Connect with Us

Gusht 1911/ Si u grabit në Luvër Mona Liza, kryevepra e Leonardo Da Vinçit

Blog

Gusht 1911/ Si u grabit në Luvër Mona Liza, kryevepra e Leonardo Da Vinçit

Publikuar

-

Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në Muzeun e Luvrit në Paris. Vinçenzo Peruxhia nuk kalon nga hyrja kryesore, por nga ajo e përdorur nga punonjësit. Peruxhia e njeh atë pasi e ka kaluar disa herë. Herën e fundit në korrik të po atij viti, kur punonte për prodhuesin e xhamave Gobier, që ishte ngarkuar të prodhonte pllaka qelqi për të ruajtur veprat më të rëndësishme të artit.

Drejtori i Muzeut, Teofil Homol, ishte shumë më i interesuar të mbronte veprat e famshme nga aktet e përsëritura të vandalizmit, sesa nga vjedhjet, të cilat gjithashtu nuk kishin munguar. Në këto rrethana, Peruxhia hyri në muze, mori një pikturë, dhe u largua pa ngjallur asnjë dyshim. Por ajo pikturë nuk ishte dosido, por Mona Liza, kryevepra e Leonardo Da Vinçit.

Peruxhia e çmontoi xhamin mbrojtës dhe kornizën e tabllosë, me lehtësinë e dikujt që e ka kryer shumë herë veprimin e kundërt, hoqi xhaketën, e mbështolli rreth pikturës, e hodhi krahëve dhe doli në rrugë. E la kryeveprën në apartamentin e tij, dhe shkoi në punë në orën 9. U shfajësua për vonesën, me pretendimin se ishte dehur gjatë mbrëmjes të së dielës.

Të nesërmen, më 22 gusht 1911, i pari që vuri re mungesën e pikturës ishte artisti Luis Beru. Ai kishte hyrë në Sallonin Carré për të pikturuar një kopje të kryeveprës së Leonardos. Por do të duhej të kalonte i gjithë mëngjesi, për të konstatuar se piktura ishte vjedhur, dhe nuk ishte transferuar në laboratorin fotografik.

Punonjësit lajmëruan drejtorin që ishte nisur me pushime, dhe policinë. Gjashtëdhjetë xhandarë, kontrolluan imtësisht të gjithë vizitorët, dhe më pas çdo centimetër të muzeut, që do të mbetej i mbyllur për një javë të tërë. Të mërkurën e 23 gushtit, lajmi do të merrte dhenë në të gjitha gazetat.

Disa prej tyre bënin përgjegjës për neglizhencë drejtorin e muzeit, të cilit i kërkuan të jepte dorëheqjen. Kishte nga ata që vunë shpërblime për ata që kishin informacione mbi grabitësit. Apo të tjerë që nisën të tjerin teori komploti, duke hipotetizuar se ajo grabitje, ishte një vepër e armiqve gjermanë.

Policia ndodhej nën një presion të madh. Ajo ndaloi poetin Gijom Apoliner dhe mikun e tij, Pablo Pikaso, asokohe një piktor i panjohur, që dyshoheshin se kishin gisht tek grabitja e famshme.Në kornizën e braktisur në muze, u gjet një gjurmë që mund t’i përkiste autorit të vjedhjes.

Por krahasimi me gjurmët e gishtërinjve të 257 punonjësve të Luvrit, nuk dha asnjë rezultat.

LEXO EDHE:  Skandali i grabitjes në Pashaliman/ Reagon ministri Lleshaj

Për disa kohë, Peruxhia u duk sikur ishte lindur me këmishë. Disa javë më vonë, policia ia behu në derën e apartamentit të tij. Por pas pyetjeve standarte, inspektori plotësoi raportin pa zbuluar ndonjë gjë të çuditshme.

Si për ironi, ai e përpiloi raportin i mbështetur në tryezën e vogël, poshtë të cilës fshihej kryevepra e Leonardos. Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodhi në dy vitet në vazhdim. Por më 9 dhjetor 1913, Peruxhia kaloi kufirin në trenin e linjës Paris-Milano. Në bagazhin e tij, mbështjellë me një pëlhurë të kuqe, dhe e fshehur në fundin e dyfishtë të valixhes, ndodhej Mona Liza.

Peruxhia zhvilloi një takim me Alfredo Gerin, një tregtar i veprave të artit, me të cilin kishte  kontaktuar disa ditë më parë. Nuk është e qartë pse ai priti aq gjatë, për ta hequr qafe tabllonë e famshme. Ndoshta nuk dinte vërtet se çfarë të bënte me të. Mbase thjesht dëshironte të qetësoheshin ujërat. Ose me gjasë e pati të vështirë, të gjente një tregtar të gatshëm të jepte një pazar të mirë.

Geri u takua me Peruxhian në Hotel Tripolitania në Firence, i shoqëruar nga Xhovani Poxhi, drejtor i galerisë “Uffizi”. Të dy prisnin të përballeshin me një mitoman. Por ata u habitën kur vepra që iu ekspozua ishte origjinali i pikturuar nga Leonardo. Ata kërkuan kohë për disa shqyrtime të mëtejshme, duke i premtuar Peruxhias se ditën tjetër do t’i jepnin plot 500 mijë franga.

Por në takimin e nesërm u paraqit policia italiane. Në komisariat, Peruxhia pretendoi se e kishte vjedhur Mona Lizën, për t’i rikthyer Italisë një nga kryeveprat e shumta, që ishin marrë dikur me forcë nga Napoleoni. Shkurt, qe një gjest patriotik. Në fakt, Xhokonda ishte çuar në Francë me dëshirën e vetë Leonardos.

Gjyqi u mbajt në Firence në qershorin e vitit 1914. Peruxhia fitoi menjëherë simpatinë e opinionit publik dhe gazetave. Dënimi ishte i butë:1 vit e 15 ditë, që pastaj u reduktua në 7 muaj e 8 ditë. Ndërkohë, pasi u shfaq për publikun në Firence, Romë dhe Milano, më 31 dhjetor 1913, tablloja e rikuperuar mbërriti me tren në Paris, dhe u vendos në kornizën e saj të vjetër.

Pasi mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, Vinçenzo Peruxhia u martua dhe u kthye në Paris, ku lindi edhe vajza e tij Çelestina. Vetëm një vit më vonë, më 8 tetor 1925, ai vdiq nga një sulm në zemër, pikërisht në ditëlindjen e tij të 44-të./ Përshtatur nga CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E premtja e datës 13/ Pse besohet se kjo ditë ndjell fatin e keq?

Publikuar

-

Nga

Referencat për ditën e premte të datës 13, datojnë që nga koha e Mesjetës. Por disa besojnë kjo bestytni është frymëzuar nga Bibla. Në Darkën e Fundit, Juda Iskarioti, që do të tradhëtonte Jezu Krishtin dhe do e dorëzonte tek romakët, ishte personi i 13-të në atë tryezë, çka ka frymëzuar potencialisht edhe frikën e mëtejshme ndaj numrit 13.

Ndërkohë, në Bibël thuhet se Jezusi vdiq ditën e premte, gjë që ka forcuar më tej bestytninë e besimtarëve të krishterë ndaj kësej dite. Ndërkohë në periudhën e Mesjetës, referencat për të premten si një ditë në përgjithësi e pafat, shfaqen që në shekullin XIV.

Shkrimtari i “The Talter Canterbury”, Xhorxh Shoser shkroi:”Të premten ra gjithë ai mjerim!”.

Një tjetër arsye për këtë bestytni janë Kalorësit Templarë. Pjesëtarët e urdhrit ushtarak katolik, u arrestuan të premten e 13 tetor 1307, me urdhër të posaçëm të mbretit të Francës, Filipit IV. Mjeshtri i Madh Zhak dë Molei, dhe një numër i madh Templarësh Francezë u akuzuan se u kërkonin rekrutëve të rinj të pështynin mbi Kryq, të mohonin Jezu Krishtin, dhe të angazhoheshin në “puthje të pahijshme”.

Ata u akuzuan për vepra të shumta të tilla si korrupsion, mashtrim dhe okultizëm, dhe gjithashtu edhe për idhujtari. Të burgosurit u torturuan për disa javë më radhë, dhë në fund u ekzekutuan me djegie në turrën e druve. Ai akt, ishte fillimi i një lëvizjeje për të arrestuar dhe shpërndarë urdhrin e Kalorësve Templarë.

LEXO EDHE:  Skandali i grabitjes në Pashaliman/ Reagon ministri Lleshaj

LEXO EDHE:  Skandali i grabitjes në Pashaliman/ Reagon ministri Lleshaj

Ndërkohë kompozitori italian, Xhakomo Rosini vdiq të premten e datës 13 sipas biografisë së Henri Eduard të vitit 1869. Në të ai shkruan:”Rosini ishte i rrethuar deri në momentet e fundit nga miqtë dhe admiruesit e tij. Dhe nëse është e vërtetë që si kaq shumë italianë, edhe ai i cilësonte premtet si ditë të pafata, dhe numrin 13 shumë të pafat, është diçka e jashtëzakonshme që ai vdiq pikërisht të premten e datës 13”.

Prandaj, nuk është për t’u habitur pse shumë njerëz e lidhin të premten e datës 13 me ngjarjet e këqija. Gjithsesi sot italianët e cilësojnë datën 13 si një numër fati, ndërsa konsiderojnë pa fat të premten e datësn 17. Gjithashtu, e njohur edhe si triskaidekafobia, frika nga numri 13 ka krijuar ndërkohë tradita të tilla si ato të ndërtuesit, që nuk e përmendin katin e 13-të kur projektojnë ndërtesat e larta, në përpjekje për të shmangur fatin e keq.

Ndërkohë në shumë restorante mungon tryeza me nr.13. Sipas një legjende norvegjeze, ishin 12 njerëzit që po hanin darkën në Valhalla kur një person i 13-të, Loki, e prishi banketin dhe më pas njëri prej tyre vdiq. Disa besojnë se frika nga numri 13, vjen pikërisht nga numerologjia. Numerologët konsiderojnë se numri 12 është një numër i plotë, ndaj 13-ta konsiderohet se është i pavlerë./ Newsweek.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Simfonia e paplotë e Bethovenit do të përfundohet/ Çfarë e bëri të mundur

Publikuar

-

Nga

Simfonia e Dhjetë e Ludwig van Beethoven, një kompozim i papërfunduar, do të plotësohet më në fund gjatë vitit të ardhshëm, në 250 vjetorin e lindjes së gjeniut të muzikës. Asgjë metafizike në këtë mes, pasi është inteligjenca artificiale ajo që do e bëjë punën për përfundimin e kësaj simfonie.

E gjitha çfarë ka mbetur nga simfonia e fundit përpara se kompozitori gjerman të largohej nga jeta në 1827, janë disa shënime në fletoren e tij.

Një ekip muzikologësh dhe programuesish është në proces për të përfunduar një version të simfonisë, duke përdorur një program kompjuterik të sofistikuar për të parashikuar atë që me gjasa kishte planifikuar Bethoven.

“Progresi ka qenë mbresëlënës, edhe pse kompjuteri ka ende shumë për të mësuar,” tha Christine Siegert, drejtuese e arkivave në Beethoven House në Bon, qytetin e lindjes së kompozitorit.

Siegert tha që ajo ishte e bindur se Bethoven do ta kishte aprovuar këtë projekt, pasi edhe ai ishte inovator në atë kohë, duke përmendur kompozimet e tij për panharmonicon, një lloj organi që riprodhon tingujt e instrumenteve të erës dhe të rrahjes.

LEXO EDHE:  Siguria në dorë të kriminelëve/ Shteti nuk merr asnjë masë

LEXO EDHE:  Skandali i grabitjes në Pashaliman/ Reagon ministri Lleshaj

Rezultati përfundimtar i projektit do të kryhet nga një orkestër e plotë në 28 Prill të vitit të ardhshëm në Bon, ku do të krijohet një qendër festive për artistin e madh që përcaktoi epokën romantike të muzikës klasike.

Beethoven, figura më e famshme muzikore në Gjermani, është aq i dashur në atdheun e tij, sa përgatitja për festimin e përvjetorit të tij u firmos në marrëveshjen e koalicionit qeverisës në 2013.

Në projekt, softueri që në këtë rast është një “makineri thithëse dhe procesuese informacioni” është ushqyer me të gjithë punën e Beethoven dhe tani po kompozon vazhdime të mundshme të simfonive në stilin e kompozitorit.

Ekipi tha që rezultatet e para ishin më tepër riprodhime mekanine, por kompozimet e fundit duken më premtuese./Daily Mail-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Foto/ Vullkanët aktivë në të gjithë botën që mund të shpërthejnë në çdo moment

Publikuar

-

Nga

Vdekjet e fundit në Zelandën e Re kanë nxjerrë në pah rreziqet me të cilat mund të përballeni, nëse vizitoni vullkanet aktive. Rënia e hirit, rrjedhja e llavës dhe gazrave të nxehtë mund të krijojnë situata të paqëndrueshme, për ata që i vizitojnë, por këto rreziqe shpesh edhe nuk vërehen, sidomos për ata që duan të përjetojnë një adrenalinë.

Megjithë rreziqet, turistët vazhdojnë të dynden në këto pika të paqëndrueshme për pamjet e jashtëzakonshme që shohin.

Por, për ata që kërkojnë të eksplorojnë këto mrekulli natyrore, në të gjithë botën ka vullkane aktive që mund të shpërthejnë nga momenti në moment, që mund të shkojnë afër tyre (natyrisht në rrezikun tuaj), sepse shpesh personat e autorizuar i ndalojnë ata t’i vizitojnë, kur vullkani pothuajse është “afër shpërthimit”.

Kjo është një listë e vullkaneve në të gjithë botën që mund të në çdo moment.

Eyjafjallajokull, Islandë

Ky vullkan i shtrirë nën një akullnajore me të njëjtin emër e vendosi Islandën në hartën e shumë vizitorëve kur shpërtheu në vitin 2010. Që atëherë, vullkani, dhe Islanda në përgjithësi janë bërë një destinacion popullor.

Lartësie e Eyjafjallajokull 1652 metra

Mali Merapi, Indonezi

Merapi shpërthen vetëm çdo pesë deri në 10 vjet, por kur e bën këtë, është një panoramë. Vullkani është afër qytetit të dendur të populluar të Yogyakarta dhe është integral për jetën e përditshme. Llava dhe hiri e kanë bërë tokën pjellore dhe vullkani ka qenë gjithashtu i rëndësishëm për historinë e sulltanëve dhe mbretërve. Për të mësuar atë histori, turistët mund të vizitojnë muzeun e Merapit ose të shikojnë vullkanin nga Kulla e Kaliurang.

Lartësia: 2909 metra

Erta Ale, Etiopi

Megjithëse jo shumë i gjatë dhe imponues, i vendosur në Danakil, ky vullkan konsiderohet gjithashtu një nga vendet më të nxehta në botë. Pranë kufirit me Eritrea, mënyra më e mirë për të parë vullkanin është përmes një turneu të udhëzuar, pasi vullkani është në një zonë relativisht të izoluar. Shumë turne fillojnë nga Addis Ababa, i cili është vendi më i lehtë për të fluturuar. Gjithashtu, kontrolloni para se të shkoni sepse kohët e fundit ka pasur shikueshmëri të ulët për shkak të tymit.

Lartësia: 621 metra

Mount Stromboli, Itali

Një nga vullkanet më të famshme dhe aktive në botë, Mount Stromboli përbën një nga ishujt e Aeolit ​​në brigjet e Italisë.

Mënyra e vetme për të vizituar është me varkë – zakonisht me prenotim një turne me varkë – dhe më pas ecje në ishull.

Mali Stromboli fitoi një famë negative korrikun e kaluar kur vullkani shpërtheu duke vrarë një shëtitës.

Pavarësisht kësaj, është një vullkan i famshëm për shpërthimet e shpeshta dhe të vazhdueshme që nga viti 1932.

Lartësia: 923 metra

Kilauea, Hawaii

Vullkani më aktiv në botë është në Hawaii, ku vullkanet mbajnë kurorën.

Kilauea kufizohet nga vullkani Mauna Loa, Kau Desert, Ainahou Ranch dhe një xhungël e egër. Pranë është edhe Tava e Lava Thurston e cila mund të vizitohet nga xhungla. Vullkani ndodhet në Big Island.

Lartësia: 1221 metra

LEXO EDHE:  Foto/ Ja kush është autori i grabitjes në aeroportin e Rinasit

LEXO EDHE:  Deputeti i PS kërkesë Saimir Tahirit/ Çfarë duhet bërë për grabitjen në Rinas

Pacaya, Guatemala

Ata që kërkojnë të shmangin fluturimet me helikopterë dhe udhëtimet e gjata të makinave mund të shijojnë pamjet e Pacaya nga dhoma e hotelit të tyre në Guatemala City. Ose vizitorët mund të marrin pak më shumë se një orë udhëtim me makinë dhe ecje në Pacaya. Pacaya nuk është vullkani i vetëm aktiv në rajon. Vullkani Fuego (i cili shpërtheu vitin e kaluar) dhe Santiaguito janë të gjithë aktivë, dhe Guatemala ka edhe 34 vullkane të tjera që janë ose të përgjumura ose të zhdukura.

Lartësia: 2568 metra

Mali Etna, Itali

Jo vetëm që mali Etna është i njohur për faktin se është në një nga vendet më piktoreske (ndodhet në ishullin e Siçilisë), Etna është gjithashtu vullkani më aktiv në Evropë dhe një nga vullkanet më të gjatë shpërthyes, për 2,000 vitet e fundit. Ngjitja nuk është mënyra e vetme për të shijuar pamjen e vullkanit. Në dimër, dikush mund të skijojë poshtë shpateve, dhe hiri krijon tokë pjellore.

Lartësia: 3294 metra

Sakurajima, Japoni

Më pak se 6 kilometra larg qytetit të Kagoshima, Sakurajima shpërthen pothuajse çdo ditë. Vizita e zonës është shumë e lehtë, me anijet që largohen nga qyteti çdo 15 minuta. Pasi të jenë atje, vizitorët mund të vizitojnë observatorin, i cili është vendi më i afërt për të parë me siguri emetimet.

Lartësia: 1117 metra

Mali Yasur, Vanuatu

Vanuatu është një ishull që pak dinë për të, por njerëzit atje konsiderohen disa nga më të lumturit në botë. Pranë Fixhit, në Paqësorin e Jugut, mali Yasur u bë i famshëm kur u vu re nga Kapiteni Cook në 1774. Ngjitja, ose marrja e një makine me katër rrota janë të gjitha opsionet për të vizituar vullkanin, por ka shenja paralajmëruese.

Lartësia: 360 metra

Vullkani De Colima, Meksikë

Vullkani De Colima konsiderohet një nga vullkanet më të rrezikshme për tu vizituar. Kishte mjaft aktivitet në vitet 1990, por pati një shpërthim të madh në 1913 që shpërtheu një pjesë të kraterit. Ciudad Guzmán është qyteti më i afërt me vullkanin, por qyteti i çuditshëm i Colima është një ndalesë shumë e mirë, veçanërisht nëse planifikoni të merrni një udhëzues ose një makinë.

Lartësia: 3849 metra

Vesuvius, Itali

Me sa duket vullkani më i famshëm në botë, Vesuvius konsiderohet aktualisht i fjetur, por kjo nuk do të thotë se nuk do të shpërthejë në një moment.

Megjithëse vullkani duket i padëmshëm, shkatërrimi i Pompeit ishte gjatë një faze të fjetur të Vezuvit.

Lartësia: 1281 metra

Ishulli i Bardhë, Zelanda e Re

Titujt e gazetave shpërthyen gjithandej, kur vullkani White Island vrau pesë veta.

Për të hyrë në ishull, duhet të bëni një turne me varkë, dhe pastaj mund të ecni.

Relativisht afër Vanuatu, White Island u emërua nga Kapiteni Cook.

Lartësia: 320 metra. /Telegrafi/

LEXO TE PLOTE