga personi në person, por viruse të tilla të ngjashme kanë tendencë për t’u përhapur nëpërmjet kollës dhe teshtimës.

Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ata nxjerrin pikat e pështymës ose mukozën. Këto pika mund të bien tek njerëzit dhe kalojnë tek ata prekin fytyrën duke shkaktuar në këtë mënyrë infeksionin.

 

Virusi mund të përhapet gjithashtu përmes pikave që bien në sipërfaqe siç janë vendet në autobusë, trenat ose tavolinat në shkollë. Sidoqoftë, nëse kjo është një rrugë kryesore e transmetimit varet se sa gjatë mbijetojnë viruset në sipërfaqe – dhe kjo gjë mund të ndryshojë nga orë në muaj.

Ekzistojnë  fakte që virusi mund të përhapet tek njerëzit përpara se të shfaqen simptomat .

Si të mbroni veten dhe të tjerët?

Lani duart : lani duart tuaja me ujë të pastër dhe përdorni sapun. Mos harroni kur të lani duart të lani mirë hapësirat midis gishtërinjve dhe thonjtë ,pastroni mirë të paktën për 20 sekonda.

Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini me një facoletë para, më pas hidheni atë në kosh dhe lani duart tuaja. Nëse nuk keni facoletë, mbani brrylin tuaj para gojës kur kolliteni ose teshtini, jo duart.

LEXO EDHE:  Fullani nuk i ndahet bankave/ Zbulohet posti i ri, i rëndësishëm që mori

LEXO EDHE:  Kufiri i Kosovës me Malin e Zi/ A është i sigurt votimi "pro" marrëveshjes

Maskat higjenike për fytyrën ofrojnë një mbrojtje më të sigurt

Sidoqoftë, ato nuk bllokojnë grimcat më të vogla të tështimës ose kollitjes që mund të kalojnë në materialin e maskës. Maska gjithashtu nuk mbrojnë dot sytë dhe ka prova se virusi mund të transmetohet edhe nga shikimi.

Kërkoni menjeherë ndihmë mjekësore nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje

Nëse vizitoni tregjet me ushqime të gjalla në zonat e prekura nga virusi shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë  me kafshë të gjalla dhe ato sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.

Nëse jeni në një zonë të prekur shmangni ngrënien e produkteve shtazore  dhe tregoni kujdes ndaj organeve të kafshëve.

Shmangi gjithashtu ngrënien e produkteve shtazore dhe gjithashtu produkteve të qumështit.

Nëse jeni rikthyer nga një zonë e prekur në Kinë gjatë dy javëve të fundit, qëndroni në shtëpi dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë për 14 ditë . Kjo do të thotë të mos shkosh në punë, shkollë apo zona publike.

Nëse jeni kthyer nga një zonë e infektuar dhe keni një temperaturë të lartë, kollë, dhimbje të fytit ose vështirësi në frymëmarrje mos u largoheni nga shtëpia juaj deri sa të merni këshilla nga një mjek ./abcnews.al

LEXO TE PLOTE