LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i kthen “reston” Ramës/ Është artist i mashtrimit

3 Shtator 2019, 08:05, Politikë CNA
Basha i kthen “reston” Ramës/ Është artist i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer ?reston? kryeministrit Edi Rama, i cili shpesh nëpërmjet rrjeteve sociale, i drejtohet duke e etiketuar me fjalën ?artist?.

Por, sot në një postim në rrjetet sociale, Lulzim Basha i është drejtuar kreut të qeverisë me të njëjtat fjalë, ndërsa shkruan se Edi Rama është artist i mashtrimit.

Sipas Bashës, gjithçka bëhet me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Për të shtuar luksin e tyre dhe për të varfëruar shqiptarët.

?Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët.

Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.
Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa?-shkruan Basha në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga