Connect with Us

Deklarata e fortë/ Rama mbron të arratisurin nga Greqia, ja pse “kyç” gojën

Politikë

Deklarata e fortë/ Rama mbron të arratisurin nga Greqia, ja pse “kyç” gojën

Publikuar

-

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit, ndërsa theksoi se “Jorgo Toto alias Agim Kajmaku mbrohet nga Edi Rama sepse ai është simboli i modelit kriminal me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh.”

Më tej, Balliu u shpreh se Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.

Sipas Balliut, Edi Rama është ulur në karrigen e kryeministrit dhe ndërron fytyrën duke marrë imazhin e kriminelit të radhës me të cilin ka ardhur në pushtet.

Ndër të tjera, Balliu theksoi se “Edi Rama “kyç” gojën sepse ai e di se “Gimi është njësoj si ai”. Shefi i bandës së Rilindjes hesht sepse Agim Kajmaku është fytyra e tij.

Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë, se nga shporta e tij kriminale u sërvir shqiptarëve vetëm Elvisë, Vangjushë, Saimirë, Arbenë, Damianë, Valdrinë dhe Kajmakë.”.

Deklarata e plotë:

Organizata kriminale e Rilindjes po zbaton kodin mafioz të heshtjes, Omerta, për të mbrojtur të arratisurin nga drejtësia greke, Jorgo Toto, të cilin të konvertuar në Agim Kajmaku, shefi i organizatës Edi Rama  ia ka servirur Vorës për kryetar bashkie.

Kryeministri i të inkriminuarve nuk guxon të thotë asnjë fjalë!

Provat e publikuara nga Partia Demokratike nuk mundet ti kundërshtojë dhe as ti mohojë dot.

Edi Rama flet për gjithçka, por nuk guxon të thotë asnjë fjalë për Jorgo Kajmakun.

Kyç gojën sepse ai e di se “Gimi është njësoj si ai”.

Shefi i bandës së Rilindjes hesht sepse Agim Kajmaku është fytyra e tij.

Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë, se nga shporta e tij kriminale u sërvir shqiptarëve vetëm Elvisë, Vangjushë, Saimirë, Arbenë, Damianë, Valdrinë dhe Kajmakë.

Jorgo Toto mbrohet nga kryeministri i ardhur në pushtet me krimin, sepse ai është simboli i modelit me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh.

Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.

LEXO EDHE:  PD tjetër sulm ndaj ambasadorit të OSBE/ Bozdo: Nuk është serioz

Rama e mbron kriminelin e radhës, sepse pas çdo të inkriminuari që ai u sërvir shqiptarëve qëndron vetë me modelin e qeverisjes me krimin dhe për krimin.

Agim Kajmaku është vetë Edi Rama.

Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me rradhë një listë e gjatë emrash që sot duhet të ishin në burg.

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Omerta edhe nga Katicat e Ramës në prokurori , që njësoj si shefi i tyre në qeveri mbrojnë me “heshtjen” e institucionit të tyre të kërkuarin në Greqi.

Megjithëse provat tashmë i ka në dritë të diellit, Arta Marku e përfshirë nga ethet e konfirmimit, kërkon nga PD të dhënat që i ka në sistem.

Sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg.

Përveç kësaj ai ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, veprim ky që përbën vepër penale dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë procedim penal ndaj të zgjedhurit të Ramës në Vorë.

Por megjithë këto fakte, i gjithë sistemi kriminal i ngritur nga Edi Rama hesht dhe mbron modelin kriminal në këtë rast nën emrin e Jorgo Kajmakut.

Ky model, tashmë i kthyer në sistem të qeverisjes duhet të marrë fund. Edi Rama si kryetar i bandës kriminale që qeveris sot vendin duhet larguar një orë e më parë.

Krimi nuk e ka vendin në qeveri, por në burg.

Shqiptarët meritojnë një pushtet që buron prej tyre dhe jo prej kriminelëve me të cilën Edi Rama e ka mbushur plot buqeten e Rilindjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi të pasur por të vjedhur”/ Rudina Hajdari iu “shtrin” dorën qytetarëve: Na u bashkoni!

Publikuar

-

Nga

“Jemi të pasur por të vjedhur”/ Rudina Hajdari iu “shtrin” dorën qytetarëve: Na u bashkoni!

Nisma Thurje është prezantuar zyrtarisht si parti pasditen e 28 nëntorit.

Nga takimin e zhvilluar online me mbështetësit, Rudina Hajdari është shprehur se shqiptarët janë të pasur por të vjedhur.

Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi.

“Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria sështë aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. A mund të themi se ne jemi një vend i varfër, kur ne krahasohemi me Norvegjinë. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.

Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro. Shpresa është në këtë sallë sot.

Shpresa është te bashkimi unë sot.  Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Naj po iu shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot“, tha Hajdari.

LEXO EDHE:  Opozita bashkon votat me PS në Elbasan

LEXO EDHE:  Opozita bashkon votat me PS në Elbasan

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nderon heroin e luftës së Kosovës/ Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit

Publikuar

-

Nga

Basha nderon heroin e luftës së Kosovës/ Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit

Kreu PD-së Lulzim Basha, ka takuar sot heroin e luftës së Kosovës, Skerdilajd Llagami.

Basha kujton gjithashtu 23-vjetorin e shfaqjes për herë të parë të UÇK-së, duke thënë se shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit.

 “Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.

Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare.

Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.

Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim.

Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!”, shkruan Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Publikuar

-

Nga

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur pasditen e sotme në neës 24, për detyrën e re, atë të zv.presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Si e para shqiptare që zgjidhet në një post të tillë të tillë, Kodheli tegoi impresionet e kësaj detyre të rëndësishme, si dhe faktin se kishte marrë urime si nga të majtët dhe të djathtët.

“Falënderoj ata që më propozuan dhe më zgjodhën. Ishte një surprizë dhe për mua. Diku në vitet 80-90 zonja Pelozi ka qenë nënkryetare e delegacionit amerikan dhe presidentit të Asamblesë. Ajo personalisht, i dërgoi një letër të vendeve anëtarë të NATO-s ku propozonte kolegun e saj.

Është nder për mua dyfish, për këtë pozicion që një shqiptare mban. Asambleja e NATO-s është një parlament i madh që përbehet nga deputetë që janë pjesë e parlamentarëve, pjesë respektive e vendeve aleate.

Nuk kisha ndonjë surprize të them të drejtën për urimet. Unë në përgjithësi kam raporte të mira humane me njerëzit e politikës, si majtas dhe djathtas. Ka disa njerëz me të cilët ndaj opinione dhe debatoj dhe kam kontakte më të shpeshta. Skam pasur surpriza. Pa fund njerëz më uruan djathtas. Njerëz që sot janë brenda në parlament dhe ata që janë jashtë. Njerëz të PD dhe shumë të tjerë.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE