Connect with Us

Demokrateve dhe shqiptareve sot nuk u vlejne numrat e oborrit por karta morale !

Opinione

Demokrateve dhe shqiptareve sot nuk u vlejne numrat e oborrit por karta morale !

Publikuar

-

Lorisa YLLI

U be me shume se dy vite qe nuk kam publikuar ndonje artikull. Kjo jo pa qellim, politika ka mare nje rrjedhe qe vetem nje termet mund t’ia ndaloje tatepjeten qe as shikon dhe as degjon dhe me zor po i presim fundin sepse termeti nuk duket gjekundi.
Kohet e fundit ish Sekretari i Pergjithshem Arben Ristani ka filluar shkruan ne Facebook qe politika jone duhet te ndryshoje. Deri ketu ne fakt, nuk shoh ndonje problem sepse kete e kam shkruajtur qe ne zgjedhjet e 2013 brenda PD po une nuk kisha statusin e deputetes se mbase dhe do me mbanin mend cfare kam thene sepse ata qe kane karriere politike nen kete stad me sa duket nuk jane te denje te meren parasysh. As nuk kam ndonje shqetesim personal me te vertetat qe dikur i thoja vete me Ristanin se fundja dhe me Lulin se kam pasur kurre personale ne te gjithe kundershtine time kostante. Mund te rrija te prisja kur te me binte ne qafe gjate servilizmit dhe te filloja dhe une cicerimen.
Une ne fakt nga Luli nuk kam pritur kurre gje per sa kohe kam qene gjithmone kritike per drejtimin e tij ne PD, ato qe kam pritur kane qene thjesht merita te punes sime ne PD asgje me shume dhe qe nuk kane pse te jene ne doren e nje individi qofte ai kryetar i zgjedhur me apo pa merite.

Por le te kthehemi tek ajo qe me ngacmoi seriozisht stomakun.
Une mund te kuptoj nje militant qe e mbeshtet Lulin dhe nuk i ve faj sepse ate praktike ka te te beri politike.
E kuptoj militantin thash por jo Ristanin !
Kur ishin zgjedhjet e 2015 deshtimi i pare i PD ne menaxhim, Basha delegoi Ristanin per analizen e rastit sepse Spaho e kishte ndritur (sigurisht me bekimin e Bashes per sa kohe vazhdoi te merte detyra te rendesishme) . Me thene te drejten e mora punen me seriozitet, pergatita dhe nje analize me nene statuore qe ishin shkelur qellimisht dhe jo vetem por dhe fakte se si ishin shitur… Analiza ime dhe serioziteti im qe pse humbem u perdor per leter higjenike. Analiza e vertete u be ne nje restorant ne Porto Romano me inatet personale qe mund te kishin sponsoret e drekes se midhjes dhe peshkut. Kjo ishte me serioze apo jo? Edhe nje gote vere mbrapa…..( si i thote populli )
Kaq ishte analiza per Qarkun e Durresit, i dyti pas Tiranes.
U bene shkarkime antistatuore sipas qefit dhe vendimeve te analizes se drekave buze detit.
Po cili eshte roli i Sekretarit te Pergjithshem? A eshte ne fakt ai qe duhet te kete te shenjte statutin per mirefunksionimin e nje organizate politike dhe kur Kryetari kerkon ta cenoje ate?! Sigurisht qe PO. Kaq eshte detyra e Sekretarit te Pergjithshem te zbatoje statutin ne te gjithe organizimin e saj.

LEXO EDHE:  Faktet dhe pazari me heshtjen pas video-skandalit/ Në PD po lëviz një skenar

Iku si iku 2015… erdhi 2017… mysybet vajti dhe ajo, madje edhe me keq akoma.

Sekretari i Pergjithshem nuk pati as emrin ne listen fituese te deputeteve te PD. Ky ishte zhgenjimi i pare per Sekretarin me Lulin, nderkohe qe PD tkurrej.
Megjithate Ristani vazhdoi te heshte dhe pas palacollekut me ngrirjen per rizgjedhjen me Lulin e sikur mos mjaftonte kjo doli dhe ne nje deklarate ku procesi zgjedhjes, me nje anetar qe votonte 4 here ishte normal e legjitim sepse mendoi qe s’do i vinte kurre rradha, te pakten do mbante postin e Sekretarit per sa kohe i kish sherbyer verberisht Lulit. Keq me vjen por me Lulin te vjen gjithmone rradha.

Tani ti del e thua qe paske bere gabim se se dije qe do te vinte rradha. Gabim e kishe, por lere moralin e kauzes sone qe ti e perbuze me fjaline ” E kane personale ”
Ne qe folem nuk pritem rradhen por donim te shmangnim mjerimin ku ndodhet PD sot. Mos harro qe e kemi dhe fale teje nje PD si kjo sot, sepse ti e mbeshtete, ti zgjodhe mos beje rolin per te cilin u zgjodhe.

Njerezit si ti duhet te dine te heshtin jo te kerkojne protagonizem ne moralin e nje te vertete qe ti vete e perbuze shume here. Madje penalizove kedo qe e thoshte me ze. Nuk ishe nje anetar por kishe rol vendimmarres qe duhej ta shfrytezoje ne mundesine qe t’u dha. Ti zgjodhe Lulin, nuk zgjodhe demokratet dhe as te verteten e rrjedhimisht as te miren e shqiptareve per nje alternative sot.

Me Lulin te vjen gjithmone rradha por ama ti zgjedh qe ke ajo rradhe te dalesh si burre apo jo. Shqiperia dhe demokratet sot, kerkojne nje kauze me legjitimitet moral qe i mungoi per gati 30 vite dhe jo pendimit duhet te kisha folur por ishte Luli.

Ti zgjodhe as mos shikoje as degjoje sikur 1 dite te vetme. Je penduar? Llogjike, po mos na trego se kujt politike i ka ardhur koha sepse koha jote mbaroi.

Asgje personale nuk kam , as nuk po te ndaloj te mendosh ndryshe sepse nuk e kam kete drejte por gjithmone ka nje moment kur njeriu duhet te heshte !

Burra kishte shume por burreri nuk pat.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin “Po të Dëgjoj”, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t’i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t’u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata “punëtorë” të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t’ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t’i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë” e aleatit: Basha synonte “eliminimin” e Berishës dhe ekipit të tij

LEXO EDHE:  Denoncimi i avokatit: Ja si e izoloi Luli i Sorosit PD në SHBA

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t’ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin “viktimën” se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s’ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Nga Klodian Tomorri/ Groposja e mbetjeve toksike, krim i pastër kundër njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Lajmi se tonelata me mbetje toksike kanë kapërcyer doganat italiane dhe ato shqiptare për tu groposur diku andej nga Vlora ka shtangur publikun e gjerë duke nxitur dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale. Njëri prej reaguesve është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili në faqen e tij në rrjetet sociale ka shpërthyer me tone të larta, duke kujtuar se groposja e të tilla mbetjeve tejet të rrezikëshme për popullsinë, është krim i pastër kundër njerëzimit.

“Italian Job”, shkruan gazetari Tomorri, “Nëse është e vërtetë kjo historia e mbetjeve toksike që janë groposur 15 kamionë këtu, ai është krim i pastër kunder njerezimit.

Se kane shpikur disa terma seksi keta, jo krim mjedisor, jo keshtu e jo ashtu. Depozitimi i mbetjeve te rreizikshme eshte akt i paster terrorist.

LEXO EDHE:  A mund të bëhet Lulzim Basha një Fatos Nano?!

LEXO EDHE:  Ja pse Partia Demokratike nuk e voton vettingun/ Marrëveshja e 21 korrikut

Ajo kompania, qe kishte logon siper atyre fucive sapo mori nje koncesion nafte ketu. Edhe kjo duhet verifikuar se ca roli ka patur. Deri ne fund. Ky eshte hetim, qe duhet te shkoje deri ne fund.

Italianet i bejne shpesh keto pune. E bene ne Napoli, ku groposen mbetjet kimike poshte rrugeve qe ndertoheshin. E kane bere ne shume qytete te tjera. Gjithmone me perfshirjen e mafias.

Te shpresojme shume qe nuk i kame shtrire tentakulat edhe ketej tani. Por nese kane ardhur 15 ngarkesa, keta kane bere masaker.

Kjo nuk gjykohet me me ligje normale. Ketu duhet te hyjne ne fuqi ligjet antiterrorizem” shkruan gazetari Tomorri. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Si blejmë “helmin” propagandistik me lekët tona

Publikuar

-

Nga

artan fuga shuplake opozites

Ka disa ditë që më ka përfunduar kontrata me anë të një karte për të pasur akses në kanalet tv të një nga platformave dixhitale.

Nuk jam bërë mukajet të blejë një tjetër dhe këto ditë përdor rrjetin dixhital bazë pa pagesë.

Cfarë të shoh se?! Gjithandej nga ta vërtis gishtin mbi telekomandë në shumicën e rasteve më dalin stacionet e radiotelevizionit shqiptar. Rtsh, rtsh hd, rtsh film, rtsh Korça, Kukësi, Radio Tirana dhe dreqi me të birin!

Cfarë centralizimi! Rtsh mbetet pa konkurrentë në mediat publike, merr paratë nga taksat tona : hajde mos e paguaj! Cfarë telespektatorësh jemi ne?! Ne na i marrin lekët me përdhunë!!! Zotëron edhe kontrollin mbi programacionin. Kontrollon edhe rrjetin e shpërndarjes të sinjalit. Fut ato kanale që do në rrjet! Kontrollon edhe mendjet tona, të neve që nuk kemi lekë!

Dhe presim ne cilësi!!! Ata na i marrin lekët, çfarë iu duhet të konkurrojnë për audiencë!!!

Më duket se m’u zu fryma. Prisja të gjeja kanalet e mëdha private televizive as që bëhet fjalë!

Vetëm kanale çirake me qeverinë në përgjithësi me ndonjë përjashtim! Cfarë turpi!

Gjithandej propagandë, pasqyrim i sukseseve të ministrive, duket sikur jetojmë në parajsë.

Sa pak gazetari të vërtetë televizive brenda tyre!
Sa pak prodhime televizive nga studio të pavarura!
Sa pak filma, ose aspak, dokumentarë, serialë shqiptarë, drama shqiptare.

Vetëm politizime, propagandë, marrëdhënie publike nga ana e qeverisë mbisundon gjithandej!

Pres ndonjë lajm, reportazh a dokumentar nga Evropa, asgjë!

Ndonjë lajm live! Asgjë!

Lajmet nga bota! Ato që gjen me kile në Internet!

Cfarë izolimi informativ!

Një film i përsëritur një milion e dyqindmijë herë! Si nuk u vjen zor!

Miliona lekë të harxhuara kot ose për propagandë!

Pres filma a të rinj perëndimorë! As bëhet fjalë! Vetëm ndeshje futbolli dhe propagandë! Këto kupton populli – duket sikur një mendje e mbrapsht thotë!

LEXO EDHE:  Faktet dhe pazari me heshtjen pas video-skandalit/ Në PD po lëviz një skenar

LEXO EDHE:  Denoncimi i avokatit: Ja si e izoloi Luli i Sorosit PD në SHBA

Dhe të mendosh që paguajmë lekë si taksë televizive që të na “helmojnë” me propagandë dhe kotësi nga mëngjezi në darkë!

Mirë unë që nesër blej kartën dixhitale dhe shoh televizione të tjera, media perëndimore jokonformiste, dhe nuk ja shoh më bojën këtyre kanaleve tv, po njerëzit që nuk e kanë këtë mundësi!

Cfarë gjymtimi i mendjes!

Të mendosh se çfarë izolimi i dyfishtë. Me ndonjë përjashtim, vetëm mediat zyrtare, jo media të huaja, dhe kryesisht televizione në oborrin e qeverisë si televizioni i Pinokut, i Pupagjelit, që të bëjnë të vjellësh nga mediokriteti.

Një film ku beu tall bujkun!

Kur do të zhduket ky model televizioni zyrtar dhe t’i kthehet publikut!

As më shkon ndër mend që të kërkoj nga agjencia rregullatore të vejë dorë. AMA së shpejti përgatitet të kthehet në Gjykatë Kushtetuese a diçka e tillë, kush e mban mend! Futja kot!

Të mendosh që po shkojmë drejt mesit të shekullit 21 dhe ndërtohet ky izolim televiziv nga bota!

Cfarë aventure ndër të tjera! Cfarë na mbeten jashtë? Portalet? Atyre ligj censure!

As në kohën e monizmit nuk ishte ky izolim. Të paktën lajmet te RAI na i linin t’i shihnim. Tani asgjë!

Puna është se të gjithë këtë intoksikim propagandistik ne e paguajmë me lekët tona që na e merr shteti me dhunë si taksë duke na futur dorën në xhepat e grrisur, dhe pastaj ja jep altoparlantit të tij audioteleviziv, i cili na bombardon ne që nuk kemi lekë çdo natë duke na e bërë mendjen … pordhë ideologjike!

Dhe flasim për media, për gazetari, për integrim, për qytetar aktiv, për mediat si roje e demokracisë!

Cfarë hipokrizie!!!

LEXO TE PLOTE