Connect with Us

Anullime dhe vonesa të fluturimeve/ Autoriteti i Aviacionit Civil bën njoftimin e rëndësishëm

Sociale

Anullime dhe vonesa të fluturimeve/ Autoriteti i Aviacionit Civil bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas, në datën 6 shtator 2019.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bën të ditur se për shkak të një grevë 24 orëshe të transportit kombëtar në Itali, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve në këtë datë.

Për të shmangur pritjet e gjata, Aviacioni Civil këshilloi që të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Publikuar

-

Nga

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, ndërsa ideja është hedhur nga një grup intelektualësh, të cilët kërkojnë ti rikthejnë emrin që ka mbajtur në lashtësi “Onhezmi”.

Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.
Emri sipas latinishtes mund të ketë dy kuptime, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet me varka e anije dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.



Gjatë pushtimit italian, Saranda është quajtur për pak kohë “Porto Eda”, për nder të vajzës së madhe të Benito Mussolinit.

LEXO EDHE:  Bllokohen 112 kg drogë në Itali/ Pranga shqiptarit

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, droni i filmoi duke vjedhur

Saranda do të thohë “40” në gjuhën greke, emër që e ka marrë nga manastiri i “40 shenjtorëve” në kodrën mbi qytet.

Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i “Urës Vajgurore” votoi unanimisht pro ndryshimit të emrit për qytetin që tashmë quhet Dimal, si emri ilir i qytetit antik që ndodhet në atë zonë. Pritet të shohim nëse ky ndryshim do të ndodhë edhe për Sarandën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqipëria i bashkohet Nismës së Rrjetit të Pastër/ Yuri Kim: Vendim i rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Shqipëria i bashkohet Nismës së Rrjetit të Pastër/ Yuri Kim: Vendim i rëndësishëm

Shqipëria i është bashkuar Nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rrjetin e Pastër.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili deklaron se kjo është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut.



Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ajo thotë se ky është një vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

LEXO EDHE:  Foto/Shqipëri humb jetën në një aksident tragjik në Itali

LEXO EDHE:  Bllokohen 112 kg drogë në Itali/ Pranga shqiptarit

“Krenare që shohim Shqipërinë dhe të tjerët t’i bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shkruan Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

OSHEE publikon oraret/ Kjo zonë e Tiranës do të jetë nesër pa drita

Publikuar

-

Nga

OSHEE publikon oraret/ Kjo zonë e Tiranës do të jetë nesër pa drita

Disa zonja të Tiranës ditën e nesërme do të jenë pa drita për një orar të kufizuar.

Kjo për shkak se Operatori i Sistemit të Transmetimit po kryen punime për instalimin e sistemit të matjes në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku”, që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i nënstacionit Farkë.



Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe pa energji do të mbeten bizneset private që furnizohen nga kjo kabinë pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë.

LEXO EDHE:  Dorëzohet drejtësia italiane/ Liron nga burgu binjakët shqiptarë

LEXO EDHE:  Foto/Shqipëri humb jetën në një aksident tragjik në Itali

OSHEE njofton se pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE