Connect with Us

Djegia e mandateve “fundosi” opozitën/ Bislim Ahmetaj “shuplakë” Bashës, mesazh Berishës

Lajm i Rekomanduar

Djegia e mandateve “fundosi” opozitën/ Bislim Ahmetaj “shuplakë” Bashës, mesazh Berishës

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Grupimit “Dhjetor ‘90”, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Bislim Ahmetaj një intervistë ekskluzive për CNA.al ka komentuar situatën politike në vend.

Në intervistën për CNA.al, Bislim Ahmetaj është shprehur se qeverisja e Edi Ramës meriton çdo lloj refuzimi, por sipas tij edhe djegia e mandateve nga ana e opozitës erdhi në një moment të gabuar dhe kjo sipas tij vetëm sa e dëmtoi atë.

Për më tepër, Ahmetaj kujton protestën e studentëve në muajin dhjetor, për të cilën thotë se ky ishte momenti i duhur për atë vendim.

“Ju e mbani mend që në fund të Dhjetorit pikërisht në ditën që Rama do të sillte në Kuvend për të shkarkuar dhe më pas për tu betuar gjysmën e qeverisë që ju dërrmua nga protestat studentore që shpërthyen gjatë atij muaji. Atë ditë opozita theu bojkotin 6 mujor dhe ju bashkua parlamentit.”-tha Ahmetaj.

Gjithashtu ai i ka dhënë një “shuplakë” të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha për mënyrën sesi e ka drejtuar opozitën, por nuk ka lënë pa i drejtuar edhe një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa u shpreh se “unë e kam thënë dhe e përsëris “djegia” e mandateve duhet të ishte e përshkallëzuar, që do të thotë në kryet të herës duhet të kishin hequr dorë nga mandati Lulzim Basha, Sali Berisha dhe gjithë kryetarët e partive të kualicionit opozitar, pasi të kishin testuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar hapi tjetër duhet të kishte qënë tërheqja e gjithë deputetëve.”

Sipas Ahmetajt heqja dorë nga çdo lloj pushteti e kthen një parti politike në një lloj OJF-je, që mbahet me fonde, ndërsa “izolimin” ndërkombëtar të Partisë Demokratike, Ahmetaj tha se shkak “është mungesa e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë që ka treguar në vite lidershipi i Lulzim Bashës.”.

A e dëmtoi djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale?

Qeverisja e Edi Ramës meriton çdo formë bllokimi dhe refuzimi, por po të kujtojmë momentin kur opozita i dogji mandatet (veprim ky unik dhe i pandodhur më parë në një vend demokratik) erdhi i beftë si rrufeja në të kthjellët. Ju e mbani mend që në fund të Dhjetorit pikërisht ne ditën që Rama do të sillte në Kuvend për të shkarkuar dhe më pas për tu betuar gjysmën e qeverisë që ju dërrmua nga protestat studentore që shpërthyen gjatë atij muaji. Atë ditë opozita theu bojkotin 6 mujor dhe ju bashkua parlamentit.

Asgjë e veçantë nuk ndodhi ata dy muaj që ta çonte opozitën në vendimin ekstrem të djegjes së mandateve, unë e kam thënë dhe e përsëris “djegia” e mandateve duhet të ishte e përshkallëzuar, që do të thotë në kryet të herës duhet të kishin hequr dorë nga mandati Lulzim Basha, Sali Berisha dhe gjithë kryetarët e partive të kualicionit opozitar, pasi të kishin testuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar hapi tjetër duhet të kishte qënë tërheqja e gjithë deputetëve.

Ne jemi koshient që në atë parlament katër pesë zëra spikasnin të tjerët ishin garnitura si ato të pjatave  që sërviren në dasmat e fshatit,  të cilët s’arritën asnjë herë të krijonin profil politik. Por gjithsesi heqja dorë on-bllok nga jeta parlamentare padyshim që i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm së pari opozitës por edhe vendit në tërësi në raport me proceset integruese në BE.  Megjithatë pas këtij veprimi ekstrem opozita dha një sinjal besimi tek elektorati i saj dhe u mbështet masivisht nga mbështetësit e saj në mbi 10 protesta kombëtare.

Por kjo mbështetje  popullore e shoqëruar me një pasqyrim dinjitoz në mediat prestigjioze ndërkombëtare u fashit dhe shua si “shurra e pulës” nga mungesa e një strategjie të qartë nga ana e lidershipit të opozitës. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme është legjitime për çdo opozitë në botë, por absurdi i opozitës tonë është kërkesa  që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen pa Edi Ramën në krye të qeverisë. Pra opozita kërkon të vëndosë jo vetëm për vetën e saj se kush është kryetari dhe kryeministri por edhe për Partinë Socialiste.

Ndërsa mospjesëmarrja në zgjedhje vendore nga opozita ishte zgjatim i mungesës së strategjisë dhe qartësise së rolit që ka opozita në ndërtimin dhe funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Me klimën pozitive që ishte krijuar brenda elektoratit të djathtë, me mbështetjen në rritje jam i sigurtë që të paktën 30 Bashki do të ishin nën administrimin e Partisë Demokratike në këtë moment që po flas për portalin tuaj.

Mos futja në zgjedhje nga partia themeluese e zgjedhjeve dhe demokracisë pluraliste në vend është një sjellje e papranueshme, është një gjest që i ka hije vetëm partive Marksist- Leniniste dhe na kthen 23 vite mprapsht, kur partia e Miladinit që sot e drejton miku i Vuçiçit u largua nga procesi zgjedhor vetëm një orë para se të mbylleshin kutitë e votimit, ju kujtohen besoj zgjedhjet e qershorit të vitit 1996. Praktikisht një parti që nuk hyn në zgjedhje ka zgjedhur të jetë një “OJF” shokësh dhe njerëzish të afërt që përfiton fonde për të mbajtur veten dhe familjet e veta.

Pse ndërkombëtarët janë të qartë kundër Bashës për bojkotin dhe daljen nga sistemi?

Do ta korrigjoja pak pyetjen tuaj: Pse Basha dhe lidershipi i tij i angazhuar me marrëdhenjet me jashtë janë krejtësisht të paqartë me faktorin ndërkombëtarë?

Unë si themelues i Partisë Demokratike, por s’jam i vetëm ndihem keq, bile shumë keq që Partia që i priu hapjes me botën, partia që riktheu shpresën dhe besimin tek perendimi dhe në mënyrë të veçantë tek Shtetet e Bashkuara partneri ynë strategjik kombëtar , sot pas gati 30 vitesh të jetë kaq e izoluar dhe kaq e injoruar prej tyre.  Një arësye se pse ka ndodhur kjo sipas meje dhe burimeve që unë kam është mungesa e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë që ka treguar në vite lidershipi i Lulzim Bashës. Ai është si moti në Londër që brenda ditës bie tre katër herë shi dhe po kaq herë duket dielli mes reve.

Diplomacia perendimore  dhe veçanërisht ajo amerikane janë të prirur të besojnë dhe mbështesin ata individë dhe institucione që e provojnë me vepra atë që thonë.

Do thoni ju po si ka mundësi ta suportojnë Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin, s’është aspak e vërtetë që rilindja ka mbështetjen e Amerikës apo Gjermanisë përkundrazi të gjithë jemi dëshmitarë të raporteve tejet kritike të Departamentit të Shtetit apo Bundestagut Gjerman. Por si Amerika ashtu edhe vendet e tjera të perëndimit duan që në Shqipëri të ketë një ndryshim thelbësor, të përgjithshëm dhe këtë ndryshim nuk mund ta sjellë klasa politike që e  ka denuar vendin tonë në këtë mënyrë. Vend që po zhbëhet, vend që po braktiset. Në ndryshim nga emigracioni biblik i viteve 91 sot nuk ka më emigracion, sot ka ikje për të mos e kthyer kokën mbrapa kurrë. Dhe ky është një ndryshim thelbësor ndaj edhe perendimi pret prej popullit shqiptar ta bëjë këtë ndryshim, ta sjellë këtë ndryshim./ CNA.al

Bislim Ahmetaj shkund politikën/ Zbulon “padronët” e Ramës, i nxjerr “bojën” Bashës

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“O zhapik langaraq”/ “Masakrohet” Petrit Vasili, nuk shpëton as Meta

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet, katër vite me Sali Berishën dhe katër të tjera me Edi Ramën, me ministrat dhe drejtorët hajdutë, tashmë ka dy vite që ndodhet në opozitë.

Dhe në mungesë të “tepsisë” së pushtetit, tashmë kanë marrë “shpatën” në dorë e flasin e sulmojnë këdo, a thua se Shqipërisë i erdhi fundi vetëm se në pushtet nuk është më LSI-ja.

Ish-deputetët e LSI-së çdo ditë komentojnë në rrjetet sociale, gjithçka që ndodh në vend, duke mos kursyer as akuzat e forta.

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili një ditë më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sulmon hapur Reformën në Drejtësi.

Por, pas këtij postimi edhe qytetarët nuk janë kursyer ndaj ish-deputetit të LSI-së, por edhe ndaj kryetares aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi, por edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Metën.

“Ky zhapiku langaraq të pyesë të shoqen e kryetarit de jure të partisë së tij se ç’bënte ajo me ushtarët e saj të punësuar në administratë në kohën që I.M. ishte KM.”-shkruan një qytetar, duke iu referuar kështu kohës kur kryeministër ishte Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, sot president.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “ O “zhapik” ku ke gojë e flet ti për “drejtësinë” e padrejtë?!”.

Po ashtu një tjetër qytetar, nëpërmjet një fotojë i kujton Vasilit, korrupsionin e Metës dhe floririn e vjedhur.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Si nuk ke turp, korrupsioni ka arritur kulmin”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të propagandës, në rrjetet sociale, duke tentuar t’ju hedhë hi syve qytetarëve.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar një tjetër rast, që sipas tij problemi i qytetarit u zgjidh pasi iu drejtua platformës për bashkëqeverisjen.

“Mirëmëngjes dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, qytetarët të cilët çdo ditë përballen me një realitet ndryshe nga propaganda e kryeministrit, kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar shkruan se ka tre muaj që shkruan në portalin që propagandon kreu i qeverisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kam 3 muaj rresht qe shkruaj në portal dhe e vetmja përgjigje që marr është “do ju kthejmë pergjigje pas 10 ditësh”…ndërkohë 10-ditëshi ka kaluar 6 herë”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se korrupsioni, ka arritur kulmin.

“Ku te shkruaj unë se dje mora padrejtesinë tjeter. Korrupsioni ka arritur kulmin.E mira te te jem perball teje, se te kam dash shumë”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “ Mirmengjesi zoti KM. Po si nuk ke turp qe na thua mirmengjesi pas asaj qe bere me Tahirin.”.

Ndërsa në një tjetër postim të Ramës, ku ky i fundit thotë se PS është gati për dialog me PD, në lidhje me Reformën Zgjedhore, një qytetar shkruan “Po për çfarë reformë zgjedhorë flet kur ke gjashtë vitë në pushtet dhe nuk ke ndryshuar një germë në atë kod që dikur ke premtuar se në momentin që PS do të fitoj pushtetin do ta ndryshoj në perputhje me standartet nderkombetarë e sidomos me votimin dhe numerimin elektronik etj etj.”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE