Connect with Us

Arian Galdini: Lëvizja e Re nis nga Dibra!

Politikë

Arian Galdini: Lëvizja e Re nis nga Dibra!

Publikuar

-

Shtatori ka sjellë në skenën politike shqiptare edhe një parti të re e cila do të quhet tashmë LRE – Lëvizja e Re.
LRE vjen në skenën politike shqiptare si rezultat i transformimit të partisë së djathtë opozitare LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e kryesuar nga pedagogu Arian Galdini.
Prej muajsh Galdini ka paralajmëruar në postimet e tij në rrjetet sociale, se ai ka nisur një proçes të fortë dhe radikal ndryshimi në partinë që ai drejton duke ia nisur nga emri i saj e deri tek struktura, organizimi, kultura e brendshme politike, baza e përfaqësimit dhe ambicja për ta shndërruar Lëvizjen e Re në një parti me synime të qarta rritjeje në çdo fshat, lagje e qytet të Shqipërisë.
Këtë fillimshtator, LRE – Lëvizja e Re, nuk ka humbur aspak kohë por ka ardhur në skenën politike shqiptare e qartë dhe e vendosur, duke ia nisur sfidës së saj politike nga Dibra.
Kryetari i LRE, Pedagogu Arian Galdini dhe drejtues të tjerë të Lëvizjes së Re kanë zhvilluar takime me strukturat e LRE në qytetin e Dibrës dhe në çdo Njësi Administrative atje.
“Ne si Lëvizje e Re, jemi parti e re, e djathtë, opozitare dhe e vendosur për të mos e lënë fushën bosh. – tha Galdini në Dibër. Më tej ai vijoi – Edi Rama po kthehet si e keqja që rritet pandalshmërisht për shkak se Partitë e tjera tradicionale Opozitare, hynë në një udhë pa krye. Djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga Partitë e tjera tradicionale opozitare i dhuroi Edi Ramës 61 Bashki por edhe keqkuptimin publik se SHBA dhe BE janë mbështetëse të tij.
Por ne e dimë se Edi Rama nuk ka fituar asnjë Bashki. Edi Rama nuk bëri dot zgjedhje. Edi Rama hyri edhe i vetëm nê zgjedhjet e 30 qershorit me kandidatë për Kryetat Bashkie që vinin si delfinë të krimit. Edi Rama zhvilloi votime monopartiake. Edi Rama e keqpërdoroi dhe e zhgënjeu mbështetjen e SHBA dhe BE pro institucionalizmit. Edi Rama po e thellon zullumin dhe fëlligështinë e tij politike duke kërkuar e synuar akumulim edhe më të madh pushteti për vete dhe rreth vetes së tij. Ai ndihet Sovran Absolut sepse opozita e partive të tjera tradicionale bëri gabime absolute.
Ai vijon të fuqizohet ende, sepse opozita e partive të tjera opozitare po vijon të gabojë ende. Duket sikur ujdia me konsensus negativ e Edi Ramës me “armiqtë e tij të përhershëm”, armiqtë qe ai njeh e ka shok përplasjesh të kahershme të opozitës së partive të tjera tradicionale, vijon edhe më e fortë se kurrë. Edi Rama dhe Armiqtë që ai njeh dhe do nga opozita e partive të tjera tradicionale, duan të shantazhojnë Perëndimin ose me një luftë të re, ose me një konfigurim politik të çartur e zhbalancuar politik ku në dukje njëra palë i ka të gjitha dhe të tjerët nuk kanë asgjë. Prandaj kanë bërë të pamundurën që të krijojnë idene se në Shqipëri kemi “tokë të djegur”, fusha është bosh, sepse nuk ka kush ti zëvendësojë këta, nuk ka kush ti marë përsipër sfidat dhe përfaqësimin politik, prandaj më mirë le të gjendet një zgjidhje mes këtyre që kemi pasur e kemi, pra mes Edi Ramës dhe të dashurve të tij armiq të opozitës së partive të tjera tradicionale.
Prandaj Lëvizja e Re vjen në skenën politike shqiptare si një ftesë e thirrje për çdo shqiptar për të mos e lejuar këtë ujdi me konsensus negativ të Edi Ramës me të dashurit armiq të tij të opozitës së partive të tjera tradicionale, që ta përmbushë planin djallëzor që po ky Grusht njerëzish që na sunduan e plaçkitën 30 vitet që shkuan, të vijojnë të na kontrollojnë, sundojnë e plaçkisin edhe 30 vite të tjera. Ne si Lëvizje e Re vijmë si lëvizja e qytetarëve të thjeshtë dhe të papërlyer që me bashkimin tonë do ti turpërojmë dhe mundim të gjithë fuqishmit e derisotëm që janë bërë të tillë duke bërë plaçkë e dëm mbi shqiptarët. Ne Lëvizja e Re do të jemi lëvizja politike e Davidëve, qytetarë të thjeshtë e të papërlyer që do ti mundim Goliathët e Klubit të Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare. Do ti mundim. Me idealizëm dhe sakrifica. Do ti mundim.” – kështu përfundoi Kryetari i LRE Arian Galdini në fjalën e tij gjatë një bashkëbisedimi të hapur me qytetarë të Dibrës./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Dëbora izolon 115 familje në Dibër

LEXO EDHE:  Qëllon me armë ndaj dy vëllezërve/ Autori arrestohet në flagrancë

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  Dëbora izolon 115 familje në Dibër

LEXO EDHE:  LDE propozon një platformë për zgjidhjen e krizës politike!

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE